Tensionet në Kuvend, PS propozon masë ndëshkimore për pesë deputetë të Rithemelimit, mes tyre Noka e Bardhi

10 Qershor 2024, 11:14Politika TEMA
Tensionet në Kuvend, PS propozon masë ndëshkimore për

Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për pesë deputetë të Rithemelimit.

Kjo kërkesë e PS vjen pas bllokimit të foltores në seancën e kaluar në Kuvend. Bëhet fjalë për deputetët; Ervin Salianjin, Edi Palokën, Luan Baçin, Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën.

Kujtojmë se seanca e kaluar në Kuvend u zhvillua me debate dhe tensione të forta, pasi Rithemelimi iu rikthye sërish kaosit duke iu rikthyer skenarit të vjetër.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën  e sotme, ora 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.

 

Lini një Përgjigje