Gazment Bardhi: Ndarja ime me Berishën është finale!

25 Mars 2023, 18:40Politika TEMA

Gazment Bardhi: Ndarja ime me Berishën është finale!

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se ndarja e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha është përfundimtare.

Komentet Bardhi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku u pyet nëse do të bënte fushatë për kandidatët e Berishës në zgjedhjet lokale, nëse Kryesia e PD vendos të dalë në zgjedhjet lokale vetëm me kandidatë për këshilltarë bashkiakë.

Ai shtoi se është pjesë e një grupimi që përdor arsyen në vend të mllefit dhe inatit që sipas tij po bën “mish për top” demokratët.

Bardhi: Në lidhje me skenarët si do dilet në zgjedhje, janë disa në diskutim. Qëllimi ynë, fitorja e PD në zgjedhje. Ky vijon të jetë objektivi ynë.

Ka një pjesë brenda PD që ka qëllime të tjera me ne. Kryesia, do marrë një vendim të përgjegjshëm në raport me momentin ku ndodhet PD dhe për të ardhmen e saj, nuk duhet të mendojmë vetëm për momentin, por atë që do vijë nesër për PD dhe gjithë Shqipërinë.

Nisida Tufa: Nëse do fitonte vetëm varianti për të dalë me këshilltarë, do bënit fushatë me zotin Berisha?

Bardhi: Ndarja ime me të është finale. Jam pjesë e një grupimi që përdor arsyen në vend të mllefit, përdorim përgjegjshmërinë në vend të inatit që bën mish për top demokratët.

8 Komente

  1. I
    Izag

    Gazja është një vrimë në ujë . Nuk ja var njeri në PD. Njeri pa shtyllë kurrizore , se pa bythë nuk mund ti thuash.

    1. D
      Doda

      QE ta varin ne PD duhet te rrembesh shpaten e te presesh koka

    2. M
      MOKRARI

      AS MISH AS PESHK

      1. t
        tefiku

        edhe eshte ndarje finale dhe nga ana tjeter nuk do qe te paraqesin kandidate per kryetar bashkie.Cfare mut plehrash politjkane kemi

        1. g
          goni

          pyetja eshte ,cte mbetet ty dhe alibythes po mori saliu me shume vota?

          1. R
            Realisti

            A ka gjë për të thënë ky plera për vrasjen e Pjerin Xhuvanit?

            1. B
              Bureto

              Unë i kuptoj, që në politikë nuk mund të deklaroni atë që kundërshtari do të donte të dëgjonte nga ju, atë që ende pa filluar gara të pranoni se atë e keni të humbur, dhe pse e dini shumë mirë se ashtu do ndodhë. Po atëhere çdo duhet të bëni? Atë që për afro dy vjet nuk e keni bërë: Të sfidoni 'non gratën', dhe të ndryshoni imazhin e keq që keni se jeni politikanë inertë, që nuk zgjoni energji dhe u lini të kuptojnë të tjerët se 'Foltorja' zotëron shumicën brenda jush. Dhe për të mos i ngrenë hakun Salehut, ai me çetën e tij deri më sot ia ka arritur ta bëjë, jo vetëm brenda jysh, por edhe në mjedisin publik. Bile tani po ju sfidon edhe në zgjedhje, duke thënë që do fitojë. Nuk e kuptoni se çdo të thotë ai me këtë? Se do mundi Ramën? Joo! Ai e ka betejën me ju. Atëhere do ta lejoni? Ju edhe bashkë të jeni, të humbur jeni, por ama nuk duhet t'i lini terren të lirë atij, në fakt jo vetëm atij, por edhe Ilir mafiozit. Ju duhet të jeni, në çdo rast, brenda stanit fitimtarë. Kuptojeni këtë jo për lokalet, por për ato politike në 2025, që nuk hanë larg. Po nuk keni kuptuar kaq gjë, më mirë ngrini flamurin e bardhë dhe secili të shikojë planet e veta, brenda apo jashtë asaj që do mbetet nga e ashtuquajtura Parti Demokratike, pjellë e Salehut. Nyja gordiane nuk zgjidhet duke i ardhur asaj rreth e qark, por me shpatë. Por mesa duket ta presësh këtë nga ata që nuk janë as mish e as peshk, është e kotë. Zoti ua bëftë mbarë! Saliu edhe pse politikisht i varrosur, e ka lënë litarin jashtë dhe po ju tërheq zvarrë. Jemi ndarë përgjithmonë me të, thonë mafishja Gaz dhe hasudja Jonidë!!! Po a jeni larguar apo ndarë ju nga mendësia e tij, mendësi që si politikanë produkt i tij, me në krye skuadërkomandantin tuaj Lule, ua ka kredhur qysh në ngjizje? Dhe disa orë u kanë mbetur për të filluar betejën me të keqen.

              1. E
                Emigranti U S A

                Gazi keni humbur shume pike me lutjen qe i benit Sali qen Berishes megjithate ka kohe per rikuperim . Saliu e ka luften vetem me ju pse nuk e ndoqet ne marrezine i tij kundra Amerikes , prandaj shterngoni opingat fort mos i lini hapesire . Ramen kurre nuk e mundni dot qofte edhe bashke me Berishen po te pakten thyejani koken Likes ,Mones e Saliut .

                Lini një Përgjigje