Gazment Bardhi: PD e ndarë në dy pjesë për shkak të Berishës, palës tjetër u kemi ofruar zgjidhje

25 Mars 2023, 17:38Politika TEMA

Gazment Bardhi: PD e ndarë në dy pjesë për shkak të

Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka four sot për situatën në të cilën ndodhet kjo forcë politike, si dhe për kandidatët për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ai u shpreh se për shkak të Sali Berishës sot PD është e ndarë në dy pjesë. Bardhi tha në një intervistë në “News 24” se u kanë orfuar zgjidhje grupimit të Berishës për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, por ata e kanë refuzuar.

"Për shkak të zgjedhjes së Berishës PD është ndarë në dy pjesë. Rezultati i 14 majit nuk do të jetë ai që prisnim. Betejë e çdo demokrati është që të bëjë betejë me Ramën dhe PS e jo mes njëri-tjetrit. PD dhe demokratët nuk e meritojnë këtë. Kjo është shkaktuar nga kokëfortësia e zgjedhjes personale.

Ne kemi parë si zgjidhje unifikimin e kandidatëve. Ajo që ne kemi tentuar dhe e kemi parë si zgjidhje në të mirë të PD, kur kemi ofruar gjithçka që mund të ofronte pjesa ku unë bëj pjesë.

Kemi qenë të hapur për cdo zgjidhje. Për shkak të Berishës nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Për fat të keq kishte një refuzim. Nuk është betejë e demokratëve sot të përplasen me njëri-tjetrin.

Do të bëjmë çdo pëpjekje që ne të gjejmë zgjidhje në sekondë të fundit. I takon PD zyrtare që të tregojë përgjegjshmëri në raport me situatën ku ndodhemi. Do të shohim se çfarë do të vendosë sot Kryesia e PD.

Unë nuk jam në PD për të parë një interes momental dhe pastaj të shkoj në një parti tjetër. Është kjo parti që më ka dhënë statusin sekretar", u shpreh Bardhi.

3 Komente

  1. E
    Evisa

    Thirrini mëndjes, Berisha është aq i marrë sa nuk ka zot që e shkul nga pozicioni. Është thjesht një i çmëndur, që për Unin e tij nuk pyet për askënd, jo më për PD. PD ka qënë për të një kështjellë nga ku qëllonte me top çdo armik të pushtetit të tij, sot kur e di që nëpërmjet saj nuk fiton më asgjë, as që do t'ja dijë më për të. Ai nuk ka mision tjetër vetëm të grumbullojë çdo arrivist dhe të marrë thjesht për të mbrojtur veten nga ligji. Ndaj lëreni në marrëzinë e tij, le të rrokulliset në humnerën e krijuar nga vetvetja, por që të kërkohet prej tij arsye dhe sidomos mëshirë për PD (siç bënë me naivitet Aliçka) ky është një iluzion vetëvrasës. Nxirrni 61 kandidatët në çdo Bashki, lëreni mëshirën dhe keqardhjen shoqërore për ata që nuk duan t'i bashkohen rrugës së ndershme, sentimentaIzmi nuk është rrugë suksesi në politikë, vetëm arsyeja e shëndoshë çonë në zgjidhjet e domosdoshme që koha kërkon.

    1. T
      Todi

      Ne radhe te pare shkaterroni Foltoren pastaj mendoni per Edi Ramen. Mos pranoni te bashkpunoni me Saliun, se ndryshe do te perfundoni si fllucke sapuni.

      1. I
        Injaci

        Nuk keni turp. Mire thojne qija nenen tjetrit te te therresi baba. Saliu ju shkerdheu, ju rrahu, ju gjakosi, ju peshtyri, ju poshteroi, ju ngjiti epitetet nga me te ndyrat, ndersa ti me ca zagare te tjere, rrini e i luteni Saliut te mblidheni bashke per te votuar ato qe do Saliu. Turp, njerez pa cipe. Nuk ju kuptoj ju qe keni kete mendje pse rrini me grupimin e Alibeajt, shume thjeshte, shkoni te SHQUPI, putheni ne bythe marshallin dhe vazhdoni punen, lerini Alibeajn me shoke te vazhdojne punen e ndershme qe po bejne.

        Lini një Përgjigje