Socialistet nisin mbledhjen e kryesise. Vlora qarku qe permbysi gjithe kandidatet, Gjirokastra dhe Tirana qe nuk ndryshoi

25 Mars 2023, 19:35Politika TEMA

Socialistet nisin mbledhjen e kryesise. Vlora qarku qe permbysi gjithe

Partia Socialiste ka nisur mbledhjen e kryesisë ku do të zyrtarizojë kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.  
Dy qarqet që kanë më pak ndryshime janë ai i Tiranës dhe Gjirokastrës. Në Tiranë do të ri konfirmohen pes kryetarët në detyrë ndërsa në Gjirokastër i ri do të jetë vetëm kandidati i Libohovës. 
Kurse Qarku që ka ndryshuar tërësisht kryetarët është ai i Vlorës. 
I dërguari poltik Blendi Klosi ka bërë një ndryshim rrënjësor të kandidaturave. Ai ka vendosur në Vlorë diplomatin Emral Dredha, djali i ish kryetarit të Bashkisë, Neki Dredha, pas vitit 1997. 
Po ashtu në Sarandë ka përzgjedhur Oltion Cacin, një biznesmen i suksesshëm në fushën e turizmit, dhe me investime në hoteleri dhe në Sarandë. 
Në Selenicë Delvinë dhe Konispol po ashtu do ketë dy emra të rinj. 
Në Komunën e Finiqit, nëse bashkëpunimi me Mega nuk funksion pritet të jetë kandidat Romeo Çakuli. 
I vetmi kandidat që mund të rikandidoj është ai i Bashkisë së Himarës Gjergj Goro. 
Debate mund të ketë për bashkinë e Divjakës, Bulqizës, Kuçovës Patosit dhe ndonjë emër tjetër. 

4 Komente

  1. J
    Johan

    Duket qe nuk i plas per Tiranen perderisa vazhdon me shitesin e fiqve. Hajde, per kryeqytetin e rrumpalles, se vetem seriozitet qe s'ka aty.

    1. A
      Albert

      Tirana, Johan, eshte qershia mbi torte e qeverisjes se Partise Socialiste.

      1. J
        Johan

        Po pra, ama ajo torte ka dicka tjeter me ngjyre kafe ne vend te cokollates.

      2. A
        Adriatik

        Ate me ngjyre kafe Jovan ta vem ty ne pjate ne dt 15 maj.te beje mire

        Lini një Përgjigje