Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores

24 Mars 2023, 20:09Politika TEMA

Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores

Nga Ylli Pata

Sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pati zëra të rëndësishëm, si Jorida Tabaku apo Dhurata Çupi, të cilët kanë propozuar një version fatalist për Partinë Demokratike më 14 maj. Ndërsa Tabaku tha se duhet të punojnë për kandidatët e foltores për kryebashkiakë, deputetja Dhurata Çupi dha një version edhe më dramatik. Që Partia Demokratik nuk duhet të dalë me kandidatë fare më 14 maj, por vetëm me kandidatë për këshillat bashkiakë.

E që në thelb ka pikërisht atë që tha edhe Tabaku, pra që Partia Demokratike t’i dorëzohet Foltores dhe të bëjë fushatë për kandidatët e Sali Berishës.

Ky propozim(bëhet fjalë për të parin) politikisht është pa asnjë sens, ndërkohë që nga ana praktike nuk është fare i mundur.

Ka qenë Enkelejd Alibeaj, i cili sapo PD është regjistruar në KQZ, zyrtarisht ka bërë thirrje për kandidatë unike, duke përfshirë një proces diskutimi edhe për kandidatët e “primareve”. Sado e “passinqertë” apo “provocative” mund të ketë qenë ftesa politike e Alibeajt, përgjigja e Foltores ka qenë e prerë e qartë dhe refuzuese.

Madje Sali Berisha, e tha qartë sot se synimi i foltores do të jetë për të fundosur përfundimisht “klanin e Alibashës”.

Por atëherë, përse ka ende kësi lloj teorish, të cilat  dalin jo thjesht nga politikanë të palineuar, apo të pastabilizuar në struktura të PD-së, por nga deputetë të rëndësishëm e me poste të rëndësishme, siç është zonja Tabaku apo zonja Çupi?

Praktikisht që me ikjen e Lulzim Bashës një vit në parë, në Partinë Demokratike ka një vebrim konkurence për të luajtur rolin e protagonizmit.  E kjo është e pritshme, krejt e natyrshme dhe dialektike. U pa që vjet me kthesën aq të fortë të Grida Dumës, nga mallkimi i doktorit tek përqafimi i beftë dhe afrimi drejt foltores.

Është krejt i logjikshëm që në protagonizmin e tyre, deputetë apo politikanë të tjerë në PD t’I drejtohen edhe pjesës së militantëve që janë atashuar me Sali Berishën, edhe pse ka shumë gjasa që është një lëvizje krejt e padobishme. Përveç një procesi që mund të ndodhë në një moment të dytë të rikonfigurimit të opozitës shqiptare, të paktën sot për sot forcat janë kriastalizuar qartë. 

Është opozita që nuk e do lider Sali Berishën, ku përfshihet PD zyrtare, koalicioni ndërmjet Dashamir Shehit e Astrit Patozi, si dhe partitë e vogla të së djathtës që kanë shpallur distancimin social nga foltorja, si dhe establishment Berisha-Meta, së bashku me grupimet satellite rreth saj.

Këto dy grupime janë realisht vorbulla e politikës shqiptare tani për tani, përjashto ndonjë zhvillim i ri që mund të lindë rrugës.

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë më të qartë, pasi përveç superstrukturës së bollshme që ata kanë për të kryer fushata e aksione pasforcime, janë edhe zanatçi më të zot e më me përvojë se politikanët e rinj që kanë një pasiguri dhe paqartësi se si të sillen.

Në fakt, nuk janë vetëm zonjat Tabaku e Çupi në grupin e PD-së që prej kohësh lëvizin mes “Shilës dhe Karidbës” por edhe deputetë të tjerë, ose është më korrekte të thuash thuajse të gjithë deputetët.

E përgjigja për këtë paqartësi, ka shumë gjasa të vijë nesër, kur Partia Demokratike do të mbledhë organin më të rëndësishëm apo kartën politike më të fortë që ajo ka: Kolegjin e Kryetarëve.

Është pikërisht struktura e degëve të Partisë Demokratike që ka fuqinë e rëndësinë më të madhe në çdo fushatë apo aksion politik. Por në këtë gjendje, degët kanë marrë një fuqi edhe më të madhe, sidomos si pasojë e përplasjes së ashpër për një vit me strukturat e foltores. E sipas gjasave, piëkrisht drejtuesit në bazë, kanë arritur të kapin momentin për të qenë protagonistët edhe politik në vendimarrjen e Partisë Demokratike. E kjo vendimarrje, duket qartë se nuk ka pëlqimin e një grupi deputetësh.

Jorida Tabaku, mund të ishte shumë mirë kandidate për kryetare e bashkisë së Tiranës, e natyrisht është zgjedhja e saj që të mos i hynte garës.

Ndërkaq, ideja e saj dhe të tjerëve për kandidatët unikë nuk është fundi i botës, shumë mirë mund të arrihet edhe tani një marrëveshje për ndonjë kandidat të “primareve”. Por kjo mund të ndodhë në zona ku kandidatët përkatës nuk kanë dhënë asnjë provë për përçarjen e PD-së dhe sulmin e ndërsjelltë. Siç është folur për kandidatë në disa bashki jot ë mëdha si ajo e Libohovës apo Divjakës.

Megjithatë politikisht Partia Demokratike, pas gjithë këtij kalvari agresioni ligjor, verbal fizik e politik, i ka të gjitha të dhënat për t’i hyrë një gare të plotë, gjithëpërfshirëse dhe të fortë zgjedhore më 14 maj. Edhe nëse nuk fiton, ato zgjedhje do të jenë primaret e vërteta jo vetëm të Partisë Demokratike, por të të gjithë opozitën shqiptare. Nuk ka mënyrë tjetër selektimi sesa zgjdhjet, e sipas gjasave në PD ka shumë e shumë që u hanë duart për punë. 

Madje ka shumë mudnësi që janë në hiperaktivitet, e kjo dukshëm ka krijuar një situatë të re. E cila nuk ka përse shqetëson e frikëson deputetët, pasi është një provë e re për ta që të marrin realisht bekimin e bazës. Pasi deri më sot kanë pasur vetëm atë të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

19 Komente

  1. V
    Viktori New York

    Epo qenka e vertete qe Basha e Alibeu jane te shitur te Rama me tendera me te afermit. Sa frike e keni Salen o burri dheut,po ju thyen te gjitheve edhe pse Rama i ka tredhur thuajse te gjithe>

    Përgjigjjuni
    1. B
      Buda

      Partia zyrtare Demokratike me ne krye Enkeljed Alibeajn duhet te hyje patjeter ne zgjedhjet e 14 majit 2023, sepse garen e ka me Foltoren dhe jo me Partine Socialiste, e cila do t'i qendroje ne mbeshtetje per te zhdukur nga politika e lodhur shqiptare kreun e agjentures serbo-ruse ne Shqiperi, kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Sheqere Vuk Berisha.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bureto

        Në këtë gjëndje që është sot opozita në tërësi dhe ajo që përfaqësohet nga PD në veçanti, ngado që ta vërtitësh, në 14 maj del e humbur. Ndaj në këto kushte ajo PD që ka mbetur, nga lufta e brendshme që zakonisht, por gabimisht, e quajnë "zyrtare", krahas fushatës për vete, duhet të tregojë një distancim pa mëdyshje dhe pa komplekse nga dyshja (tandemi) i pështirë Berisha-Meta. E di që do t'i akuzojnë për bashkëpunim me Ramën, po pikërisht kësaj nuk duhet t'i tremben, pra dhe nuk duhet të kompleksohen prej saj. Është lojë e dëshpruar e foltoristeve te Salehut. E sigurt është që nëse PD i trajton njëlloj të dy palët si dyshen Berisha-Meta si Ramën, kundërshtarë të tyre, të jenë të sigurtë që do marrin në shumicë votat e elektoratit gri, që njëlloj nuk duan as Ramën, por po aq në mos më shumë pikërisht atë dyshe që urrehet nga shumica e shqiptarëve. Duke u sjellë kështu, as mish e as peshk, me drojën se humbasin votat e militantëve dhe mintigashëve të Salehut, gabojnë rëndë. Si me e votat e tyre, si pa to, të humbur janë, ama në këtë mënyrë, duke treguar se janë ndryshe, do rritin aksionet e tyre politike për zgjedhjet a ardhshme parlamentare, nëse do duan atëhere të vijnë në pushtet. Politika, veç të tjerave, kërkon vendosmëri, pavarësisht disa kostove afatshkurtëra. E ardhmja ka më shumë rëndësi. Dhe e ajo e PD-së, pa berishizmin do jetë e sigurt. Bindeni elektoratin për këtë, por duke vënë gishtin fort në plagë, duke u thënë shqiptarëve se për ta, Berisha dhe berishizmi është e keqja më e madhe. Jo se nuk e dinë, por kjo e thënë nga ju, jo vetëm do ju rritë kredencialet, por do ndriçojë dhe mendjet e ndjeksave të tij, që të arrijnë të kuptojnë dhe ata se me "non grata"-n nuk kanë të ardhme. Përgjigjjuni

        Përgjigjjuni
      2. a
        astrit

        Berishizmi i ka rrenjet e thella ne mendesine e deputeteve qe per çudi jane rjeshtuar antiberishe. Mungesa e kohezionit politik ka qene e do jete e ardhmja e tyre politike. Thjesht sjane te afte te kuptojne e te mendojne per hapat qe hedhin.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ish votuesi demokrat.

          Ne rast se ky dyzim vazhdon edhe pas fundit te kesaj jave, duhet te themi bye bye PD. Isha bere gati te votoja per PD pas 12 vjeteve pushim elektoral ,por me sa duket do vazhdoj te rri ne shtepi. Ju kreret pa bosht qe moret edhe emrin e simbolet deri ne seancen tjeter gjyqesore mos kujtoni se elektorati do ju ndjeki ne marrezite tuaja, turp per Bardhin, Tabakun , Cupin,por edhe Alibeaj. Kjo mund ti falet Dashnor Sules se aq kapacitet ka por jo ju te tjereve. Dyzimet e diteve te fundit jua nxorren se sa ju vleka lekura. Ik bashkohuni me nongraten me zor, I thoni t'u fali se do ti bien nervat pas disa kohesh e do t'ju japi nonje tavoline e karrike segje tjeter s'do te kete mundesi. TURP.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pirdhni se liroheni.

            "Kujdes" me tru larasken Tabaku qe eshte kther ne balone tauke, se do tu bej ndonje nuske per mallkim me thonj dhe lesh kari si mbese e Dervish Hatixhese qe eshte.

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ilirjan

              "Dumbabizmi" tipik shqiptar eshte akoma mbizotrues dhe frenues per cdo levizje progresive.Kjo eshte arsyeja kryesore e penalizimit te Shqiperise ne ecjen e saj perpara, e ne bllokimin e shume energjive njerezore qe bllokohen ne ngercin dumbabist, apo zhbllokohen vetem duke ikur ne emigracion, ne vend qe te sherbejne per te rritur mirqenien ne kete vend. Hapni trurin o politikane, o militante, hapni mendjet e lerini pasionet idiote!

              Përgjigjjuni
              1. Q
                Qytetari jo dixhidal

                Ne qoftese kini mendere dhe e quani veten se jeni ju Partia Demokratike,dhe ne tevertet Ju jeni , dilni me kandidat dhe keshilltare te tuajet . Po voruate kandidatet e foltofres ,shkuat nen shalet e Saliut . E kete se luan as topi.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kapterri

                  Shkruaj shqip moj patë

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Noci

                    Ky dyzim po i shkaterron pak nga pak keta te PD qe amerikanet po mundohen t'i promovojnë por ata nuk mund te shkeputen nga babai shpirtëror,keshtu qe nderkombetaret zgjedhin Ramen si te keqen me te vogël.por per shqiptaret eshte humbje pasi vendi pa opozite nuk mund te kontrollohet pushtetin qe qeveris si te doje

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      BARCALETA.

                      Flasin PATAT qe nuk fluturojne se s'kane me pende .Patave ne PD u kane mbetur vetem puntata.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Patoku

                        Eh moj Pate, sot me ne fund e ke nxjerre Macokun nga barku qe e ke pas fshehur prej kohesh! Je ne siklet te madh se deputetet e Alos mos i bashkohen kandidateve per kryebashkiake te dale nga Primaret. Boll mbajte hallet e ketij Pushteti Rama se tu thye kurrizi, shko tani tek oborri kryeministrise te hash krundet e dites se e kreve detyren e partise per sot. Hajt, te fala shoqeve...

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          SADIU

                          Partia Demokratike duhet të dal me kantidatura në çdo Bashki, por në të njëjtën kohë jashqitjet e Sali Berishës si Tabaku e Çupi me kompani duhet hedhur në ndonjë grop hale fshati të shekullit të kaluar. Sa turp, Alibeaj nxirë kandidaturat se % e fitores do të jetë shumë e lartë se e nongrates. Luftë për të zhdukur dhe për ti hedhur në koshin e plehrave mbetjet e të kaluarës, ata që i kanë mbërë këtij vëndi dëme të pariparueshme që kombi do ti vuaj gjatë.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Engjell

                            Uuu qenka shqetesuar produkti i vrimes anale te Rames!! Paska dale qe ne mengjes te kuterboje dynjane. Te paska dhjere qe ne mengjes ram sot o jashteqitja e Rames

                            Përgjigjjuni
                            1. S
                              SPAK

                              Jane te gjithe berishiste! Berisha vete eshte pjelle e teorise leniniste aleanca e fshatarsise me klasen puntore! U derguan ne shkolla komuniste dhe bij e bija komunistesh, njerez te pa edukuar apo te edukuar me frymen e Partise dhe shokut Enver! Ish partizane analfabete ,shoke te enverit,bene femije po onjorante dhe i martuan pastaj ose me budallenj ose me njerez nga fshati,kollovare dhe u mbushen komitetet e Partive me keta njerez! Dhe kjo fryme vazhdon edhe sot,fryma komuniste e te pasurit afer injorante, "YES" njerez! Enveri kishte nevoje per keta lloj njerezish dhe pose po edhe Saliu!Tritani dhe Belindi jane shembulli se si dy breza jane zgjedhur per te sherbyer! Presin te ngordhe Kali Sali, qe t'i marrin patkonjte! Me e turshmja eshte se media eshte e blere nga Saliu dhe na qenka "jo e lire"?! kelyshe te kastruar nga Saliu kane kapur median per fyti! Para e madhe eshte hedhur per te shpetuar kokat Sali e Like! Lutjuni Zotit o Shqiptare dhe prisni!

                              Përgjigjjuni
                              1. N
                                Nji dite e zakoneshme ne Pularin Politike PD

                                kaaaaaaaaaaaaak ka ka ka ka kaaaaaaaa

                                Përgjigjjuni
                                1. L
                                  Luani

                                  Tabaku eshte varianti femer i Bamir Topit, per keta te dy ekzistojne vetem interesat personale te tyre, jane si arrat fycke. Ndersa Cupi ne politike eshte nga Argita Berisha, peer te tjerat no coment

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gjakovari

                                    Deputetët janë kategoria më e ulët për nga morali në shoqëritë tona. Ata mbi të gjitha e kanë primar interesin. Kur i shof të bëmat e tyre çfar janë në gjendje të bëjnë për interes çmendem. Ndërsa ne votuesit përsëri i votojmë. Ata e ato po na thithin gjakun dhe djersën, sepse nga ne "populli" në Kosovë ata shpërblehen me pagë bazë prej 1800€, pa i llogaritur meditjet, shujtat e ushqimit, transportin, telefonin. E për benefitet nga korrupsioni s'po flas sepse ajo nuk është zyrtare. Kështu që pa u vetëdijesu elektorati nuk ka ankesa. E nëse përsëri mashtrohemi prej Tabakave, Çupave... e tek ne Gashave, Krasniqave, Berishave etj. këtyre ju qoftë hallall si gjiri i nënës.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. B
                                      Balona tauke

                                      Doli ne skene kjo balona tauke o mjer ky popull kush e drejton.Keta jane te gjithe me ilace.Populli nuk meriton asnje nga keta hajdute e kriminela. Kjo histerikja ka nevoje te shtrohet te 5sa te kurohet menderisht.Kjo vec politikane smund te jete….Shikoni o popull si zihen gangsteret per nje karrige qe do ju mushin xhepat kur te ndajne llokmat ne kurrizin tone pthuuuu….te gjithe te pafytyre

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje