
Ambasadorja e SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield vijon turin e saj nëpër kryeqytetin e Shqipërisë pas mbërritjes së saj në Tiranë.
“Sapo përfundova vizitën në Shtëpinë e Gjetheve në Tiranë. Dekada më parë, diktatura komuniste e përdori këtë shtëpi për shërbimin e saj sekret famëkeq. Ky muze është një kujtesë se ne nuk mund t’i konsiderojmë si të mirëqena liritë tona të çmuara”, shkruan diplomatja në Twitter.
Kujtojmë që ajo po shoqërohet nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
“Kënaqësi të bëja një tur të sheshit Skënderbej, i cili mban emrin e heroit kombëtar të Shqipërisë. Faleminderit për shoqërimin dhe mikpritjen e ngrohtë në Tiranë, Ambasadore Yuri Kim”, shton Thomas-Greenfield.
Menjëherë, mesazhin e parë nga toka shqiptare, ambasadorja e pati për partneritetin e fortë mes dy vendeve, mbi të gjitha në Këshillin e Sigurimit, ku Tirana dhe Washington-i janë edhe bashkëpenëmbajtëse.
“Shqipëria është një aleate e palëkundur dhe partnere thelbësore në Këshillin e Sigurimti, mbi të gjitha në fytyrën e luftës brutale të Rusisë në Ukrainë”, theksonte ajo përmes llogarisë së saj në Twitter.
E mësuar me konturet e një organizate ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, vizita në Shqipëri e diplomates amerikane përbën në vetvete një risi.
Kjo, pasi është hera e parë që në rezymenë e agjendës së saj diplomatike përfshihet një vend i vogël si Shqipëria.
Pse po vjen në Shqipëri?
Një ndër arsyet e vizitës së diplomates amerikane është edhe përgjigja ndaj krizës së shkaktuar nga masat e luftës brutale së Rusisë kundër Ukrainës.
“Në takimet e saj me zyrtarë qeveritarë, ambasadorja Thomas-Greenfield do të falënderojë aleatët tanë për mënyrat e shumta kritike që po ndihmojnë popullin e Ukrainës dhe duke mbrojtur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, shton deklarata zyrtare.
Sipas tyre, ambasadorja do të diskutojë gjithashtu se si palët mund të forcojnë bashkëpunimin në prioritete të tjera të përbashkëta.
Kjo, duke përfshirë forcimin e energjisë dhe sigurisë ushqimore, forcimin e aleancës transatlantike dhe mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për mizoritë.
“Në takimet me liderët shqiptarë, ambasadorja Thomas-Greenfield do të përcjellë mirënjohjen e saj për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën”, thekson njoftimi.
Ndërsa vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin në takime me zyrtarë të lartë shqiptarë.
Vlerësimi
Më herët, puna diplomatike e misionit shqiptar në Këshillin e Sigurimit nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga kryeministri holandez Mark Rutte.
“Ndërkohë, sa i përket Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, jemi shumë krenarë që jemi atje. Ndodhi që ne u bëmë anëtarë për dy vjet në një kohë që është vërtetë sfiduese dhe ndjehemi të përulur shumë për gjithë fjalët e mira që dëgjojmë për misionin tonë, por nuk kemi asnjë dyshim për qëndrimin tonë”, deklaronte kryeministri shqiptar Edi Rama krah tij.
Kryeministri i Holandës theksoi se misioni shqiptar ka qenë kyç për shumë çështje për t’i bërë vendet bashkë.
Kjo, për shkak të cilësisë së diplomacisë shqiptare e po kështu sepse kishin një këndvështrim se si ta bënin.
“Ne kemi qenë anëtarë të Këshillit të Sigurimit dy vite më parë dhe është punë shumë e vështirë dhe dua të të përgëzoj për atë çka keni arritur deri më tani”, ravijëzoi kryeqeveritari holandez.
Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi se me Shqipërinë si anëtare jo e përhershme, BE-ja mund të mbështetet në një anëtar më shumë në Këshill.
Delegacioni shqiptar në New York, mori zyrtarisht detyrën në tryezën me 15 aktorë botërorë në fillim të vitit 2022.
Shqipëria do të ketë mundësi jo vetëm të përqasë frymën e saj diplomatike, por të të gjithë rajonit që përfaqëson.
Pranimi thuajse unanim i vendit në këtë strukturë, është edhe një ndër arritjet më të mëdha për diplomacinë shqiptare, jo vetëm gjatë vitit 2021, por në gjithë historinë moderne të shtetit.
Këshilli i Sigurimit është ndër organet më të rëndësishme të OKB-së, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.
Albanianpost
Si mund te doje shqiptaret dhe shqiperine me shume se komunizmi nje amerikane apo cdo lloj amerike. Nuk e shikoni cfare po na ben irani dhe nuk I plas bytha njeriu
Hapni një muze te aksioneve te CIA- dhe FBI ne Ameriqi dhe do të shihni qe veprimet e sigurimit janë sa masa e nje insekti ne krahesim me një elefant për bëmat e tyre duke filluar të paktën nga Indokina, ne Argjentinë, ne Venzuele e deri ne Irak Afganistane etj. Athere bota ka për tu mahnitur nga punët paqësore te këtyre shërbimve te famshme.
Ik ore bythqir i Janulles , ik e mbeshtill ndonje sufllaq e ngop zoren lere politiken se smer vesh nga ajo ti , nuk ezhte per ty , ......je vesh gjat , Ameriqi thot , po c'Ameriqi o bajge ....Amerik shkruet .....
Sa interesant! Sikur përgjimet telefonike, spiunazhin, burgjet, i paska shpikur Enver Hoxha. Ato janë pjesë e tipit të çdo shteti në gjithë botën. Në Amerikë, nuk paska përgjime telefonike, spiunë dhe burgje!? Çfarë ka këtu për t'u çuditur? Çfarë rëndësia ka si ishte shtëpia e përgjimit, me gjethe apo pa gjethe?
Ambasadore , thuaj asaj ambasadores se OKB mos te germoj shume gjera ......se mos del radiomarsja e "bisturise "....po te kete kohe dhe te lexoj librat e sigurmit te shtetit jo ato librat sekret , po ca procesverbale te rendomta , atje ku mbaheshin shenim fukstat AGBV , ata 1200-cat do gjej dhe emrin e Ilir Metaj ......po nuk e gjeti me emrin e vertete se gaxhgauni Meta e ka nderuar , do ta gjej me pseudonimin "kokmadhi "......
@Cia! Në një farë mënyre ke të drejtë sa i përket veprimtarisë së CIA-s nëpër botë, por atë që i ka bërë popullit shqiptar Sigurimi, ashtu si KGB, Stasi gjermanolindor, UDB, e Sekuritate rumune shërbime janë mizore. CIA është shërbimi sekret i Jashtëm i ShBA, që i shërben Sigurisë Kombëtare të saj, përkundër Sigurimi shqiptar, i cili kishte në fokus që me metoda të frikshme të vigjilonte mos rrezikimin e pushtetit të diktatorit Hoxha. Aq i tillë ishte sa njerëzve vetëm kur u fanitej ai emër ogurzi, u rrënqethej mishi. Goxha ndryshim apo jo?
...ajo eshte habitur, se si eshte e mundur qe me kete teknologji te prapambetur, nuk kemi mundur te rrezonim me pare "regjimin" e Enver Hoxhes? Ec e jepi dum kesaj pune, vetem Carlo Bolino e Merua, cuditen ne veglat e muzeut te gjetheve.