Presidenti austriak në Kuvend: Integrimi i Shqipërisë në BE, çështje zemre për Austrinë

27 Mars 2023, 14:00Politika TEMA

Presidenti austriak në Kuvend: Integrimi i Shqipërisë në BE,

Presidenti austriak, Alexander van der Bellen gjatë fjalës së tij në Kuvend foli për marrëdhëniet e ngushta mes Austrisë dhe Shqipërisë.

Ai përmendi gjithashtu edhe mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj rrugës së Shqipërisë drejt integrimit europian.

“Pas çdo aktiviteti që Austria zhvillon në Shqipëri qëndron një qëllim i madh dhe kjo është mbështetja e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së. Austria ka qenë edhe është një nga ato vende anëtare që e mbështesin integrimin e Shqipërisë dhe për të cilët integrimi është një çështje zemre.

Për këtë mund t’ju thosha disa arsye si për shembull pozita gjeografike. Është e qartë që Ballkani Perëndimor është pjesë e familjes së Europës së përbashkët dhe prandaj Austria ka kohë që mbështet negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut", tha ai.

3 Komente

  1. s
    shqip

    Perandoria Austro-Hungareze, trashgimtare e se ciles eshte Austria e sotme, ka qene ai shtet qe se bashku me SHBA-ne dhe Gjermanine kane mbeshtetur vendin tone qe ne ditet e para te pamvaresise. Fale Austro-Hungarise, SHBA-se dhe Gejrmanise, ne kemi nje Atdhe ne Europen e sotme.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shmil Pollogasi

      Po, shqip, po. Në popull jeton plot flakë dashuria dhe mirënjohje për Austrinë. Ke dëgjuar dicka të vecantë, pos kurtoazisë, të kenë manifestuar e deklaruar institucionet e shtetit Shqipëri dhe Dardani?

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shmil Gërguri - Pollogasi

      ZOTI president, miku ALEKSANDËR! Me mirënjohje të përjetshme Austrisë së zemrës sonë! Mirënjohje me nostalgji drejtuar juve personalisht. Moto-moti nuk na ka përcjellë ndonjë shtetar një ndjenjë kaq miqësore. Paci shëndet e mbarësi, zotëri! Urojmë Austrinë të ketë të gjitha të mirat dhe LAVDIA e saj, miqësia e ndërsjellë qofshin të përjetshme!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje