Rama intervistë për gazetën greke: Çështja e detit në Hagë, pas zgjedhjeve në Greqi

25 Mars 2023, 12:46Politika TEMA

Rama intervistë për gazetën greke: Çështja e detit

“Megjithëse një vepër arti që pasqyron marrëdhënien Shqipëri-Greqi do të ishte një objektiv mjaft i vështirë për tu realizuar nga një artist, këto marrëdhënie në ditët e sotme, po bëhen gjithnjë e më të mira pas një periudhe trazirash dhe unë besoj fort në potencialin e mahnitshëm të këtyre lidhjeve për të mirën e të dy kombeve”- ka theksuar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën Ta Nea, në kuadrin e vizitës së tij në Athinë me rastin e hapjes së ekspozitës së tij personale “Improvizimet”.

“Arti nuk ndikon në politikë, është një jetë në një realitet tjetër,  ndërsa politika është një betejë në realitetin e jetës sonë ” – i përgjigjet kryeministri shqiptar pyetjes në se mund të ndikojë dhe ndryshojë politikën dikush me anë të veprave të artit, duke shtuar se: “Politikisht me Greqinë jemi në një nivel shumë të mirë, çështjet mes nesh trajtohen me përkushtim nga të dyja palët, me një mirëkuptim të përbashkët që ne duhet të zgjidhim dallimet tona dhe se askush tjetër nuk do ta bëjë për ne”.

Duke ju  referuar vendimit për ankimim të përbashkët në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për zgjidhjen e çështjes së zonave detare ai thekson se nuk ka mundësi që marrëveshja kornizë mes dy vendeve,e ashtuquajtur edhe si dokumenti i bashkëpremtimit, të dorëzohet para zgjedhjeve të ardhshme në Greqi.


“Ka një procedurë që duhet ndjekur dhe Tirana po ecën sipas hapave të parashikuara, me miratimin nga presidenti në fillim dhe më pas me fillimin e negociatave”-është shprehur ai duke lënë të nënkuptohet se zhvillimet në këtë çështje do to vijnë pas zgjedhjeve të muajit maj në Athinë.

Në lidhje me problemet e pazgjidhura të minoritetit  grek në Shqipëri si dhe të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Greqi, Rama shprehu vlerësimin e tij se “gjithçka po shkon shumë mirë” duke rikujtuar edhe vizitën e homologut grek Mitsotakis në Shqipëri para disa muajsh.

Sipas liderit shqiptar ekspozita e tij e organizuar nga Ministria e Jashtme, kishte synim të evidentojë pikërisht marrëdhëniet në përmirësim të vazhdueshëm mes Athinës dhe Tiranës.

Madje edhe në forumin ekonomik greko-shqiptar,u duk edhe njëherë - ka thënë ai -se sa të mira janë marrëdhëniet mes dy vendeve në planin politik , lidhjet ekonomike, por edhe hapësira që duhet tani e tutje për zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

 

17 Komente

  1. N
    Nje pensionist shqiptar, banues prej vitit 1993 ne

    Zoti Rama! Eshte imediate qe qeveria greke te trajtoje me te njejtin meter sic trajton vorioepirotet ne Greqi dhe jo te diferencuar,te demtuar ekonomikisht dhe te diskriminuar nga ana sociale, duke zbatuar ligjin famekeq te pensioneve 4387/16, nese me te vertete perpiqesh per zgjidhjen e problemeve te shqiptareve ne Greqi, ashtu sic ben cmos qe te zgjidhen deri ne nje problemet e ngritura nga pala greke per minoritaret ne S.hqiperi

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kalec Dega

      Berisha e shiti detin, Ramushka e vulosi...ca ka ma per belulin....... = Cfaredo vendimi te merret Greku do marri nga deti Jon.....atehere do jua shesi si fitore prape Edmushka.....

      Përgjigjjuni
    2. A
      Ani

      Shume mire e te shojim se kush do e fitoj

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eno

        Greqia ska asnje te drejt te mar nje pjes te degit tone boll na ka mar

        Përgjigjjuni
        1. T
          Teo

          Cfare do m greqia nga ne a pak spiterfaqe toke na ka mar

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mondi

            Ceshtja e detit eshte nje ceshtje teper e rendesishme dhe duhet zgjidhur sa me pare

            Përgjigjjuni
            1. B
              Bjordi

              Greqia le ta marri vesh mire se kujt i takon deti

              Përgjigjjuni
              1. S
                Soni

                Kemi besim ne vendimet qe merrni ju

                Përgjigjjuni
                1. N
                  Nori

                  Urojme per marreveshje me te mira

                  Përgjigjjuni
                  1. B
                    Bledi

                    Procedurat e duhura do ndihmojne ne vendime te sakta per kete ceshtje

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tea

                      Lider vizionar Edi qe mban marredhenie te mira me te tjeret

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        Klena

                        Fale takimeve te shumta qe po behen nga ju ,marredheniet tona te mira me to po perforcohen edhe me shume

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          Ela

                          Sa me shume takime behen nga lider Edi aq me shume forcohen edhe marredheniet tona me to

                          Përgjigjjuni
                          1. m
                            mire

                            Po normale qe do te realizohen te gjitha ceshtjet sepse nuk eshte si Berisha qe i hidhte cdo gje ne kurrizin e popullit

                            Përgjigjjuni
                            1. k
                              klodjan

                              Respekte kampiono

                              Përgjigjjuni
                              1. R
                                Realisti

                                Zoti Rama, po Çamëria u harrua? Janë me mijëra shqiptarë që u fshinë nga tokat e tyre në Greqi dhe sur kërkojnë të drejtat e tyre . Shpëtim Idrizi kolera gjithmonë në anën e gabuar në politikë zor se mund të bëjë diçka për ta.

                                Përgjigjjuni
                                1. f
                                  flori

                                  je kampion ti po lere ca duan tete perbaltin

                                  Përgjigjjuni

                                  Lini një Përgjigje