Biden i dërgon letër Ramës dhe Begajt: SHBA e përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike

7 Nëntor 2022, 11:49Politika TEMA

Biden i dërgon letër Ramës dhe Begajt: SHBA e përkushtuar

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj mori sot gjatë takimit me Përfaqësuesen e SHBA-së në OKB, Ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, një mesazh falenderimi dhe mirënjohjeje nga Presidenti Biden për Shqipërinë dhe popullin shqiptar për bashkëpunimin e fuqishëm në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe, stabilitetin rajonal dhe sigurinë globale.

“Si aleatë të NATO-s, kemi punuar së bashku për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë në të gjithë botën”,  shprehet Presidenti Biden në mesazhin e tij.

“Përballë agresionit rus kundër Ukrainës, kemi qëndruar krah për krah në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kemi bashkëpunuar për rezoluta të lidhura me luftën e padrejtë dhe të paprovokuar të Rusisë si dhe për adresimin e sfidave të tjera globale.”

Presidenti Biden vlerëson ndihmën bujare të Shqipërisë për strehimin e refugjatëve ukrainas dhe afganë, si kontribut për një botë më të sigurt.

“SHBA mbetet e përkushtuar për ta ndihmuar në mënyrë domethënëse dhe të vazhdueshme Shqipërinë në forcimin e mbrojtjes kibernetike, përfshirë mbështetjen financiare dhe ngritjen e një grupi pune për sigurinë kibernetike”, theksohet në mesazh.

Me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, Presidenti Biden nënvizon se në vitet e ardhshme dëshirojmë që ta thellojmë edhe më tej partneritetin tonë strategjik, si dhe do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për një rol më të madh lidershipi, përmes promovimit të stabilitetit dhe sigurisë energjitike në Ballkanin Perëndimor.

Biden i dërgon letër Ramës dhe Begajt: SHBA e përkushtuar

21 Komente

  1. V
    Vlora.Vlora

    Bla bla gjithe kohen ,asgje konkrete ne hame hurin keta vetem llafe ,ngelem duke mare plehrat tuaja gjithe kohen ,dhe nje reforme qe gjoja filluat asgje konkrete sot i arestoni per nje muaj i lironi ,mire qe shpenzoni miliarda euro ne ukraine qe nuk eshte as ne NATO

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Po Ilir floriri ka marre ndonje leter te tille kur ishte president? Apo per cfare ti doje letrat, kur mer rublat nga Putini!

      Përgjigjjuni
      1. a
        alfred

        Sulmet kiberbetike dicka shume negative per vendin tone dhe per sigurin e qyetareve.Respekte per Biden qe na ofron ndihme per kete luftte kibernetike

        Përgjigjjuni
        1. A
          Armand

          Esht dicka shqetesuese per te gjithe mendoj dhe duhet sa me shum bashkpunim

          Përgjigjjuni
          1. p
            petrit

            Normale qe do te na ndihmoj qe te dalim prej ketyre sulmeve kibernetike sepse edhe ne kemi treguar qe jemi nje aleate qe i zgjasim doren kujdo tjeterr qe eshte ne nevoje per ndihme

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arjan

              Ashtu si ne edhe vendet e tjera mundge jene nen shenjestren e iranit keshtu qe mendoj eshte nje shqetesim global

              Përgjigjjuni
              1. k
                kelment

                Miqte e mire duken ne kohe te veshtira dhe Biden po e tregon kete gje me perkushtimin qe do bej kunddrejte nesh per te na ndihmuar ne kete sulm te te dhenave tona personale

                Përgjigjjuni
                1. E
                  Erald

                  Shpresoj mos kemi me probleme te tilla dhe sulmi nga irani te kete sherbyer si nje shtyre per forcimin e elementeve te sigurise

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Skrd

                    Po Ramen ku e gjetet? Ai ia drejton Begajt. Apo jane njesoj te dy

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Genci

                      Fsl mardhenieve te mira qe kemi eshte mese normale te na ndihmojne

                      Përgjigjjuni
                      1. Y
                        Yllka

                        Ja pra leto perfitohen nga mardheniet e mira

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ada

                          E falenderojm pamas shba dhe shpresoj mos te na ndodh me si ai sulm

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Koli

                            Me vjen mire qe Amerika dhe ne kemi akoma relata shume te Mira dhe bashkpunuese

                            Përgjigjjuni
                            1. J
                              Juli

                              Tani ne jemi shume te sigurt nga sulmet e rrezikshme te iranit ????

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                GONIS

                                Faleminderit USA

                                Përgjigjjuni
                                1. J
                                  Jorgo

                                  I jemi shume mirenjohes SHBA se per ndihmen dhe mbeshtetjen e madhe qe po na jep

                                  Përgjigjjuni
                                  1. R
                                    Rei

                                    Ja pra fale marredhenieve te mira qe mban me lideret e tjere kemi dhe mbeshtetjen e tyre ne cdo situate

                                    Përgjigjjuni
                                    1. T
                                      Tea

                                      Gjithmone e kemi pasur mbeshtetjen e Amerikes sa here kemi pasur nevoje

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Sonk

                                        Vetem fal nje lideri si ju kemi bashkepunime me te huajt sepse nese do ishte non grata kush e di ne cfare erresire do ishim

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Alban

                                          Jo vetem ne por te gjithe do ishin te privilegjuar po ti ndihmonte amerika ne aspektin teknologjik.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. L
                                            Luan

                                            Mardhenie e cila do sjelle nje tjeter mardhenie pozitive mes Shqiperise dhe SHBA.

                                            Përgjigjjuni

                                            Lini një Përgjigje