Veliaj tallet me “tramin falas” të Këlliçit dhe tregon pse u rikandiduan kryebashkiakët e qarkut Tiranë

25 Mars 2023, 23:19Politika TEMA

Veliaj tallet me “tramin falas” të Këlliçit dhe

Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar sot 61 kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, drejtuesi politik i Qarkut te Tiranës, Erion Veliaj prezantoi para mediave ekipin garues. Ai deklaroi se Kryesia rikonfirmoi kandidimin e kryetarëve aktualë në bashkitë e këtij qarku.

“Kemi konfirmuar kandidatët për Qarkun e Tiranës - është qarku më i madh, me 700 mijë votues. Tirana ka vajtur me 62 kandidate. Me përqendrimin e popullsisë Tirana do të ketë gjithmonë e më shumë zë, edhe me ndryshimin e mandateve në 2025, kështu që kemi marrë disa vendime jo vetëm për të fituar 14 Majin, por për të menduar edhe për fitoren e radhës.

Në bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla do të vazhdojë të ketë përkrahjen tonë. Bashkia e Rrogozhinës është transformuar totalisht. Me Redjan Krajlin do të vazhdojmë në Kavajë, duam të vijojmë investimet aty. Në Vorë, ne bëmë një eksperiment, provuam Blerim Sherën në zgjedhjet e parakohshme. Ka qenë një eksperiment që ka dalë me sukses. Duam që Vora të mos jetë një vend tranzit, por një destinacion. Do vazhdojmë me Rakip Sulin në Kamëz. Kamza, ndoshta ka pasur transformimin më të madh. Unë e di që e mira nuk ka fund, por këto janë vërtet ditët më të mira të qarkut tonë. Kamza nuk ka qenë kurrë më mirë, nuk ka qenë kurrë më e pastër, nuk ka pasur kurrë kaq shumë shkolla të bëra në të njëjtën kohë, qëkur u kthye nga një periferi e Tiranës, në qytetin e 5 osë të 6-të në Republikën e Shqipërisë. Rakipi ka bërë një punë të jashtëzakonshme në një zonë që, duhet ta pranojmë, nuk ka qenë një zonë e majtë. Sondazhet janë jashtëzakonisht premtuese, besoj që kësaj here, jo si në 2019-tën, por me një garë të mirëfilltë, do luftojmë për fitoren e Rakipit”, deklaroi Veliaj

Sa i takon listës për këshilltarë bashkiakë, Veliaj tha se do ketë prurje të reja nga fusha akademike.

“Këshillat Bashkiake do te respektojne balancën gjinore. Kemi bërë një shartim të disa rrymave, që përfaqësojnë shoqërinë e Tiranës, edhe të disa krahinave. Sigurisht, Tirana tani është mozaiku që përfaqëson gjithë Shqipërinë. Kemi disa prurje të reja nga bota akademike dhe kemi një kryesisht një fokus tek juristët dhe financierët, duke qenë se Këshilli Bashkiak do të duhet të marre vendime të rëndësishme për vazhdimsinë e punëve në Tiranë. Kemi disa projekte madhore që duam të kalojmë: Stadiumin e ri ‘Selman Stermasi’, Pallatin e ri të sportit “Asllan Rusi”, dy hangarë që e kanë tejkaluar moshën e tyre dhe duhet që t’i bëjmë të reja. Do të thotë që do të bëjmë disa procedura ligjore dhe skema financiare për të bërë këto investime. Te “Bulevardi i Ri” do të duhet që të vazhdojmë me një tjetër Pallat të Kongreseve. Ky që kemi shumë i mirë, por që sot është i rezervuar, kështu që do të duhet të bëjmë disa investime të mëdhaja aty. Bashkia e re e Tiranës do të transferohet te Bulevardi i Ri. Kështu që, për të gjithë këto operacione të rëndësishme të kryeqytetit po kërkojmë ekonomistë dhe juristë të zotë. Jam vërtetë i kënaqur që kemi një përfaqësi të të rinjve. Në sondazhet e fundit ne fitojmë në çdo moshë, por kryesisht tek mosha e të rinjve kemi pasur mbështetje më të madhe. Nuk e di kush ka ndikuar, puna, Viti Rinës, Viti i Sportit, kështu që duam që të rritet dhe përfaqësia e tyre. Do të jetë vërtetë një listë qytetare, që do synojë atë që është dhe ambicia ime për një fushatë pozitive në Tiranë. Unë nuk besoj se Tirana ka parë hajër as nga tramet imagjinarë, as nga këto historitë e shportave falas në fushatë. Tirana ka parë hajër kur ka pasur punë, kur ka pasur përqëndrim për t’i bashkuar njerëzit. Kur ne shqiptarët bëhemi bashkë dhe nuk i vëmë stërkëmbësha njëri-tjetrit, ne bëjmë gjëra të mrekullueshme”, deklaro i ai.

Vëliaj bëri të ditur se në Këshillin Bashkiak do të ketë edhe disa zv. Ministra. “Do të ketë një përfaqësi të zv.Ministave sepse unë besoj fort që lidhja e Tiranës me qeverinë qëndrore duhet të vazhdojë të forcohet. Patjetër që kemi një super avantazh, Kryeministri, ish Kryetari i Bashkisë së Tiranës, kupton ndoshta edhe më shpejt se kushdo tjetër ku është zemreku i Tiranës dhe ç’a nevojash ka, kështu që duam ta forcojmë këtë lidhje”, deklaroi Veliaj.

44 Komente

  1. D
    Dardani i Ri

    Urime të përzemërta dhe fitore Veliaj!

    1. A
      Asi

      Fitore e padiskutueshme! ????????

      1. k
        k

        Sigurisht që do fitoni me ato gamorë të ngordhur dhe non grata universalë që keni përpara.Kaloni nga bërzulla kur të shkoni jashtë shtetit se ka ca fshatarë me probleme,apo për ato e ka fajin anglia ?

      2. R
        Raimond vlonjati

        Po normal do tallet ky hajduti Veliaj, se ky nuk e imagjinon do te mos vjedhi para nga njerezit e thjeshte Ky eshte nje akrep qe meriton burgun per jete me vjedhjet qe ka bere

        1. E
          Enkeleda Ismailanji

          Urime fitorja eshte e jona padiskutim.

        2. E
          Erioni .S

          Urime te perzemerta dhe me fitore

          1. A
            Anxhela

            Mbeshtetje e perhershme vetem per te pazevendesueshmin Erion Veliaj

            1. A
              Arlind

              Urime dhe fitore PS

              1. D
                Dhimitra Kole

                Urime dhe fitore PS ????

                1. M
                  M

                  Ju urojme fitoren ne Mandatin e Trete ☺️

                  1. E
                    Erjon

                    Urime dhe fitore ps Edhe kandidatet e saj

                    1. D
                      Dhendri vjerrit

                      Ky thuthuqi kujton se pensionistet jane naive te besojne Kerricin. Qe ne oren 7:00 kur hapen qendrat e votimeve ata jane te paret qe shkojne votojne kundra Saliut. Fli fli dhe ti Kerric

                      1. M
                        M

                        Ne cdo vend te Tiranes duken punet e shkelqyera , gjithmone e me shume drejt rezultateve pozitive ne secilen kuadrat te ketij qyteti. Bravo e gjithe skuadra

                        1. M
                          Mirel

                          Ata zdin me ca premtojn Z. Veliaj Ju vazhdoni rrugen qe keni nisur..urime per fitoren...me Ju Tirana ka ecur shum perpara..nje Bravo e madhe prr ju Z.Veliaj

                          1. M
                            Marsilda karafili

                            #bashkëpërtiranëm #fitore

                            1. L
                              Ledi

                              Do te jete nje super fitore per Erion Veliaj dhe do te vijojne projekte edhe me te mira per qytetin e Tiranes????????????

                              1. E
                                Endri

                                Urime ne kete hap dhe ne vazhdim????

                                1. F
                                  Fjori

                                  Suksese te metejshme gjithe kandidateve te Qarkut te Tiranes! Vazhdimesia e puneve te shkelqyera nuk ndalet.

                                  1. E
                                    Enkeleda Ismailanji

                                    Fitoren e kemi te pa diskutueshme

                                    1. N
                                      Nertila

                                      Urime e fitore PS!????????????????

                                      1. A
                                        Anxhela

                                        Erion Veliaj eshte njeriu i duhur per te drejtuar kete kryeqytet dhe faktet jane te dukshme qe Tirana eshte zhvilluar kaq shume dhe qe do te eci gjithmone perpara me vizionin, strategjite, projektet dhe punet e bera. Fitore e thelle dhe madheshtore per lali Erin sepse e meriton!

                                        1. K
                                          KH

                                          E paska dhe ky si luli me tramin ????????

                                          1. A
                                            Anxhela

                                            ????????????

                                            1. I
                                              Ina Mehmeti

                                              Fitore e padiskutuar dhe e merituar per te gjitha punet qe ka bere Veliaj per Tiranen.????????????????

                                              1. K
                                                K!

                                                Suksese Erionit dhe me fitore per te gjithe

                                                1. I
                                                  Ina Mehmeti

                                                  Fitore e merituar nga Veliaj edhe kete mandate te sigurt.Flasin punet vet ????????????

                                                  1. I
                                                    Ina Mehmeti

                                                    Fitore e merituar nga Veliaj edhe kete mandate te sigurt.Flasin punet vet ????????????

                                                    1. a
                                                      ann

                                                      shum mir e ke o Lali ec perpara????????

                                                      1. I
                                                        Ina

                                                        Fitore e merituar dhe e sigurt edhe kete mandate per Erion Veliaj ????????????

                                                        1. D
                                                          DORI

                                                          Drejt fitores me pune konkrete.

                                                          1. J
                                                            J

                                                            Urime Kryetar me Fitore

                                                            1. M
                                                              MigenaA

                                                              Fitore e padiskutueshme!

                                                              1. T
                                                                Ton

                                                                Botoni komentet...me censure nuk shtyhet gjate...sa here kthehem ne Tirane te shikoj prinderit...me keq e gjej...mendimi im.

                                                                1. a
                                                                  anjeza

                                                                  Ndihemi te nderuar qe ju kemi zgjedhur e serish do ju zgjedhim

                                                                  1. D
                                                                    Donald

                                                                    Suksese ne fitoren tuaj te pa diskutuar Kryetar ????????

                                                                    1. O
                                                                      Orjola Demi

                                                                      Leri te lehin, ata lehin kurse ju punoni...vetem nje i verber ose i marre nuk do te pranoje qe Tirana ka ndryshuar rrenjesisht ne cdo kuptim ????????????????????

                                                                      1. R
                                                                        Rigers memushaj

                                                                        Kellici I humbur pa filluar ????????????

                                                                        1. M
                                                                          Marku M

                                                                          Urime dhe me fitore ????????????

                                                                          1. L
                                                                            Ledi

                                                                            Mbeshtetje per Erionin!Kemi besim qe do marri masat e duhura per zhvillimin e ketij vendi.Suksese ne fitoren tuaj te pa diskutuar!

                                                                            1. M
                                                                              Martin

                                                                              Erion mashtruesi, delirant e edepsez

                                                                              1. G
                                                                                Genta

                                                                                Tirana do votoj punet qe jane bere dhe ato qe do behen????????????????

                                                                                1. G
                                                                                  Genta

                                                                                  Tirana do votoj punet qe jane bere dhe ato qe do behen????????????????

                                                                                  1. B
                                                                                    Biblioteka

                                                                                    Faleminderit dhe suksese te metejshme????

                                                                                    1. G
                                                                                      Gerta Dhima

                                                                                      Mbeshtetje e padiskutur per punet qe jane bere e shume te tjera qe po behen????????

                                                                                      Lini një Përgjigje