Edi Rama flet për Sali Berishën në Tropojë: Non Grata po cënon vendin për t'i ikur drejtësisë!

4 Nëntor 2022, 15:11Politika TEMA

Edi Rama flet për Sali Berishën në Tropojë: Non Grata po

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim me qytetarët në Tropojë nuk ka lënë pa përmendur kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili është i shpallur non grata nga SHBA-të.

Sipas tij, Berisha nuk është futur në listën e zezë për korrupsion apo minim të demokracisë, por për çështje që shkon përtej kësaj.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se ky vendim i SHBA-ve duhet të lexohet deri në fund, teksa shtoi se Partia Demokratike është përdorur nga Rusia në dëm të interesave të vendit.

“Po ju them që në dritën se çfarë po ndodh sot duhet lexuar deri në fund qëndrimi i SHBA-ve, kujtohuni pak edhe për fushatën e 2021, kur i thoja Lulit ndahu nga ata të 2 dhe mua në këto klubet e natës televizive më thonin, njëri është burrë i vjetër, tjetri president, po tani që Luli nuk është, prandaj i them atyre që e shikojnë këtë çështje si politike të brendshme, kjo nuk është e brendshme PS-PD, as pushtet-opozitë, kjo është një çështje mirëfilli shqiptare”.

Ai theksoi se beteja e Berishës, po bëhet për interesat e tij personale.

Asgjë nga këto nuk kërcënon shumicën, se shumica nuk është aq qeveria e grupi i PS, shumica janë njerëzit që nuk i kanë këto lloj lojërash, por përtej kësaj, kjo kërcënon dinjitetin tonë. Njerëz të verbër, që janë gati të kthehen me djallin për pushtetin e tyre, për t’i ikur drejtësisë për arsye personale që tërheqin për hunde njerëzit”, tha Rama.

14 Komente

  1. E
    Eni

    Ju meritoni gjithe te mirat ekesaj bote por kur ta kuptojne do jete vone

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Po po, Berisha po i iken Drejtesise me avion privat , ,.loooooooooooooooooooooooooooooooooooool hahahaha

      Përgjigjjuni
    2. D
      Drini

      Bravo Edi, ti na largon mendjen nga hajduteria jotre e e shpures tende me batuta per Salen,bravo.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Per komentuesit e zellshem dhe te paduruar.

        Thuaje hapur. Don me djeg si gjithmone. Mjere zagaret dhe populli normal.

        Përgjigjjuni
        1. O
          Olti

          Non grada ska bere najhere gje te mire ne Tropoje

          Përgjigjjuni
          1. S
            Salivirusi ppsh

            Nongrata eshte turpi Tropojes ka krijuar ne opinionin mbare Shqiptare qe Tropojani eshte vrases vjedhes kriminel qe nuk eshte e vertete jane nje grupe kriminelesh rrethe nongrates por jo Tropoja nese ka nje njeri qe ka njollosur Tropojen eshte katundari nga Vicidoli dhendri Serbis komunisti nongrata Berrisha

            Përgjigjjuni
          2. G
            Goni

            Ky non grada ka lujt mendsh krejt

            Përgjigjjuni
            1. E
              Elsa

              Nje pune te hajrit se ka ber Berisha ne tropoje

              Përgjigjjuni
              1. E
                Ela

                Sja ka pa kush hajrin Berishes ne tropoje

                Përgjigjjuni
                1. b
                  beni

                  ne burg do perfundoi

                  Përgjigjjuni
                  1. b
                    beni

                    o sali do shkosh ne burg

                    Përgjigjjuni
                    1. a
                      ani

                      keshtu thuhen ca te verteta

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        alban

                        Ska nevoje tua shpjegosh fare atyre o edo se e dine mire ata me ke kane te bejene pervec sttusit non grata.

                        Përgjigjjuni
                        1. L
                          Luan

                          Ai i ka terrorizuar per nje kohe te gjate gjithe tropojen, sa haqe ka ai per te lare atje.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje