
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës për të diskutuar çështjen e tensioneve në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Begaj thotë se u informua mbi situatën e tensionuar.
Begaj bën me dije se fokus i bisedës ishte dorëheqja e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.
Postimi i plotë:
Sot zhvillova një bisedë telefonike me homologen Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.
Gjatë bisedës u informova mbi situatën e tensionuar në Veri të Kosovës dhe kryesisht u ndalëm në dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e funksionimit të tyre.
I shpreha shqetësimin Presidentes Osmani dhe njëkohësisht inkurajova vazhdimin e dialogut mes palëve, duke patur në vëmendje ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si dhe të integritetit territorial të Kosovës të garantuara nga NATO.
Mbetet madhor interesi i integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe i gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Me inkompetencën e tij Kurti hodhi me një të rënë të lapsit gjithë punën e deritanishme për të përfshirë në qeverisje komunitetin serb të Kosovës. Gjithë acarimi i situatës për ca teneqe u intereson shovinistëve në Beograd dhe atyre që nuk duan dialog dhe zgjidhje përfundimtare.
Ik mor koke patate paske folur me antishqiptaren , tukqelien Osmanllie turpe per ju zoti président . Ka plot ne krahinen e kosoves ku ti mund te flasesh qofte edhe me idioti gomarin e Glloqanit Rambush por kursesi me nje femer qexe urren Shqiperine me shume se nje Serbe nese ti do zgjidheshe me vote per president me kete veprim do te votoja kunder teje
PO A TE THA OSMANOVICI QE PO FERKON DUART BASHKE ME KURTOVICIN SE PO ARRIJNE ATE QE I KERKOHET NGA MOSKA DHE BEOGRADI NE KEMBIM TE THASEVE ME RUBLA E DINARE????
Bravo POSEIDON, shume i sakt dhe e vertet.