Abuzon Rama? Kur mbështetësit e Berishës e bënë aleatë me “veglën e Putinit”!

4 Nëntor 2022, 17:47Politika TEMA

Abuzon Rama? Kur mbështetësit e Berishës e bënë

Nga Ylli Pata

Edi Rama më shumë, por edhe drejtues të tjerë të mazhorancës më pak, po e rrisin dozën e akuzave ditë pas dite ndaj Sali Berishës, në lidhje me të ashtuquajturën “aferë ruse të PD-së”.

Rama, ka folur sot nga Tropoja, vendlindja e Sali Berishës në lidhje me këtë çështje, ku duhet thënë e ka rritur më shumë dozën e këtyre akuzave. Ka quajtur jo vetëm Berishën, por edhe aleatin e tij Ilir Meta, pa e përmendur me emër, si “vegla të Putinit”.

Jemi në një atmosferë parazgjdhore të hershme, e duket se përshkallëzimi i sulmeve do të marrë duke ardhur, forma dhe tone të ndezura e shumë të ndezura. Ndërkaq, nga ana tjetër, edhe Sali Berisha, nuk e ka lënë pa gjë kundërshtarin e tij, të cilin herë pas here e quan “vasal të Vuçiçit, njeriut të Putinit”. 

Duke mos e llogaritur Ilir Metën, i cili shpërthen me hënë, duke premtuar se do ta thyejë në mes lepurushin, në këtë linjë, pra të akuzës si njeriu i Vuçiçit, Berisha ka aleat edhe Vjosa Osmanin dhe njerëzit e qeverisë së Albin Kurtit, duke nisur nga ministrja Donika Gërvalla.

Megjithatë, publiku shqiptar është mësuar me retorika të ashpra, edhe pse kujtesa e opinionbërësve politikë nuk se ka gjatësi vale në trajtimin real të lidhjeve apo tangenteve të Tiranës me politikën e Kremlinit. 

Ku ndër vite ka pasur të dhëna, fakte, diskutime, madje prej vitit 2013 me anë të armëve kimike të Sirisë e më pas në çadrën e vitit 2017  cila “rastisi” me operacionin rus në Shkup, apo në 2019-n, ku televizioni RT jepte live sulmin me Molotov e me heshta para kryeministrisë.

Ky diskutim ka pasur dy anë në panelet e darkës, ku realisht nuk është shqetësuar askush për të analizuar realitetin, por thjesht janë përplasur fort e me kakofoni palët.

Megjithatë, në këtë zulm kakofonik, janë vënë re qëndrime të atypëratyshme, të cilat janë kthyer më pas në skeda apo vijë diskutimi, ku edhe janë kryqëzuar lidhjet, apo influenca e Vladimir Putinit në politikën shqiptare.

Jemi në kohën kur Sali Berisha sapo shpallet non grata prej qeverisë amerikane, me motivacionin tashmë të njohur të “Korrupsionit të rëndësishëm”, “pengim të drejtësisë” dhe “minim të demokracisë”. 

Ky vendim, solli një çakërdisje të madhe, sidomos në mbështetësit mediatikë, që mërzitjen, mllefin, apo kundërshtimin e vendimit të SHBA, e kthyen në një qëndrim politik antiamerikan të diapazonit opozitar. i cili gjatë këtij udhëtimi njëvjeçar ka pasur shpesh ngjyra e zhvillime dramatike, që natyrisht ka ndikuar në majisjen e një opinion jo real politik të opozitës shqiptare. Pasi kemi të bëjmë me interesa apo inate thjesht për Sali Berishën, i cili po sipas këtyre mbështetësve “kishte 9 vjet që ishte tërhequr”. 

E meqë ishte tërhequr, Sali Berisha mund të të vijonte betejën e vet personale dhe të familjes së tij për të ndrequr imazhin, pa e njollosur opozitën. Por mirë që e njollosi, por kemi parë edhe tangenciale mjaft të rrezikshme, që siç dhe janë publikuar në media, janë referuar nga qarqet e Moskës dhe Kremlinit.

E zhvillimi më i fortë në këtë rast, ka qenë pikërisht ai kur mbështetësit e tij, e relativizonin Non gratën e Sali berishës, me një ndëshkim jo kaq homolog të qeverisë amerikane për Milorad Dodik, Presidentin e Republika Srbska dhe aleatin më të dukshëm të Vladimir Putinit në Ballkan.

Mbështetësit e Berishës, duke ju referuar një takimi të Gabriel Escobar me Presidencën kolektive të Bosnjës, thanë se meqë SHBA takon dhe e trajton Dodikun që është një aleat i Putinit si intelekutor, të njëjtën gjë do ta bënin edhe me Berishën.

Natyrisht që ishte një justifikim për të krijuar çorientim tek njerëzit, por duhet parë se kush e ka ideuar këtë logjikë. Pasi pikërisht në atë argument Sali Berishën e kanë homologuar me veglën e Vladimir Putinit në Ballkan. Natyrisht ka edhe të tjera, por kjo ishte më e bujshmja si argument, që siç dihet doli një boomerang i madh…

12 Komente

  1. E
    Elvi

    Pha aman ca merrni akoma me berishen

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Rama nuk eshte sherbetor i Vucicit, ai eshte vegel e politkes se Vucict Apo ato britmat e Rames ne Europe, ne mbrojtje te polites pro ruse te Serbise, jane vetem shprehje e dashurise se Rames ndaj Vucict, Rama la nam, kur del ne Europe, me shume flet pro Vucicit se sa pro Shqiperise Deri me sot ne politken Shqiptare , nuk kemi degjuar asnje politikan Shqiptar qe te beje avokatin e Kryeministrit te Serbise, pervec ketij Kryeminstrit Edvin Rama qe ka qeverine me te korrputpaur ne Europe e ne Bote

      Përgjigjjuni
    2. V
      Visi

      Te gjithe ata qe i shkojn nga mbrapa berishes kan per ta pa ku do te perfundojne

      Përgjigjjuni
      1. e
        e communisme, le parti de la paix et de l'amour

        Persa i perket abuzimit, jo atij qe flitet ne TemA. = lol = lol = Rama vetem 2 here me shume se Bush ka udhetuar jashte shtetit Berlin ditet e fundit.Udhetimi i rradhes? ose Turqi?...ose Bujtine ne Konispol apo Theth?

        Përgjigjjuni
        1. a
          ani

          dy legena bashke duhet me qene

          Përgjigjjuni
          1. b
            beni

            rama dhe liri si burre me grua ne martese prei 30 vitesh

            Përgjigjjuni
            1. O
              Oni

              Non grada je njeriu me negativ qe ka pasur vendi yne

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gimi

                Rama i ka dhene zhvillim vendit tone

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Alban

                  Po saliu eshte i lidhur drejtperdrejte me aferen ruse sepse nuk merr lek djali pa ditur gje babai.

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Luan

                    Kane marre leke nga rusia se eshte rritur ne burse dhe mendojne se do blejne vota per te fituar zgjedhjet.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      kete kisha une.

                      Duhet ta kishe thene me troç se ky milet nuk merr vesh: Dodiku eshte "non grata" dhe eshte aleat i Putini de fakto, por edhe Sali Berisha eshte "non grata" dhe eshte njesoj si Dodiku pa asnje ndryshim; ndryshimi i vetem eshte se qelbesirat shqiptare qe s'jane pak brenda dhe jashte kufijve shteteror nuk duan ta pelqejne qe Saliu eshte nje Dodik, ma merr mendja edhe me heret qe ne kohen e luftes ftohte me te dhenat nga Parisi kur nderronte pelenat e Andi Bushatit duke pare edhe te birin e Gaqos sot: si eshte pleks e si eshte bere/ duhen 7 pale gershere! Gershera Arben Kraja vetem sa e rruan qe te mos zere miza dhe e veshtron e rrojti mire apo jo. Populli, flase per popullin shqiptar jo ate me zemer "saliberishe-rusi", shikon dhe degjon drejtesine e padrejtesise si kolon te demokracise dhe pseudodemokracise. Flaken Arben Krajes dhe kompani!

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dashnori i Monikes

                        Nuk eshte turp te krahasosh Berishen e Meten me Noc Rrokun . Ata meritojne fjalet me banale te fjalorit te gjuhes shqipe. Njerzit e kuptojne Edi Ramen.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje