
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet për Sali Berishën dhe PD për çështjen e lobimit me para nga Rusia. Edhe sot në deklaratën e përjavshme nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se Berisha nuk duhet të shpërdorojë PD.
"Berisha të heqë dorë nga shpërdorimi i asaj që ka ngelur nga Partia Demokratike. Kuvendi do të vazhdojë të diskutojë sot buxhetin. Siç ia kemi do t'ja dalim sërish. Komshinjtë nuk i zgjedhim dot, por mundësia jonë është që të presim miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor, ta shfrytëzojmë këtë mundësi si fazë dhe epokë të re të bashkëpunimit rajonal.
Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë nisma koezive dhe ecin për zhvillim rajonale. Hidhni një sy të historisë dhe shihni sa ka një zhvillim në Kosovë keni dhe Saliun në Tiranë. Kujt i shërben Saliu? Kujt i ka shërbyer?
Nëse PD nuk bën transparencë dhe SPAk nuk e heton këtë çështje, kur SHBA aleati ynë njofton partitë. Ka ardhur zonja Kim në të gjitha selitë dhe na ka informuar për rrezikun që i është kanosur Shqipërisë nga financimet ruse. A është prekur siguria kombëtare? Pse SPAK nuk heton?", deklaroi Balla.
Shëëtttt po flet komsomolasi spiun i Librazhdit Tualet Palla ..Shëëtttt. Pëërrrrrrrrrr !? Te lumte ajo bythe! Hajde ne bythen tende..Pëërrrrrrrrrr