
Grupimi i Sali Berishës brenda Partisë Demokratike vazhdon aktivitetet dhe agjendën politike, ndonëse Gjykata e Apelit ende nuk ka dalë me vendimin se kujt i përket vula dhe logoja e partisë më të madhe opozitare.
Sali Berisha ka akses në selinë blu, por jo në financat e PD-së. I pyetur nga gazetarët gjatë bashkëbisedimit të kësaj të premteje, Berisha tha se për takimet ka përdorur sallat që ofrojnë bashkitë dhe në këtë mënyrë nuk ka shpenzime monetare.
“Përveç tre-katër takimeve që janë zhvilluar në hotele, që të gjitha i ka pasur gratis. Kjo solli një sherr të madh mes Edi Ramës dhe kryebashkiakëve. Bashkitë kanë një sallë, ia ofrojnë forcave politike për aktivitete dhe kjo është e vërteta e atyre shpenzimeve”, tha Berisha.
Teksa Apeli nuk ka dhënë vendimin, Berisha akuzon Edi Ramën se po përpiqet të konfiskojë flamurin e PD-së:
“Nuk ka këtu, gjithçka është e ligjshme. Përpjekje e Edi Ramës për t’i konfiskuar flamurin PD-së. PD rezervon çdo të drejtë t’i përgjigjet atij në mënyrat më të merituara. Nuk kemi problem me asnjë tjetër, e kemi vetëm me Edi Ramën, që në një akt prej burracaku, kërkon të konfiskojë flamurin e forcës që solli pluralizmin në Shqipërisë”.
Te genjeje burri 80 vjec keshtu vetem ky e ben sepse ka 32 vjet qe genjen shqiptaret.Del ne koferenca shtypi genjen pa pike turpi dhe gazetaret e degjojne me goje hapur brockulla qe thote qe paga minimale ne vitin 2013 kur ka qene ky ne pushte ka qene me e madhe se sot.Besojeni kete pinok qe nuk lodhet duke genjyer
C'è do rama flamurin e pd,,per te fshi menderen,,,ai flamur esht bo si breket e saliut shurraq,
Edhe karminës ja japin gratis pushimet në hotel me 5 yje.
Ja Ku shkojne mileti pas ktije hajnidhe kopilit te vicidolit, Ku duhet trajtuar si qen rrugash e idiotat i shkojne pas