Berisha krenar për përçarjen e PD: Ndarja përfundimtare me Alibashën e bën PD-në shumë më të besueshme

24 Mars 2023, 14:10Politika TEMA

Berisha krenar për përçarjen e PD: Ndarja përfundimtare me

Berisha: Kjo është ndarja përfundimtare me Alibashën që e bën PD-në shumë më të besueshme 

Alibasha, i lidhur në krim me Edi Ramën, siç e kam denoncuar, bashkë me Lul Bravën, po zbatojnë rigorozisht urdhrat e tyre. Nëse më pyet nëse humbet gjë PD, ju garantoj se vetëm fiton. PD ndahet përfundimisht nga një grup, nga disa pengje të shpërfytyruara, të marrë peng nga Edi Rama për lidhjet me krimet, për aktivitetet e tyre kriminale ose të familjarëve të tyre të ngushtë. Në këtë aspekt, PD vazhdon si lokomotivë e idealeve, aspiratave më të mira të shqiptarëve. Kjo që unë denoncova tani, pseudoshitjen me 9 milionë, siç shitet dhe blihet televizioni, shitet dhe blihet kryetari i PD i emëruar nga Edi Rama. Këto janë shfaqjet e shëmtuara të një narkoshteti që ka korruptuar dhe ka blerë dhe mban peng me lidhje krimi dhe pagesa individë apo grupe të caktuara. PD del nga kjo betejë shumë më dinjitoze, largohen prej asaj ata që nuk duhej të ishin kurrë në këtë parti, për implikimet e tyre. Kjo është ndarja përfundimtare dhe e bën PD-në shumë më të besueshme. Ata që mund të kenë pasur dyshimin më të vogël te fjalët që kam thënë për ta, tani del si drita e diellit se janë të vërteta. Kjo që denoncova tani, është pseudoshitje. Janë shfaqje të shëmtuara të një narkoshteti individë apo grupe të caktuara. Nuk mund të paguajmë për pengmarrjen e Lulzim Bravës. Ne po ecim drejt një fitoreje të sigurtë. Erion betoni bllokohet në bunker nuk takon dot 2 qytetarë në hierarkinë e organizatës kriminale. I treti pas Edi Ramës dhe Don Agaçios renditet Erion Veliaj. Ky është problemi, dëgjova një ditë që janë shtuar

4 Komente

  1. x
    xha Kasëmi nga Çepani

    Po fitova une,fiton PD-ja. Po humba une - humbi PD-ja. Nuk ka PD pa mua Sali Berishen. Kush me kundershton mua, eshte jo i shitur,;por maskara, tradhetar,i poshter, karikethyer, beseprere, bravaxhi. Vetem varrexhi e shkallaxhi jo se ato i kam une per te shqyer dyert.

    1. M
      Mutnika baxhella

      Po Berisha eshte malok or taj, aj vec fiton ja them un jue maloku nuk njeh humbje nuk tha kot i madhi Namik Hoti ate vetem plumbi e heq . Basha vec humbje po ishte i mire deri e shkeli pak pernjeheresh u shit tek Rama ,Alibashen e quante te mire sa mbante vallen Saliut sa lojti pak tradhetar i shitur Flamr mut Noka po demokrat i vertete .

      1. N
        Noci

        E ardhmja e PD eshte pikerisht grupimi i Alibeajt per shume shkaqe .Ata nuk kane lidhje me te kaluaren komuniste ,e njohin dhe jane te djathte ,shume nga ata te lindur.Grupimi gezon njohjen nga amerikanet dhe perendimi te cilet jane aleatet e pa zevendesueshem per mbijetesen tone.E kaluara mire apo keq ne demokraci hidhet pas shpine dhe me gabimet e fajet merret drejtesia.Mendoni pak qe PS dhe njerezit e saj kane maredhenie me USA kurse PD ben politike antiamerikane te cilet jane shembulli i ndertimit te shtetit

        1. c
          ce

          Lugati i Vucidolit filloi te hedhe idene e mosnjohjes se rezultatit te 14 majit pasi deklaruan se po perdoret administrata per fushate, po rriten rrogat e lloj lloj pretendimesh absurde qe vetem Lugati i Vucidolit dhe spiuni Agush i forti i pazarit te ri mund ti mendoje. Kur ishte ne pushtet Lugati i Vucidolit dhe bente fushate sa here shkonte Jozi apo Lugati ne ndonje zone elektorale nderpritesh mesimi ne shkollat e zones dhe nxenesit ne rresht dilnin ne miting dhe punonjesit shteterore nxirreshin me dhune ne mitingje. E di mire kete Lugati por ka harruar. Ish shefi i njesise OSt Tirana , nipi i Muli Nokes nje ish shikas qe sot ka zene nje pozicion komod te pamerituar ne OST dhe pa arsimin perkates i nxirrte me dhune punonjesit ne mitingjet e Sales dhe bente apel deri tek pastruesja ky Tocilla militanti kryetari i seksionit te Pd tek zona Senatoriumit. Prandaj Lugati i Vucidolit e ka nuhatur humbjen katastrofike qe e pret foltoren dhe particken e haremit te Jales me 14 maj dhe kane filluar tu bien daulleve te para te mosnjohjes se zgjedhjeve.

          Lini një Përgjigje