Bamir Topi: Pse Berisha nuk ka moral, për t'u rikthyer. PD ka degjeneruar, të ndryshojë emër më mirë

4 Nëntor 2022, 12:10Politika TEMA

Bamir Topi: Pse Berisha nuk ka moral, për t'u rikthyer. PD ka

Ish-presidenti Bamir Topi ishte i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, me moderatore Elisa Gjeranin.

Topi ka komentuar situatën aktuale të opozitës, teksa tha se ai ka sugjeruar që Partia Demokratike pas përçarjes duhet të ndryshonte emër. Sipas tij historia e partisë është çuar në hiç.

“E kam dhënë qëndrimin tim prej kohësh. Është dukur si sugjerim joracional, por ja ku jemi sot. Ky vend ka domosdoshmëri për bashkimin e krahut të djathtë. Këtu e djathta ka falimentuar me kohë, por sidoqoftë njeriu nuk mund të qëndrojë spektator i ngjarjeve që ndodhin. 

Nuk mund të mbetesh me kujtimet e të shkuarës. Koha ecën shpejt, politika edhe më shpejt. Unë kam dhënë një sugjerim, duke qenë se dy krahë brenda PD-së u ndanë për të mos u bashkuar, duhet arkivuar e shkuara, sepse do bësh një betejë për emrin dhe për siglën. Që domethënë se do kesh nevojë për historinë e PD-së. 

PD pavarësisht historisë pozitive që ka me të mirat dhe të këqijat e saj, për të bashkuar njerëzit, duhet të ndryshonte emër dhe të arkivonte historinë. Por nuk e bënë, dhe janë kapur pas siglës dhe tani presin vendimi ne Gjykatës për statutin.  Të gjithë këtë histori ta çosh në hiç nuk është gjë e mirë”– tha ai.

Ai komentoi dhe rikthimin e Sali Berishës në krye, teksa tha se e ka humbur moralin dhe po kërkon të marrë pushtetin për të dominuar sërish.

“Vazhdojmë të shohim një proces të degjeneruar të palëve. Segmente të caktuar kanë humbur moralin për të përfaqësuar njerëzit. Këta njerëz po mendojnë vetëm për të marrë pozicionin dhe të dominojnë sërish me atë pozicion dhe rasti më i mirë është Berisha. Një njeri që kërkon të eliminojë rrymat e reja. 

Berisha nuk ka ndryshuar. Kur ti merr përsipër të drejtosh opozitën, në një vend kur vendi ka nevojë ulëritëse për zërin e opozitës, në rast se ti bën opozitën e vitit ‘92 në 2022 je jashtë kohe.

Nuk e ka fajin vetëm Berisha, por të gjithë ata që janë rreth tij apo dhe kundër tij tani, kanë qenë në shërbim të tij prej kohësh. Të gjithë janë aty në lojë. Ata që janë në grupin kundra tani, kanë qenë në krah të tij”– deklaroi Topi.

3 Komente

  1. S
    Semi

    Te beri president ty qe as ne enderr nuk e shihje megalloman bosh te fala Nipces e Kreshnikut....

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bureto

      Jo Semi, jo! Ba kën e bëri president me 6 votat e deputetëve socialistë. Kujtoje pak historinë! Berisha, sipas një marrëveshje qysh në mars 1991, ku kishin rënë dakord për alternimin e posteve president-kryeministër midis tyre, tani e kishte rradhën Nano. Mirpo pavarësisht dëshirës së Berishës, Nano po e po, këtij i duheshin votat e PS, (që tashmë drejtohej nga Edi Rama), e cila për gjatë tre votimeve nuk ia dha. Nëse dështonte dhe raundi i katërt, Berisha rrezikohej, sepse vendi shkonte në zgjedhje të parakohshme, gjë që për të ishte baraz me 'vdekjen'. Po sipas asaj fabulës që për inat të sime vjehrre, shkoj e fle me mulluxhinë, këtë e bëri Nano dhe shpëtoi Berishën. Manipuloi gjashtë deputetë besnikë të tij, të cilët dolën nga rrjeshti i PS dhe në raundin e IV-të, votuan Bamir Topin. Ky qe qarri dhe kismeti i tij në këtë rast. Pak a shumë ky skenar iu imponua dhe Ramës në prill 2017, prej nga u zgjodh Ilir Metaj president. Kështu kanë rrjedhur ngjarjet dhe kjo është politika.

      Përgjigjjuni
    2. P
      PER ATA QE NUK E DINE

      Te beri PRESIDENTE e me pas HORR BULEVARDI .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje