
Deputeti i PS Arben Pëllumbi e konfirmoi se Erion Veliaj do të jetë kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës.
I ftuar në emisionin “Rinon” në Euronews Albania, Pëllumbi theksoi se po punojnë për zgjedhjet lokale, megjithatë shtoi se do të mbështeste këdo kandidat tjetër nga radhët e socialistëve edhe po të mos ishte Veliaj.
“Unë nuk mund ta deklaroj se cili do të jetë kandidati i PS për zgjedhjet sepse e vendosin strukturat, por në krye të betejës sonë për Tiranën në këto momente është Erion Veliaj. Punoj me të çdo ditë në Tiranë për të zgjidhur problematika dhe halle. Kushdo që të jetë kandidati i PS-së, unë për bindjen time që kam, unë do mbështesë këdo. Në jemi duke punuar me në krye Erion Veliaj”- tha ai.
a ju punofshin pragun e shpise te gjitheve juve qe punoni per erjonen
Tirana duhej te ndahej ne 12 bashki, jo ne nje.
Epo keta vete e thone hapur! Politikane qe nuk punojne per popullin por vetem per kryetarin e tyre. Shesin komunitetin qe kane tere jeten qe jetojne, vetem per nje keshill bashkiak. O fytyra te shplara, haram ju qofte cdo gje qe merrni nga leket e politikes.