Benet Beci flet zyrtarisht si kandidat për Shkodrën: S’jam socialist tipik, jam i punës dhe jo i fjalëve

26 Mars 2023, 18:00Politika TEMA

Benet Beci flet zyrtarisht si kandidat për Shkodrën: S’jam

Benet Beci, kandidati i Ps-së për Shkodën ka dalë me mesazhin e parë publik pas zyrtarizimit të kandidaturës për kryebashkiak nga PS.

Beçi, ka bërë të ditur se sllogani i tij do të jetë “Shkodra pozitive” dhe jo sulm ndaj rivalëve, ndërkohë ka deklaruar se nuk është as politikan e as socialist tipik, por ka qejf më shumë punën sesa fjalët. Mesazhin, Beci e ka publikuar në faqen e tij në Facebook.

Mesazhi i Becit

Kur dy vite më parë mora ftesën nga kryeministri Rama për të garuar për një vend në parlament, si përfaqësues i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, e kam thënë shpesh, kam patur dilemat e mia të forta personale dhe familjare. Nuk jam penduar asnjëherë për këtë vendim. Siç e kam thënë edhe më herët, arsyeja e vetme për të cilën jam bindur për të hyrë në politikë është Shkodra, mundësia për të bërë më shumë, për t’i kthyer mbrapsht aq sa të mundem Shkodrës së rrënjëve të mia, si një borxh familjar, personal dhe politik. Mikpritja që më kanë bërë socialistët e qarkut Shkodër ka qenë surprizuese për mua; u jam vërtet mirënjohës, siç i jam mirënjohës kryeministrit Rama, që më ftoi ta merrja këtë hap, e në mënyrë të veçantë çdo qytetari të qarkut të Shkodrës që, përmes votës, më dha privilegjin e besimit.

Unë besova fort se përmes kësaj përvoje të re në karrierën time, do të mund të kontribuoja shumë më fort për qarkun e Shkodrës. Por unë nuk jam politikani tipik, as socialisti tipik.

Unë jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve. Ka plot kolegë që e bëjnë atë punë shumë më mirë se unë, politika nuk duket se është rruga ime. Karriera ime është ajo e menaxherit dhe administratorit të punëve  publike; këtë punë kam bërë për më shumë se 20 vite. E gjithë përvoja ime është me i kthy idetë në projekte, projektet në punë konkrete të prekshme. Ndaj sot unë po tërhiqem nga roli i deputetit.

Me shumë mirënjohje për besimin që Partia Socialiste po më jep, jam gati për të marrë sfidën e kandidimit për bashkinë e Shkodrës. Megjithëse jam shumë i ndërgjegjshëm për sfidën shumë të vështirë që më pret, e marr me shumë dëshirë dhe ambicie pozitive.

Shpresoj shumë që do të mundem ta nis këtë rrugë të re, përmes mbështetjes suaj dhe me bekimin e familjarëve të mi! E kjo rrugë do të jetë në fakt drejtimi që mora dy vite më parë: zhvillimi i Shkodrës. 

Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë.

Do të kemi shumë për t’i thënë njëri-tjetrit në ditët në vijim! Sonte sinqerisht dua veç të them, shumë faleminderit!

18 Komente

  1. N
    Na myten

    Thashe se do kishte nxjerre Mero deren e viles se Becit ne Prush si më 2013 kur Saliu mendoi ta kandidonte per deputet te PD.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shaqo

      Bravo Benet Beci, coje Shkodren aty ku i takon te jete, midis me te mirave.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aldo

        Hajn je po Mos e prano si Ahmeti e si Tahiri ..nji mut jeni te gjithe ti nuk Ke lan rruge Pa vjedh .do marresh NOC Rrokun

        Përgjigjjuni
        1. h
          hani horra,pini horra

          mire e thote,nuk jam sicialist,por je andej nga fryn leku....

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodra me padurim per ndryshimin

            Shkodra mezi pret nje njeri si Benet Beci njeri i punes jo i llafeve jo partiak por i mbeshtetur nga PS do ti jape sShkodres ndyshimin e munguar deri tani , ku perate e taksapagusve shkojne per pune e projekte jo per te paguar protestusit sa here te therrase Sali murtaja .

            Përgjigjjuni
            1. d
              drejti

              ku i paske gjete kto komuniste vterane haaaaa e ke te sigurt fitoren ne shkoder haaaaaaaaaaaaa

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lani

                Na bëre kurioz o Benet me kete mendimin tend se s’je socialist tipik e se je i punes e jo i llafeve. Shpresoj se nuk mendon qe socialistet na qenkan dembelë e të llafeve. Fundja perse te zgjedhin pastaj nje si ti?!

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tani

                  S'jam socialist tipik...lol...shpikja me e djallezuar e djallit eshte se ai nuk egziston...

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Shkodra kerkon ndryshim

                    Shume mire Beneti,jo por keto hajdutat 32 vjeçar qe e vodhen Shkodren e nuk bene asgje per te

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Shqiptari

                      Ti benet beci nese ke turp me qen socialist , hik pirdhu bashk me shkodren se ja kemi fal saliut , as qe na plas , ashtu dun me nejt le te lepin saliun shkodront .

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Agron

                        Do ishte mire te nderrohej uji I okariumi se do ngordhi peshku qe ka mbi 30 vjet qe rri ne kete uje qe qelbet

                        Përgjigjjuni
                        1. Q
                          Qytetar i zakonshem

                          N'fakt nese pushteti lokal nuk eshte ne nje linje me pushtetin qendror zor se ka investime . Nese Shkodra zgjedh Benetin ivestimet do jene te sigurta . Se si do i manexhoje Beneti kjo ngelet per tu pare por investime do kete me siguri.

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Tironci

                            As njeri nga qeveritaret nuk esht socialist , jan rilindas , rilindasit ste falin ta rrjepin kecin ne trajse , kurse socialistet jan deri diku idealist dhe te vendosur , por partia socialiste nuk egziston me , qe kur mori ngjyren mavi , 3.5 muaj e quajn rilindje dhe 6 muaj para zgjedhjeve parti socialiste se duan ti marin votat elektoratit socialist , por ti or trim mos dil kaq hapur qe nuk je socialist se do maresh ate qe mori motra atij vlonjatit ne provim me duket , shkodra si ta ket qefin do me nejt per ibret le te shkojn mas saliut , nese duan zhvillim si xhdo qytet te nderrojn drejtim , si ta ken qefin , dhe me shkodren e saliut shkodranet kan ngren dynjan pjesa tjeter jan ne rregull.

                            Përgjigjjuni
                            1. t
                              teper sekret

                              "S'jam Socialist" e thone te gjithe Be-Be te e stanit Rama, ngaqe e dijne mire se kane damken e Hajduterise ne balle.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Shkodra Ýber Alles - Hail Edtler

                                Ripjellja Llapiste zotëron artin e balsamosjes së të kufomave hajdute BeBecjane, në mënyrë të tillë, që këta të mos e humbnin "rëndësinë".

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Loran shehu

                                  Je nje hajdut tipik

                                  Përgjigjjuni
                                  1. s
                                    selfo zeneli

                                    a mor Benet si e pasake masku Namik Doklen? (e para majtas) te ndihpm me ba fushat persmarit?

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      IPANJOHURI

                                      O BEC SE MOS NA BEHESH ME VONE KARABEC .

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje