PD ende pa vendim për zgjedhjet e 14 majit, Ngjela: Alibeaj i paaftë, del nga kriza vetëm nëse çon personalitete në zgjedhje! Berisha-Meta, të humbur

26 Mars 2023, 14:07Politika TEMA

PD ende pa vendim për zgjedhjet e 14 majit, Ngjela: Alibeaj i paaftë,

Avokati Spartak Ngjela e cilëson ‘të paaftë’ Enkelejd Alibeajn që nuk po arrin dot të marrë vendim se si do të hyjë PD në zgjedhjet e 14 majit.

Pas disa ditësh diskutime dhe mbledhjesh, i kanë mbetur vetëm pak orë që të marrë vendimin përfundimtar, por Ngjela thotë se nuk ka dimensionin e burrit të shtetit se ka frikë nga humbja.


Në një intervistë për Report Tv, Ngjela u shpreh se Alibeaj duhet të veprojë me urgjencë dhe sugjeron që të dërgojë Agron Gjekmarkaj në zonat katolike në veri të vendit sepse ka mbështetje. 

Sali Berishën e konsideron si fajtor për përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje pasi njerëzit janë të mërzitur me të.

“Po spikat paaftësia e Alibeajt. Nuk e ka dimensionin e burrit të shtetit. Ajo është Partia reale e PD, të tjerat janë flluska sapuni që nuk kanë lidhje me ligjin. Siç duket Alibeaj ka frikë se do humbë në zgjedhje se nuk fiton asnjë nga kandidatët që vendos ndërsa ka kohë ende për të bërë ndarjen e punës se ka të gjithë veriun të djathtë. Duhet urgjentisht të çojë Gjekmarkajn si i angazhuar në bashkitë e veriut se rrjedh nga një familje klasike e djathtë.

Saliu nuk ka asnjë katolik në grupin e vet. Të djathtën e ka çarë Saliu. Ata duhet me çdo kusht të nxjerrin PD nga kriza dhe kjo ndodh vetëm nëse hyjnë me personalitet në zgjedhje.

Ata nuk dinë të punojnë. Saliu në grupin e tij nuk ka asnjë katolik. Për përfaqësuesit në të djathtën e jugut, e cila është e mërzitur nga budallallëqet e Saliut e dinë se nuk luan për unitetin për përcarjen. Alibeaj nuk duket se i ka rrokur në mendimin e tij”, tha Ngjela.


Sa i përket koalicionit Berisha-Meta dhe deklaratave të tyre se do të sjellin ndryshimin më 14 maj, avokati Ngjela i quan si ‘të mërziturit e humbur’ që nuk kanë asnjë mbështetje.

“Janë të mërziturit e humbur. Është bashkim i humbësve dhe i atyre që nuk kanë përkrahje në opinionin publik. Nuk ka asnjë vlerë cilët janë personalitetet që kanë në përkrahje të tyre.

Sondazhet që kanë bërë agjensitë e huaja më thonë se s’kalojnë dot as 15% të dy bashkë. Është lëvizje përçarëse sepse ju nuk i besoni të gjitha por mbani mend se do dalin me dokumente se me kë luajnë. Do dalin dokumente që tregojnë aktivitetin e tyre jo pro Amerikës”, tha Ngjela.


Për listat e PS, avokati Ngjela thotë se treguan forcë me vendimin e tyre pasi rikonfirmuan si kandidatë 44 kryebashkiakët aktualë.

15 Komente

  1. D
    Ditmir

    Avokat ke dale ne pension prej shume kohesh qe kur fillove ta dredhesh sipas interesit. Per argetim ndoshta i lexojne zhgarravinat e tua por askush nuk i merr seriozisht ato. Mos krijo percarje fetare sepse jemi te gjithe shqiptare dhe feja jone eshte shqiptaria.

    1. F
      Flutura

      Degjoini pensionistet, sepse dine gjera, qe te rinjte nuk e kane fare idene. Katoliket e Shkodres jane nen thundren e myslimaneve, te cilet punesojne kudo njeri tjetrin. Avokati flet per ata, qe kane vesh, sepse pensionistet nuk kane interesa fare, tek politika.

    2. B
      Bureto

      Ç'thua mo Ngjelë! Ç'thua?! Po pse Alibeaj e ka në dorë të detyrojë Gjekën të lërë mandatin aq të lakmuar dhe që e ka fituar me aq 'mund'? Po të qe nga ato xhike ky, do duhej ta kishte bërë qysh në 17 korrik 2021, në kongresin e PD, kur e bëri si burrat miku i tij Mark Marku. E la në baltë edhe pse e di mirë se qe ai që e bëri deputet, kur i vuri si kusht Bashës, se pranonte ta udhëhiqte garën e Lezhës për zgjedhjet e 25 prillit 2021, nëse vinte Gjemarkajn (mikun dhe kolegun e tij) të dytin në listë, pra në vëbd të sigurt për t'u zgjedhur. Atëhere avokat, çfarë po propozon, që ai ta lëjë ai mandatin me tërë ato benefite, kur e di se me pamflete dhe hartime groteske, nuk e fiton dot garën me Pjerin Ndreun?! Dhe të ngelë kështu me gisht në gojë? Spartak, mos bëj sikur nuk kupton; Gjeka është skuth i madh, por jo dhe aq budall!

      1. P
        Populli

        Sipas Ngjeles, te ardhmen e PD-se e percakton faktori fetar, jo vlerat demokrarike?! Pra Gjekmarkaj, sepse qenkerka katolik dhe se eshte i te djathtes klasike si pinjoll i bajraktarit Gjonmarkagjoni qe ishte i privilegjuari i Perandorise Otomane?! Cfare nuk po na degjojne veshet......

        1. S
          SPAK

          Ngjela eshte shume i madh per tu ku[ptuar nga injorentet e Saliut!

          1. E
            Elisa-beth Spiropalikari von de Prrenjas

            Ngjela bën fizioterapi në banja muti të lëngëshëm. Po ngaqë ka pjerdhur harron gojën hapur. Dhe argëton rripjelljen me gjepurat anglosaksone.

            1. i
              i drejti

              haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa e madhe kjo

            2. X
              XYZ

              Avokat kij mendjen Partia e Vicidolit te Saliut. Propozon - Agron Gjekmatkaj Shkoder Bislim Ametaj Tronpoje e Vjeter Pedagogia Kuckana Tropoje e Re Spiuni Besnik ,mustafaj Durres Spiuni Shaban Qukapiku Kavaje Spiuni Tadi Mema Rrogozhine Spiuni Niazi Kosovrasti Vore Spiuni Hadsn Haka Fushe Kruje Spiuni vili Minarolli Kruje Spiuni Xhevdet Mehmeti Kukes Spiuni RUZHDI KECI PUKE Spiuni te tjere

              1. B
                Booo

                Ky ka rrjedhe nga trute me kohe! Po te ishte Alibeu “ Burre Shteti” thote. Hajde kar hajde!! Se burrat e shtetit behen me deklarata e autorizime te vdekurish. Eshte edhe mender jurist kaqoli!!!

                1. F
                  FCB

                  E kane perdhunuar keq ne burg te ziun .

                  1. D
                    Dani

                    Fol idiot fol se na ke munguar...ke 24 ore pa dale hajvan dhe kjo eshte e pazakonte...me kenaq per "raportet e tua te fshehta" ....Ky vend eshte vendi i brockullitesve me pagese si ty dhe hajduteve si Rama.

                    1. G
                      Gurabardhi

                      Z. Ngjela, kam respekt për ju por, këtu mia kefutur kot fare. Percelizimi poltik i bashkive në Shqipëri ndahet sipas bindjeve politike ose, më mirë me thënë, sipas trushplarjeve dhe, jo sipas religjioneve. Alibeaj, është një shimpanze i cili, nuk bëhet kurrë politikan dhe as burrë shteti. Ka shumë mundësi që e ka blerë ose detyruar Saliu që, ai, të mos marrë pjesë në zgjedhje, për të mos dobësuar Saliun.

                      1. d
                        drini

                        O ngjela, ne fakultet Gjekmarkaj ishte pararoje e Organizates se Rinise keshtu mos na ca karin me genjeshtra se qenka i djathte.

                        1. e
                          elektorati

                          Taku Taku .....llaku je bo si dikur Pal Vata.Nuk na the "miqte" a din gje per partine e dallkaukeve apo jo, apo presin humbjen e radhes!Nuk te kane thene gje ty per ndonje levizje taktike????????Po Agron Markagjonin u e gjete ,apo te ka dediku ndonje varg ne ato poezite e tij mbreslenese.I modhi Lym Alla ka pas thon :"Nuk bohet buke gruni me mjell misri" edhe kjo puna e PD-se keshtu ashte .Ajo parti bohet po e morri drejtimin e saj Dash Sula !Ha ha ha ha ha ha hap dritaret e kazanit del Taku,hap dritaren e prlamentit del Dashi!O zot ,pse nuk merr por na le te jetojm kot!

                          1. S
                            Shqiptar

                            Nje nga keto personalitete je to Shoku Taku, mund ta marresh edhe Meron dhe fitoni bashke me Lekeledin

                            Lini një Përgjigje