Thirrja e ambasadorit gjerman: Mos e prekni reformën në drejtësi! Ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë

26 Tetor 2024, 09:02Politika TEMA
Thirrja e ambasadorit gjerman: Mos e prekni reformën në drejtësi!

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë probleme jo vetëm për investimet gjermane në vend, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe në rrugën drejt integrimit Europian të vendit”. Kështu u shpreh ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner.

Teksa foli për reformën në drejtësi, ai theksoi se ajo e vitit 2016 nuk duhet të preket kurrsesi.

“Jemi tepër të gëzuar në lidhje me miratimin e reformën në drejtësi në vitin 2016, e cila hodhi bazat dhe jep një kontribut mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e gjendjes në vend dhe dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë.

Në këndvështrimin tonë, reforma në drejtësi e vitit 2016 nuk duhet të preket. Ndryshimet mund të bëhen vetëm për të zgjeruar fushën e veprimtarisë së kësaj reforme edhe në sektorë të tjerë të vendit”, tha Berger në A2.

Me arrestimet e fundit, ambasadori i Gjermanisë u shpreh se në Shqipëri ka marrë fund koha e pandëshkueshmërisë.

"Suksesi më i dukshëm i kësaj reforme është puna e SPAK-ut, i cili ka mbërritur në arrestime të rëndësishme dhe pa u bërë konkret me emra, koha e pandëshkueshmërisë ka mbërritur në fundin e saj. Gjithsekush është subjekt i zbatimit të ligjit dhe ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë qytetarët shqiptarë."

4 Komente

  1. E
    Etniku pa kompromis

    Bravo,keshtu duhet te përkrahin te gjithe veprimet e SPAK,pa dallime politike ne menyre qe te ndëshkohet kushdo pavaresisht statusit qe ka, qe ketij populli ti kthehet ajo qe i ka takuar dhe qe i eshte marre pa te drejte,nje falënderim te vecante duhet ti drejtojme përkrahësve e mbështetësve te ketyre veprimeve sic jane shtetet e huaja demokratike.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Kjo është çfarë do populli shqiptar. Kush vjedh tu merret paraja e pasuria mbrapa dhe te dënohen me burg! Kush nuk e do këtë mund të largohet

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dursakja

        Politikanëve mafiozë tu sekuestrohet pasuria dhe dënim maksimal sipas ligjit. Të hetohen të gjithë politikanët shqiptarë duke pasur parasysh që drejtësia të ndjek paranë.

        Përgjigjjuni
        1. M
          Mirësia

          Faleminderit ambasadorit gjerman!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje