Procesi i Berlinit, Nazarko: “Open Balkan” e ndihmoi

4 Nëntor 2022, 12:40Politika TEMA

Procesi i Berlinit, Nazarko: “Open Balkan” e ndihmoi

Rigjallërimi i Procesit të Berlinit është komentuar nga analisti i njohur Mentor Nazarko si një proces që po tregon fuqizimin e Shqipërisë është ndihmuar dhe nga vetë ‘Open Balkan’. Në një bisedë në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Nazarko theksoi që faktorë të tjerë ndikues ishin dhe konflikti ruso- ukrainas si dhe një përqasje e re e Kosovës për proceset e integrimit rajonal. Për Nazarkon: “nënshkrimi i marrëveshjeve tregon pēr një rigjallërim të procesit, qē mendohej qē me ikjen e Merkelit do të dobësohej’ por nxitja e kancelarit Scholz i dha nje hov të ri.

Sipas analistit të njohur Mentor Nazarko prej disa vitesh Kosova nuk ishte bërë pjesë e proceseve të integrimit rajonal për shkak të fusnotës, por tani Kosova e ka kuptuar që nuk mund të jetë bllokuese e integrimit rajonal, me fusnotë apo pa fusnotë.

Lehtësimi i lëvizjes së lirë dhe heqja e regjimit të vizave, sidomos ndërmjet Bosnjës dhe Kosovës, është komentuar nga Nazarko si një lëvizje që tregon edhe njëherë fuqizimin e Shqipërisë, sidomos në dritën e konfliktit ruso- ukrainas, por edhe për shkak të planit franko – gjerman.

Sipas Nazarkos ‘lëvizja e lirë e shtetasve të Kosovës dhe anasjelltas është një mundësi edhe për shqiptarët e Serbisë’. Por megjithatë ‘menaxhimi i integruar i kufirit’ apo ‘njohja e kartave të identitetit nuk është e njëjtë me njohjen e shtetit të Kosovës’.

Edhe vetë prezenca e Turqisë, si vend i ftuar, ka nxitur procesin e Berlinit, por sigurisht që ndikimin më të madh e ka patur Open Balkan, duke qenë se kanë patur qëllime të përbashkëta. Qëllimi kryesor i Open Balkan ishte nxitja e bashkëpunimit rajonal.

3 Komente

  1. H
    Halet e kombit

    Ajo qe kerkoi Rama,me Open Ballkan,e realizoi,me Open Berlin,kurse keta patriotet e medhej serbo-rus-iranian,e mbyllen halen

    Përgjigjjuni
    1. P
      POSEIDON

      UNE MENDOJ SE ALBINKA BOTOKSI ME VJOSA SHPELLEN PRAP NUK DO MARIN PJESE SEPSE ATY KU ESHTE EDI NUK MUND TE JETE BOTOKSI. VETEM PO QE SE E DREJTON ALBINKA PO. NDRYSHE NUK AS PROCES BERLINPA UDHEHEQESIN LEGJENDAR TE GJITHE BOTES ALBINN KURTOVIC ME MRETNESHEN E GJITHESISE BUKUROSHEN E FJETUR VJOSA SHPELLE OSMANOVICI

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vladimir

        Drejt Nazarko, por une te mbaj mend si gazetarin e Fanes, shpresoj ta kesh mbyllur ate kapitull te erret.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje