Katër deputetë lënë mandatet për të kandiduar për kryetarë bashkie, ja emrat që i zëvendësojnë

27 Mars 2023, 11:02Politika TEMA

Katër deputetë lënë mandatet për të kandiduar

Katër deputetë kanë dorëzuar mandatin e tyre për të kandiduar në zgjedhjet lokale të 14 majit.


Paraditen e kësaj të hëne dorëzoi mandatin Besjan Ajazi, i cili do të kandidojë në Bashkinë e Gramshit për Partinë Socialiste. Vendin e tij në parlament do ta zërë Shkëlqim Bullari.

Mandatin e dorëzoi edhe Benet Beci, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Shkodrës dhe vendin e tij mund ta zërë Ilir Beqja.

Ndërkaq, të premten, dorëzuan mandatet dy deputetët e Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi, të cilët do të zëvendësohen në parlament, respektivisht nga Asllan Dogjani dhe Qamil Xhafa.

 

 

Lini një Përgjigje