Tensionet në veri të Kosovës, reagon sërish Rama: E qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë

11 Dhjetor 2022, 20:11Politika TEMA

Tensionet në veri të Kosovës, reagon sërish Rama: E

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në median e tij sociale Twitter ka shpërndarë qëndrimin e SHBA-ve për situatën në veri të Kosovës.


Kështu ai është pajtuar me idenë se barrikadat e ngritura ilegalisht në veri duhet të hiqen urgjentisht.

“Nuk mund të pajtohem më shumë. Kjo flet qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë”, shkruan Rama teksa shpërndan deklaratën e ambasadave amerikane në Prishtinë dhe Beograd.


Disa çaste më parë Shtetet e Bashkuara kërkuan që barrikadat e vendosura në veri të largohen menjëherë.

“Ne e kuptojmë se autoritetet kosovare kanë arrestuar një individ të dyshuar për përfshirje në një sulm të dhunshëm ndaj autoriteteve kosovare të zbatimit të ligjit dhe komisionit zgjedhor”, shkruhet aty.

Por theksohet se, ky arrestim po përdoret si “justifikim” për bllokime të paligjshme të rrugëve si dhe kërcënime dhe frikësime ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale.

Kështu amerikanët bëjnë thirrje që të gjitha postblloqet e paligjshme të çmontohen menjëherë.

“Ne presim që t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit”.

Po ashtu ato kanë shprehur mirënjohjen dhe mbështetjen e plotë për Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) për përpjekjet e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX).

“Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”.

Në përfundim të deklaratës u bëhet thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese.

“Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese”.

 

9 Komente

  1. T
    Tan_Tironci

    Dmith. Vučič, root ku to kesh. Boll o bythqire I mbajtur Peng.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito i Orneles se Varuzhanit

      Open Balkan! Kryeminister IDIOT

      Përgjigjjuni
      1. S
        Svetllana

        Ne kete rast, Vucic duket qe eshte i shantazhuar me jete nga grupet kriminale nacionaliste serbo-ruse, sepse po shkon kunder idese se tij te "OPEN BALKAN"-it. I takon mbeshtetesit te tij kryesor, Edi Rames qe t'i terheqe vemendjen...

        Përgjigjjuni
      2. t
        tefiku

        Si nuk thua nje fjale mor plehre se kush i organizon keto gjera.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Shko meru me korrupsionin,vjedhjet dhe degradimin e istitucioneve te shtetit,se strategjitë nderkombetare i ben USA dhe BE,ju nuk ju pjerdh asnjeri.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mara emigrante ne Itali

            O komentues ,kuptohet qe jeni nga kosova por Edi Rames ti hani ate qe sthuhet sepse po ju tregon se kush jeni ju me ste mister binin tuaj ,doni lufte lufte beni por mos kerkoni ndihme se do te jemi ne populli qe ne 1999 ju hapem dyert tani do tjua mbyllim se jeni njerezit me te pa gdhendur ne ballkan . O kafshe me fytyra njerezish , redaksia te me fali ,se jam shume e revoltuar me komentet)

            Përgjigjjuni
            1. .
              .

              Ah mara,mara maravicevic…,ah…

              Përgjigjjuni
              1. H
                Hajdari nga Pazari (i Ri)

                Lajmerohet Mara nga Pescara (lexo : pese kara ) !

                Përgjigjjuni
              2. !
                !!!

                Plani djallëzor i atyre që duan ta bllokojnë Planin Gjermano - Francez dhe këtu bëjnë skena serbo- ruset, shqipfolës nga kreut i Kosovës bashkë me NON GRATA të Shiëpërisë - Rublovët.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje