
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Top Channel pak orë pas mesnatës.
Ai u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale.
Kreu i shtetit i ka shprehur ngushëllimet familjes së rojës Pal Kola, i cili mbeti viktimë.
“Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.
Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale”, shkruan Begaj.
Kur ben edhe Bajromi si president?!!
Disktutoje me Rames sa me shpejt se mos ia mbath jashte shtetit Lideri global….. lol —- —- Nuk thote policia por organet ligjzbatuese ….. ahahahahaha, ligjzbatuese ne shqiperi deri ne maternitet, o Baromo i Erdoganit… lol
Shyqyr bomo, sa te jesh ti nuk ngelet krim pa zbardhur. Po meqe ra fjala na zbar njecike krimet e tua me pronat e ushtrise, kot sa per muhabet.