A do të rikthehet në burg Bllako? GJKKO shqyrton më 9 nëntor kërkesën e SPAK!

4 Nëntor 2022, 15:00Politika TEMA

A do të rikthehet në burg Bllako? GJKKO shqyrton më 9 nëntor

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për rikthimin në qeli të ish-deputetit Alqi Bllako.

Ajo njoftoi se çështja do të shqyrtohet më 9 nëntor.

SPAK kërkoi rikthimin e masës së sigurisë ndaj ish-deputetit Alqi Bllako, pasi Gjykata vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë për Bllakon nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Arsyetimi i Gjykatës ishte kujdesi për tre fëmijët e mitur.

Kjo pasi gjendja e familjes së tij është “e rënduar dhe pa përkujdesje, sepse bashkëshortja e Bllakos është e punësuar dhe lëviz nëpër rrethe”.

Bllako u arrestua me kërkesë të SPAK-ut më 1 prill, pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit që i jepte mbrojtje ligjore.

Sipas Prokurorisë, ish-deputeti Bllako ka favorizuar kompaninë fituese të inceneratorit të Fierit dhe ka marrë si ryshfet shumën prej 14.9 milionë lekësh në formën e pagesave që janë kaluar për llogari të babait të tij, Edmond Bllako.

Disa ditë më parë, kjo Gjykatë theksoi se duhet të vijohet zbatimi i masës arrest me burg edhe për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka.

Ky i fundit dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rrethanën cilësuese “në bashkëpunim”.

1 Komente

  1. G
    Gjoni-pronar tokash te xanuna

    Mire do ishte te ktheheshe ne nje qeli me ata qe jane denuar per perdhunim.........qe te paguaj kusuret ndaj ketij populli te varfer per vjedhjet galopante qe ka bere.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje