
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka shprehu shqetësim për zhvillimet në veri të Kosovës.
Sipas saj, dalja nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv.
“Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është momenti kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, theksoi kryediplomatja shqiptare.
Më herët, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj shprehu shqetësimin e tij për situatën në Veri të Kosovës.
Kjo, pas dorëheqjes së përfaqësuesve të listës serbe nga institucionet shtetërore.
“Jam informuar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës dhe kemi biseduar për dorëheqjen e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kosovë nga institucionet shtetërore dhe bllokimin e punës së institucioneve atje”, shkruan fillimisht Begaj.
Ai inkurajoi ndër të tjera vazhdimin e dialogut ndërmjet palëve, duke pasur parasysh ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe integritetit territorial të Kosovës të garantuar nga KFOR-i.
“Lista Serbe” vendosi të shtunën e 5 nëntorit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.
Kjo, pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.
Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin kur Qeveria e Kosovës do të tërheqë vendimin për targat dhe fillon formimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe.
Kryetari i Listës Serbe (njëkohësisht ministri për Komunitete dhe Kthim), Goran Rakiç, u dorëhoq nga pozita të cilën e ka drejtuar pak më shumë se një vjet e gjysmë.
Edhe Igor Simiç, i cili është deputet në radhët e Listës Serbe ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Serbët kanë vendosur që të largohen edhe nga gjyqësori si dhe Policia.
“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, theksoi Rakiç pas takimit.
Në anën tjetër zyrtarë të Policisë së Kosovës, pas vendimit të Listës Serbe për t’u larguar nga të gjitha institucionet kanë larguar nga trupi i tyre uniformat e Policisë së Kosovës.
Ndoshta do ishte me mire te Heshte se sa leshonte kte shprehje pavlere e kuptim ,nqs do t'i referoheshim asaj qe luhet pas gjithe ksaj Zhurme te Qellimte . Kjo siedhe qeverria jone mendojne se Politika bejet me Gojore ber Botes .