Toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës dhe Elbasan!

27 Mars 2023, 19:56Politika TEMA

Toka e djegur që PD ka lënë në Shkodër, Durrës dhe

Nga Ylli Pata

Ndërsa për Elbasanin ka pasur një ide apo vullnet të degës së PD-së për të mbështetur kandidatin e foltores, Luçiano Boçin, në Shkodër dhe Durrës, dy degët përkatëse në mbledhjen e Kolegjit të kryetarëve kanë insistuar që të ketë kandidatë për kryetarë bashkie më 14 maj.

Në fund, kryesia e PD-së ka lënë si terren të lirë tre nga njësitë lokale më të rëndësishme për opozitën shqiptare, duke ja lënë fushë të lirë koalicionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Logjika për të marrë këtë vendim, është një lloj vijimi i argumentit të Bardhit, Tabakut e Çupit, që të mos fajësohet PD nëse nuk fitojnë kandidatët e Foltores, ndaj thjesht nuk futemi në ndeshje

Ky argument, është rrëzuar nga thuajse të gjithë krytarët e degëve të PD-së, të cilët kërkuan që të dalin në mejdan më 14 maj. Por vendimi final i PD-së ishte një lloj mishmashi i çuditshëm, sipas të gjitha gjasave i ndikuar për të mos shkaktuar një rrjedhje masive të deputetëve të PD-së drejt foltores së Sali Berishës.

Argumentet që kanë përdorur për të bindur bazën për Shkodrën, Durrësin e Elbasanin, ka qenë që si pasojë e situatës delikate, një humbje eventuale e një kandidati të opozitës mund t’i faturohet PD-së nga foltorja. E kështu i kanë lënë fushë të lirë, duke rrezikuar të gjithë punën e degëve të Partisë Demokratike për më shumë se një vit, duke u përplasur furishëm me foltoren.

Kështu në Shkodër, sot dega e PD-së ka nxjerrë një listë të plotë të Këshillit Bashkiak, duke kandiduar një grup intelektualësh dhe personash me influencë në qytet, me shpresën që të kandidojnë për të marrë shumicën në bashki.

E shpresa e tyre është që votuesit e të opozitës, do të votojnë për Bardh Spahinë për kryetar, e për këshill bashkie për PD-në. E pikërisht ky është një iluzion, pasi edhe Spahia, ose më mirë Berisha dhe Meta, së bashku me PDK-në e Nard Ndokën, i janë futur etshëm kandidaturave për Këshill Bashkiak, duke joshur nëpër lagje e fshatra njerëzit më influentë.

PD me mungesën e kandidaturës për kryetar bashkie, ka shumë rrezik që të humbasë edhe ato 7500 vota që mori në 6 marsin e shkuar. Pasi sipas të gjitha gjasave, ata votues, ose do të mbështesin Benet Becin ose nuk do të dalin në votime. Nuk ka sesi të votojnë Bardh Spahinë, pasi po të ishte, do ta kishin bërë një vit më parë. Politikisht kjo tezë është krejt e pastudiuar, përveç faktit se i lë foltores një terren, që nëse e fiton, krijon një basen të rëndësishëm politik, ku shumë shpejt do të humbë territorin më të rëndësishëm politik, por edhe organizativ të Partisë Demokratike.

Sipas një studimi që Eduard Zaloshnja ka kryer në Shkodër, ai pretendon se Benet Beci ka për herë të parë shanset për të fituar në Shkodër një kandidat socialist. Sipas tij ai rrotullohet rreth 50%. Natyrisht fitorja e Becit do të ishte më e thjeshtë aritmetikisht nëse kandidatët e opozitës do të ishin disa, por politikisht, ai mund të marrë një elektorat gri që të paktën aktuslisht Berisha, Meta e Nard Ndoka, si dhe Bardh Spahia nuk e kanë.

Por gjithsesi, gara në Shkodër nis në avantazh për një kandidat të opozitës, e në pole position gjithmonë është një përfaqësues i PD-së. Lënia e fushës bosh, krijon të gjitha gjasat për një mundësi të artë për Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët realisht nuk e kanë bazën e Partisë Demokratike. Bazë e cila në mbledhjen e sotme ka pasur mjaft kundërshti ndaj vendimit për të mos hyrë në garë, siç ishte parashikuar, me kryetarin e PD-së, Xhevdet Amuli.

Mbledhja e PD-së në Shkodër ka nisur në 10 të mëngjesit e ka mbaruar pasdite me mjaft debate e kritika të forta. Ku në fund, shija e hidhur ka mbizotëruar, pasi kanë thënë se po i lëmë fushën bosh Bardh Spahisë.

Logjika politike e kupolës politike të PD-së duket se nuk shikon përtej hundës së vet. Pasi nëse fiton Benet Beci, e që gjasat janë natyrisht, ekuilibrat politikë dhe elektoralë në Shkodër do të ndryshojnë politikisht, duke rivendosur një sistem të ri referimi jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë veriun.

Por nëse fiton Bardh Spahia, i cili gjithashtu ka gjasa, pasi bëhet fjalë për një bastion të së djathtës, Sali Berisha dhe Ilir Meta, do të marrin pa betejë një nga komunitetet politike më vitale dhe të rëndësishme të Partisë Demokratike.

16 Komente

  1. D
    Dardan

    Ne Shkoder PD-ja zyrtare duhej te dilte ne zgjedhje me nje kandidat. Po sic duket ne kryesine e PD zyrtare kane mbetur debilat qe nuk e kuptojne se betejen e kane me perbindeshin Sali Shewere Vuk Berishen dhe jo me Benet Becin.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eri

      More gazekar nese Berisha nuk do kishte bazen e PD ne Shkoder me cfare votash fitoi zgjedhjet Bardh Spahia ne 6 mars?!?

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lagja "Skanderbeg"

        I nderuem ,Eri, ja qe nuk e ka me bazen, se e ka pre n'bese, ka mashtru . Shkodra ju perket shkodranve dhe Shqypnis por jo Sali serbit, djallit te mallkuem. Me ket spekter politik , koha e ka ba punen e vet. Tash per shkodrant gjanat duhet me kan sadopak t' prekshme dhe ket'gja ata e ofrojn me zgjidhjen qe kan me ba. Momentalisht nuk asht mundesia per zgjedhje te perkryme, por kan me dite me zgjidh t ' "keqen" ma te vogel. Vetem me kte veprim do te kena mundsine me lujt nga ky "amok" , qe e ka zaptu ket bastion t' kulturs e qytetaris shqiptare , pri dhjetera vjetesh, per me shku drejt nje te ardhme ma t' prekshme, per me vazhdu ma pas me traditen qe na asht shkel kaq padenjsisht.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pilo Lala

          Ke plotesisht te drejte. Shkodra eshte bere si Vaterloja, fushe beteje, mbas lufte ngelet e shkrete. Shkodra eshte qender historike e Shqiperise, e ka lene Saliu per lufte mafiozesh, dhe shpellaresh te ardhur nga Malesite e thella, te cilet ju vene gjoba biznesmeneve Shkodran, ju kane zaptuar toka, objekte, magazina, dhe Shkodranet ndryhen ne shtepi ne oren 5 mbasdite nga frika e tyre. Keni nje shans te provoni te jeni zot te Shkodres, asaj qe ju e doni aq shume, por nuk jua lene, jua kane marre banditet, nuk e leshojne.

          Përgjigjjuni
    2. 1
      1

      Si te fitojne ,si te mos fitojne kandidatet e foltores ne ato 3 bashki prap pd zyrtare nuk do shpetoj nga mallkimet e Saliut.Veprimi tyre eshte i gabuar dhe sa gabuan do ta shohin pas 14 majit.

      Përgjigjjuni
      1. b
        beni

        Jane bajga. Edhe me Ameriken edhe me Berishen. Mesa duket ju duhesh vula per te marre parate e zgjedhjeve.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Agron

          Edhe gomari te vere kandidat pd per ate votojne nuk duan ta dine se Shkodra ka mbete si mos me keq ne cdo aspekt te jete si pasoje e drejtimit me te keq te mundshem per 30 vjete nga pd

          Përgjigjjuni
          1. D
            Detari

            Po si nuk ratë një herë ndërmend more zotërinj? A nuk e kuptoni që Basha e kompani me vulë dhe Berisha e kompani me zyra e pa vulë janë NJË dhe po luajnë vendimet e fshehta të 12-të të natës si të luajnë me dy porta me amerikanët? Nuk e shesin non gratën demokratët dhe përse? Sepse kanë abuzuar të gjithë me pushtetin dhe s'kanë qënë kurrë njerëz demokratë. Ata janë antidemokratë! Të kish qënë ndryshe nga ç'po them, atëhere do të ndodhnin shumë lëvizje organizative më përpara, do të riorganizoheshin zgjedhjet në PD duke shkelmuar non gratën dhe do të analizonin drejt e me përgjegjësi humbjet e njëpasnjëshme. Bëjnë me gjasa që janë dy lloj, por në fakt janë NJË, e gjithë kupola në "dy anët" meriton damkën non grata. Ata janë ende të qetë, sepse kanë ustallarët e drejtësisë në xhepin e tyre, të cilët prangosin fare lehtë majtas, madje dhe gruan lehonë me foshnjën disaditore. Habitem për atë zot se si nuk arrini ta kuptoni këtë gjë kaq të thjeshtë!

            Përgjigjjuni
            1. S
              Super lartmadhnia

              Domethënë, Bardh Spahia nuk ka dalë nga PD këto 20 vitet e fundit, nik është mjek i super dashur nga Shkodra. Doli që paska ardh nga Afganistani dhe e vunë aty.

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lenci

                Si ti lene, si mos ti lene, ata do humbasin thelle

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cup frroku o

                  O ti gazetar a ça je a e njef shkodren ti apo ja fut kot nuk ka kandidat ne shkoder alibasha ShkodrA eshte e djathte ka 11000 vita mbi ps lodheni kot rika e pata i paci ne qafe femijet tuaj

                  Përgjigjjuni
                  1. Z
                    Zegjineja

                    Hahaha. Te djathte po pa breke ne bythe. Meritojne skamjen.

                    Përgjigjjuni
                  2. a
                    astrit

                    Mos e analizoni PD si grupim shoqeror normal do gaboni perhere, PD e berishes dhe e te tjereve eshte "fis" e fiset do analizuar si mafja italiane se i kane mentalitetin te perbashekt.

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Barbaxhia

                      Keni plotesisht te drejte Astrit.

                      Përgjigjjuni
                    2. P
                      Patoku

                      ...Kryesia e PD "zyrtare" na i paska lene zone te lire opozites ne 3 qarqe ....? Mos u budallalleps kaq moj Pate! Sepse ajo "zyrtarja" nuk gjeti dot njerez qe tja pranojne kandidimet (kupto : turperimet) me dajle ne nje fushate me Vule PD te dhene nga Edi Rama. Thuaje cope oj Pate e na ler rehat - PD e ALIBEJVE te mandatuar nga gjykata e Rames nuk gjen dot as njerez qe tja pranojne kandidimet e jo me njerez per te vajtur neper kuti votimesh. Hajt pra oj Pate, te fala shoqeve...

                      Përgjigjjuni
                      1. k
                        kavajsi

                        Nje bravo e madhe per komentuesin PATOKU. Pata po ben mire me sa duket (dhe jo vetem sot) punen e ngarkuar nga Rama e Bollino por me sa duket nuk ja arriti qellimit.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje