
Linda Thomas-Greenfield, Përfaqësuesja e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, do të udhëtojë drejt Shqipërisë të dielën e 6 nëntorit dhe më pas në Poloni brenda datës 9 nëntor.
Kjo, për të ripërsëritur mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për këta dy aleatë të vendosur që po punojnë me ne, shkruhet në njoftimin zyrtar të ambasadës amerikane.
Një ndër arsyet e vizitës së diplomates amerikane është edhe përgjigja ndaj krizës së shkaktuar nga masat e luftës brutale së Rusisë kundër Ukrainës.
“Në takimet e saj me zyrtarë qeveritarë, ambasadorja Thomas-Greenfield do të falënderojë aleatët tanë për mënyrat e shumta kritike që po ndihmojnë popullin e Ukrainës dhe duke mbrojtur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, shton deklarata zyrtare.
Sipas tyre, ambasadorja do të diskutojë gjithashtu se si palët mund të forcojnë bashkëpunimin në prioritete të tjera të përbashkëta.
Kjo, duke përfshirë forcimin e energjisë dhe sigurisë ushqimore, forcimin e aleancës transatlantike dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për mizoritë.
“Në takimet me liderët shqiptarë, ambasadorja Thomas-Greenfield do të përcjellë mirënjohjen e saj për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën”, thekson njoftimi.
Ndërsa vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin në takime me zyrtarë të lartë shqiptarë.
Ambasadorja e SHBA në OKB është një veterane e diplomacisë së SHBA. Ka qenë në stafin diplomatik të Madeleine Albright kur ajo ishte ambasadore e OKB në presidencen Clinton e më pas ka vijuar në DASH si zyrtare e lartë.
Nga 2013 deri në 2017 ajo ka qenë si asistent sekretare për çështjet e Afrikës me dy presidente. Ka një autoritet të rëndësishëm jo vetem në qarqet amerikane të diplomacisë por në të gjithë mjedisin diplomatik ndërkombëtar si një njohëse e thellë e marrëdhënieve ndërkombëtare.
Eshte e thirur nga Salehu urgjent ...atje pastaj do ti dorezoje note protesten Salehu se akoma si ka kerkuar te falur publikisht ambasadorja amerikane ne Shqiperi Juri Kim .....pret ne fillim ti kerkoje ambasadorja dhe me vone Sekretari iShtetit Blinken ., qe te terheq padien ne zyren avokatore te Parisit ....pa kerkuar te falur , nuk keni mardhenie me nevojtoren , foltoren desha te shkruaja .....
ahahahahhahahahha, e ka marre malli Kimeten....
Pidhin e motres tende lamash ....Kalec Dega je ?? Paraziti qe ushqehet me propagande kundra Shqiperise dhe Edi Rames ....do te rasi brenda Kimetja Salehun pederast ....