Shpëtim Nazarko: Zogu, shtetari më i madh që ka pasur Shqipëria. Përse s’kanë interes grekët që në Vlorë të bëhet një port i madh

25 Mars 2023, 09:38Politika TEMA
Shpëtim Nazarko: Zogu, shtetari më i madh që ka pasur

 

Analisti Shpëtim Nazarko e konsideroi Ahmet Zogun si shtetarin më të madh që ka pasur Shqipëria.

Nazarko vlerësoi faktin që Zogu mbante pas tij gjithmonë këshilltarë të dorës së parë. 

"Pjesa e majtë e mban Ahmet Zogun si satrap. Unë e mbaj si shtetarin më të madh që ka pasur Shqipëria. Pavarësisht se ai ka pasur veset e veta. Por Ahmet Zogu kishte gjithnjë këshilltarë të dorës së parë nga mbrapa. 

Domethënë italianë, që na vidhnin themi ne! Në vitet 25-30’, këta që shajmë ne Mit’hat Frashëri, Mitrush Kuteli, shumë agallarë të mendjes, mbanin leksione publike për pronën, konferenca që s’i kemi arritur sot. Në xhandarmëri mori këshilltarë anglezë. Në planifikim ka pasur arkitektët më të mirë të botës”, tha ai për emisionin e Mustafa Nanos.

Nazarko theksoi se e vetmja reformë agrare në Shqipëri është bërë në kohën e Ahmet Zogut.

Nazarko deklaroi në emisionin “Arnautistan” se Greqia nuk ka interes që në Vlorë të bëhet një port i madh.

Ai theksoi se Vlora ka dy përparësi në raport me portet greke, që lidhet me thellësinë dhe faktin që mund të mbajë transoqeanik.

Teksa u ndal te Korridori 8, Nazarko e konsideroi si hap të rëndësishëm atë që po bëhet për lidhjen e Durrësit me Maqedoninë e Veriut, por vuri në dukje pika e errët është mos përfshirja e Portit të Vlorës.

"Është rruga më e shkurtër që lidh Portin e Durrësit me vijat ndërkombëtare të komunikacionit, megjithëse unë gjithmonë mbaj dyshimin, se në këtë projekt të Europës ka një pikë të errët sepse nuk është i përfshirë aksi Rrogozhinë-Elbasan. Që do të thotë nuk është i përfshirë Porti i Vlorës, që potencialisht është një nga portet më të mëdha të Mesdheut dhe botës. 

Europa po na thotë që po do t’ju lidh me botën, por me një kafshitë të vogël, me një rrip të vogël që është Porti i Durrësit. Fakti që s’është përfshirë ky aks do të thotë që nuk ekziston në vizionin e tyre.

Për shkak të pozicionit gjeografik që ka Shqipëria, për shkak se është e hollë dhe e gjatë, detyrimisht do të lidhte dy portet e veta më të rëndësishme, Vlora dhe Durrësi, me Maqedoninë për të dalë në rrugët që lidhin Lindjen me Perëndimin.

Nuk e zëvendëson dot Igumenica Vlorën dhe nuk mund të transformosh akset që dikur edhe sot kanë lidhur Lindjen me Perëndimin. Lë ta quajmë si hap të parë të rëndësishëm këtë që ne po bëjmë, Durrës-Maqedoni, shkon ajo rrugë afër Librazhdit dhe pastaj kthehet që të evituar Qafën e Thanës, dhe pastaj të shikojmë më vonë”, tha ai.

Pyetjes se grekët s’kanë pikë interesi që në Vlorë të bëhet një port i madh, Nazarko i jep këtë përgjigje:

"Padiskutim, sepse kjo do të thotë që gjithë Greqia e Veriut duke përfshirë edhe Selanikun të shfrytëzojnë Vlorën. Vlora ka një thellësi 54 metra, që do të thotë mund të mbajë transoqeanik. Greqia ka dy të meta në krahasim me Vlorën, një që Vlora është thellësi shumë e madhe, mban transoqeanik që për Greqinë janë shumë të vështira, për shkak të natyrës ishullore dhe për shkak të vijave të komunikacionit. 

Nga pikëpamja gjeopolitike Greqisë s’do t’i interesonte një Shqipëri kaq e fortë, sepse në pozicionin gjeografik, një Greqi që ka prapa një Turqi jo shumë mike, disa vende arabe jo shumë mike, po të ketë edhe një Shqipëri që s’e shfrytëzon dot ekonomikisht, mbetet apandesiti i këtij pozicioni në Ballkan. Kurse në mënyrën si kemi vepruar ne, jemi shndërruar ne në zorrë qorre të Ballkanit ose Europës”.

41 Komente

  1. M
    Moisi Golemi

    Kështu është kur k0qeve u vihet gojë në vend të l0qes.

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ???

      nuk e kuptoj se perse ky bolja permend nje personalitet te madh si Mitrush Kuteli, i cili nuk ka pasur fare lidhje me zogun e kurves ...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Moisi Golemi

        Sepse është idiot dhe i bën gjërat lëmsh.

        Përgjigjjuni
    2. k
      kush e degjon kte nastradine more aman

      zogu kurves o i pafytyre njerez me moral kurvash

      Përgjigjjuni
      1. Po. Per fshataret si Nazarko. Popullsia shqiptare ne vitin 1938 ishte 99% analfabete…. Ai nuk ishte mbret po ishte Gaztor. Gjyshi im e kishte mik, po as mund te krahasohen. Kur imgjysh qe ne burg zogu kurves bridhte me kurvat europiane… Nazarko dmth Bole.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shpetim Nazarko

          99 perqind analfabete gjeti Zogu dhe 800 mije banore Per10 vjet beri ate qe ber me ca shkolla qe si ben dot soti. 3 5 milione kishe ne 90. Dhe 99 perqind me shkolle. Shiko cfare bere per 30 vjet .Kur ti krahasosh do kuptosh se gjynah qe i ve titullin vetes fshatar. ....Veri ndonje emer tjeter vetes se FSHATAR eshte nje gje e madhe!

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ???

            Ju pseudoNazarko, keni mundesi te shpreheni me mire shqip?

            Përgjigjjuni
        2. D
          DS

          Ka ndonje njohje nga ndonje institut shkencor brenda apo jashte shqiperise ky Nazarko se ka kohe qe nuk heq dore per te na dhene mend. O moj shqiperi, e mjera shqiperi!

          Përgjigjjuni
          1. hosteni

            Emri e plakës tënde me të vogël shkruan?!

            Përgjigjjuni
          2. N
            Noci

            Ne çdo perballje Nazarko nuk rri pa permendur portin e Vlores dhe ka te drejte se ka shume avantazhe sot qe Shqiperia eshte e hapur.Lidhja e Vlores me Qafe Thane do t'a bente nje port shume i rendesishme,por duke i prishur pune grekve .Nazarko eshte nje nder analistet me realiste sidomos per ekonomine.Eshte nje nder te ikurit nga Berisha

            Përgjigjjuni
            1. p
              prit qe te behet ky vend

              pleqeria ben punen e vet.Zogji kurves e la vendin ne erresir e analfabetizem,dhe saliu e coi drejt shpellave.

              Përgjigjjuni
              1. S
                Sulo

                Nuk u mbaruan loqet ne kete vend! Po ti mbledhesh vitet, mo shume ne pushtet ka qene Edi Rama se Zogu o bole, si e shpjegon qe akoma sot gjysem analfabet jane shumicat. Bejne ham ham per partite gjithe diten e nuk lexojne nje liber ne gjithe jeten e vet

                Përgjigjjuni
              2. b
                beni

                Keta analistet jane specialiste per gjithshka, Ky zotnia qe thone ka vetem shkolle te mesme jep mend per ekonomine,politiken vlereson njerzit sipas oreksit te vet. Derdellit kodra mbas bregut megjithese Zogu per 15 vjet ndertoi vetem nje ure, Edhe ne fuqi e solli serbi.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shpetim Nazarko

                  Pergjigjen edhe per ty e ke siper.

                  Përgjigjjuni
                2. P
                  Pesimisti

                  Sinqerisht e mbaja per nje nga gazetaret apo analistet me racional,por jam i befasuar nga kjo deklarate e tij per shtetarin me te zot qe e vetmja zotesi e tij eshte marrja thesarit sikur blen nje kg molle.Nuk dua te llogarise pasaktesite e tjera por po kapen nga ajo e forta ku niset dhe argumenton zoteria keshilltaret.Permend se kane qene te huaj dhe te zote por sme thua veprimet qe ka bere perndjekjet ndaj figurave elitare qe ka oasur ky vend koncesionet apo shitje territoresh per favore pushteti jane rrjedhoje konsultimeve me keta zoterinj kaq te zote?Zoteri nje vend feudal me nje prapambetje tmerruese nje reforme sado minimale dhe e parendesishme te jete merr permasa kolosale nga injoranca e trasheguar dhe primitivizmi i vendit.Kushdo do te behet interesant kur flet apo nxjerr nga goja dicka qe se ka thene kush me pare ne kete rast jo e kane thene dhe te tjere me pare por ajo ka qene ne konteksin politik dhe jo historik prandaj o analista te dhjerre me tere kuptimin e fjales lerjani historianeve akademikeve rradhen e gjerave historia duhet shkruar nga ata qe e kane zanat dhe jo ke e rren menja.

                  Përgjigjjuni
                  1. s
                    spata

                    Cti thuash Nazarkos per keto qe shkruan . Zoti te jep nje cilesi e disa veti njerzore . Politkan nuk mund te behen te gjithe, as analiste e gazetar,as sportiste e shahiste .Nazarko ,si shahiste ,mendon se mund ti beje te gjitha.Po c'ti themi nje evgjiti, qe vetem me tregeti farash , u be nje nga biznesmenet me te fuqishen ne vitet 1996. Nazarko me kete shkrim tregon se u plak .Kjo nuk do te thote se eshte budallepsur. Kur vjen ne kete mosh shume mendojne se kjo apo ajo duhej bere me mire .Por gabojne kur nxjerrin konkluzjone per nje kohe qe historija e ka mbyllur . Nazarko gjen nje mosperputhje, te zhvillimit ekonomikte vendit dhe hidhet e mburr qeverisjen ne kohen e Zogun .Nje gabim qe ndoshta behet pa u thelluar ne treguesit e mireqenjes se popullit ne kohen e Zogut .Ne ishim aq te varfer sa as reformat qe beri Hoxha ,ne interes te fukarallekut ,varferija nuk u zhduke . Kur kam vizituar disa fshatra, mbas malit Tomorr ,kam mbetur me goje hapur nga gjendja e veshtire e atyre qe jetonin .Ai qe me shoqeronte me keshilloje te mos flisja keq se ndoshta na pergjojne dhe me pas te vjen mbas kokes .Jo i thash .Nuk mund ta mbyll gojen.Nuk eshte jete kjo .Dhe per ta rergulluar shtova . Ndoshta Partija nuk e di .Ndryshe do te vinte dore .Oh ! Ti ke te drejte por ne kohen e Zogut keta vdisnin per buke te thate dhe skishte kush ti varroste e jote kene nje minder per tu shtrire . Me keto dua ti them Nazarkos!. Mos e pacim fat te na kthehet ajo kohe.Sic po rrjedhin ngjarjet politke, mbas vendosjes se demokracise ,fara e Zogut ka vite qe po sundon ne Shqiperi. Berishizmi dhe tani Rama po qeverisin sic ka qeverisur Zogu .E qe ta beje me te lidhur, me mendimin e Nazarkos per Portin e Vlores, defektet duhen gjetur tek politkat qe jane zbatuar deri me sot ne Shqiperi . Vlora ka vetem buze te kuqe se per te tjerat eshte ne gjendjen me te keqe se paraviteve 1970. S'ka zhvillim dhe gradualishte jane shmangur te gjitha prespektivat e zhvillimit edhe pse dikur kishte potencjale ekonomike shume here se sa sot . Vlonjatet jane te tradhetuar nga programet e zhvillimit . Ato jane perqendruar rreth Tiranes dhe vendeve ku biznesi eshte ne duar e figurave kryesore te politkes dhe shtetit .Ato pak investime ,qe jane bere, ne funksjon te turizmit ,jane pa intertes te vete popullit te Vlores .Turizmi aktual eshte sezonal dhe nuk garanton vazhdimesine e bizneseve ne Vlore per te plotesuar nevojat e qytetarve e jo me te rinise qe eshte shkulur nga Vlora . Nuk eshte rastesi qe si ne kohen e Zogut dhe tani Vlora eshte e penalizuar .Nuk dua te rrjeshtoje se ne cfare gjendje te mjerushme ka qene Vlora ne kohen e Zogut dhe cfare ndryshime jane bere ne keto 100 vjete .Le te me thot dikush me shifra sa ka qene dhe eshte rritur ekonomija e Qarkut te Vlores. Cilat jane burimet ekonomike qe mbajne gjalle kete popullsi prej 230000 banore, te regjistruar, se ne fakte atje jetojne me pak. Pra zoti shahiste jo gjithmone guret e shahut vihen atje ku duhen . Ne kemi vuajtur e do te vuajme, jo per shahista, por per politkane qe te drejtojne shtetin per interes te kombit . Sic po e shikojme Rilindja, me Ramen, ka devijuar nga rruga e Zotit dhe pasojat do te jene edhe me te renda per kete popull . Nuk justifikohesh duke thene se ky eshte kapitalizmi .Teori qe ata qe e citojne duan te mbulojne deshtimet e tyre . Kapitalizmi sot ka ndryshuar format e qeverisjes dhe eshte me shume socjal se cka qene .Ne Shqiperi eshte egessuar sic jane dhe vete ata qe bejne politken e qeverisin popullin vule-humbur .

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      BBC video

                      O Nazarko se kush eshte ai qe shiti shqiperin e di gjithe bota, por une qe po shkruaj kam video 2.30 ore gjysem te BBC origjinale se kush ishte ai. Jam munduar te lidhem me Meron qe tjap kte dekument kaq historik, por djali I Meros me tha e sa video caseta na thon por jo si kjo o Nazarko dhe ti o djali Meros.

                      Përgjigjjuni
                      1. e
                        emigranti

                        Per here te pare me befasoi z. Nazarko dhe bie plotesisht dakort me te. Persa i perket portit te Vlores, pervec Europes, pjesen kryesore te pergjegjesise e ka qeveria shqiptare , e cila duhet te jete me aktive ne projektet e paraqitura. Ndersa Zogu me gjithe balten e hedhur mbi figuren e tij nga propoganda fashiste, e ndjekur pastaj nga ajo komuniste per mjaft dekada, duke u vazhduar nga historianet e indoktrinuar komuniste edhe ne ditet e sotme, mbetet figura me e madhe politike shqiptare. Ne 15 vite arriti te ndertonte shtetin modern shqiptar, i porsadale nga prapambetja 5 shekullore e sundimit turk, i ndjekur nga nje dekade pastabiliteti politik. Shteti shqiptar i porsadale nga gjumi letargjik, filloi me ngritjen e nje sistemi legjislacioni bashkohor, ate bankar, koncensione perfituese per shtetin ( jo si PPP - te e sotme ), sistemin rrugor inegzistent deri ne ate kohe . I gjithe sistemi rrugor qe trasheguam deri ne vitet '90 ishte ndertuar nga qeveria shqiptare ne kohen e monarkise, perjashto " rrugen e rinise " dhe ate " te drites " qe i perkasin periudhes komuniste dhe disa rrugeve te ngritura nga Austro- Hungaria, gjate Luftes se pare boterore ( 1914 - 1918 ). Qytetet shqiptare filluan te ndertohen sipas nje sistemi urbanistik, ndryshe nga ndertimet kaotike te meparshme. Shqiperia per here te pare filloi te ndjeje forcen e shtetit, rregullin e sundimin e ligjit.

                        Përgjigjjuni
                        1. t
                          tironsi

                          ik o komunisti ik cili zoge ai hajduti, ai beri shtet qe punoi vec per familjen e tij, dhe kur shqieria kishte nevoje, per te vodhi arin edhe iku ky eshte ai mbreti i famshem ,po perse duhet te ishte zogu kaq i mire , apo e kemi kultur ne qe nxjerrim njerze te shquar, nga fashatre pa toke ne sallonet perndimore ky ishte mbreti zoge ta gezoni. hajdutin

                          Përgjigjjuni
                          1. B
                            Blerim

                            Idiot komplet,një trap që flet,një shkarravinë morale e mendore.Shqipëria nuk ka pasur shtetar,Shqipëria ka pasur hiena të cilat e kanë xhveshur e rrëgjuar deri në kalbëzim e vdekje klinike,për më tepër Zogu.

                            Përgjigjjuni
                            1. p
                              paemer

                              mendimtar province

                              Përgjigjjuni
                              1. h
                                hë për hë...

                                Shpetim ja ke futur kot. Keshtu flet ti gjithnji?. Kush te tha ty qe Gjiu i Vlores qenka i gatshem qe te prese transoqeanike? Po shifren prej prej 54 meter kush ta ka dhene? At'here mesoje mire qe here tjeter te mos flasesh qesim dhe ti japesh llapes sikur i di te gjitha si kopetent ( jo si ai i vlonjateve ne ate barcaleten per V. Rucin) Gjiu i Vlores eshte tmeresisht i ceket dhe thellesine rekord prej 14 meter e ka diku nga mesi i tij. Luhatet nga 8-11 meter ne te gjithe siperfaqen, me perjashtim anes dhe buzes se karaburunit ku thellesia nuk i kalon tek 27 meter. ishte linja ku lundronin dikur nendeteset e orikumit per te dale ne mezo-kanal. Aty thellesia midis kepit te karaburunit dhe sazanit fillon me 60 meter e me tej shkon me thelle. Une qe te po te jape kete situacion e informacion kam punuar me hartat e gjiut. Madje te skicuar me zona te qarkuara. E njoh mire me pellembe ate zone. Jam zhytur me Katerin e Rades qe fundosi me dhjetra shqiptare ne mes te detit ne 97 ten i cili sherbente ne Vlore kryesisht per studime dhe zhytesa te marines. Behuni me serioz Nazarko dhe mos broçkullit ashtu siç bejne analistet e tjere neper ekrane televizive. Sa per Ahmetin kendveshtrimi yt duket prej nje adoleshenti. Ne demokraci jemi dhe sekush ka te drejten te flase e te jap mendimin e vet. por kjo nuk do te thote se ti ke monopolin absolut se vertetes. Kaq

                                Përgjigjjuni
                              2. I
                                Idioti

                                Perfundimisht ky paska rrjedh, ne fakt edhe kur ka qene me i ri nje cop sharlatani ka qene si gjithe te tjeret. Zogu ishte feudal, shqiperia ishte i vetmi vende feudal ne Evrope ne ate kohe dhe thellesisht nje vende i prapambetur. Kur edhe koha per te marre pushken mori floririn dhe iku. Sa per Greqine dhe portin e Vlores nuk ja vlen te merresh me ty si ti nuk beson ke qene ndonjer ne portin e Vlores. Greqia ka floten detare tregtare me te madhe ne bote dhe hap ndonje liber apo bej kerkim ne google per portin e Pireut. Porti i Vlores eshte port turistik.

                                Përgjigjjuni
                                1. d
                                  dulla eshte gjalle

                                  Te lumte o idiot, sepse e konfirmon qe qenke super-idiot!

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Soza

                                  Po e filloj me portin e Vlorës. Është porti më me perspektivë në bregdetin tonë. Nuk arriti të përfundonte deri në 1990, por deri atje ka shkuar hekurudha, ka thellësi natyrale për anijet e mëdha të kontejnerëve dhe është i mbrojtur nga dallgëzimet. Në këtë gji , një mjet në pritje, në radë mund të qëndrojë 500 m larg portit. Sa për mbretin , është që ngriti internatin në Krumë për arsimimin e fëmijëve të zonës, ndërsa sot Kruma dhe gjithë Hasi janë boshatisur e jo më të kenë shkolla. Në kohën që erdhi Zogu në pushtet, në Shqipëri ishin ende marrëdhëniet feudale, por të tjerët ecën me rrjedhën dhe nuk u shquan për më shumë. Sot flasim për atë që është bërë, por harrojmë të themi se çfarë kemi humbur dhe çfarë mund të bënim. Ka qenë një artikull "Në kërkim të kohës së humbur ", i cili nga autoçensura nuk i renditi të gjitha. Megjithatë, të rrojmë e të shohim.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. I
                                    Idioti

                                    Ore mos je gje shok me kete Nazarkon ti? E kupton qe eshte budallek te flasesh per thellesi natyrale me 2023? Arabi do nderhyj ne portin e Durresit do ta thelloj te hyjne groceret turistike. Sa per Greqine ka portet me te medhaja ne bote. Porti i Pireut ne Greqi eshte me i thelli ne Evrope dhe i dyti per nga madhesia. Pervec Pireut ka edhe 20 porte te tjera tregtare. Nazarko ka rrjedh i shkreti.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. I
                                      Idiotin ne vrime te sumes

                                      Na cave trapin me portin e Pireut. Hidhi nje sy hartes te shikosh distancat nga Vlora per Europe dhe nga Pireu ne Europe. Kush po flet per Pireun qe eshte ne fund te Ballkanit?!

                                      Përgjigjjuni
                                  2. f
                                    fshatari

                                    Gynah qe i ke vene kete emer vetes. Idiot nuk mund te jesh meqe shqip dike te shkruah. Hygoi thote per ca njerez si ty. Kush i ka veshet te medhenj do degjoj shume budallalleqe, kush i ka te vegjel do ti dhembin.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. R
                                      Real

                                      Eshte shtetari me i famshem thote,po pallosha qe ju beri 8 me dy anglezeve qe i beri te gajasen se qeshuri me batutat e Duces.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. F
                                        Fatmiri

                                        A Zogu ka mbaruar 5 klasa per tete vjet qe ka ndenjur ne Turqi.Se ku qendron madheshtija e tij intelektuale,te na tregoji pseudoanalisti!?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

                                          Nazarko qënke bërë për domino ! Elbasani me Vlorën nuk duhet të lidhet nga Rrogozhina por nëpërmjet një rrugë që shkurton paralelizmin, më shumë se 80km. Starti i hajdutllëkut në Shqipëri ka filluar në kohën e Zogut.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. D
                                            Dani USA

                                            O Shpetim o idiot ti jeton ne pylle ,une jame 69 vjece dhe njoh te pakten fshatin time pa shkoll pa rruge mocale pylle deri ne vitin 1958 dhe mbas vitit 1958 u ngrite shkolla fillore u tha mocali u be rruga dhe mbas vitit 1967 u be gjithe shqiperia me shkolla dhe u elektrifikua dhe ti idiot i lindur thua Ahmet zogu burr shteti jo burre shteti nuk ishte po ishte nje tradhetar dhe ti je nje sahanlepires iqelbur.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. D
                                              Dani USA

                                              O Shpetim o te qifte kina po te keme perballe do te beja te fluturoje me preshe ne bythe o injorant.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. P
                                                Populli

                                                Pse o Nazarko nuk kujton asgje nga e kaluara e hidhur cfar trashegoi ky popull?Une kam lindut mbas clirimit dhe kujtoi plot te keqia: dhe ai sistem i monizmit beri plot gjera,e para zhduku analfabetizmin e trasheguar morin,zgjeben,sifilizin,malarjen ngriti uzina kombinate hidrocentrale,ne 1967 perfundoi elektrifikimi i vendit dhe gjeja me kryesore kishim aresim dhe shendetesi falas qe sot keto te dyja po i qajme me lot.E hidhur ka qene lufta e klases dhe per kete kemi faj tegjithe ne si popull kemi spiunuar njeri tjetrin . Nuk hidhet balte ne cdo gje se jemi kthyer mbrapsht do vemi perseri 800000

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Stockholmi

                                                  Sigurisht që do të deshëm që vendi ynë të ishte qendra e botës por për fat të keq e kundërta është. Sa për Zogun edhe në se u përpoq të bënte diçka të mirë, vetëm fakti që rrëmbeu gjithë thesarin e shtetit duke e prishur rrugëve dhe hoteleve luksoze të botës së bashku me enturazhin e vet grotesk, meriton vetëm përbuzje.

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. C
                                                    Coli

                                                    "Zogu shtetari me i madh. "O Nazarko te rrosh vete se mendja te paska lene. .................Hajduti me i madh po

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. E
                                                      Erdogan

                                                      Ahmeti per Angloamerikanet ishte Zhele-nski i Arnautise. Ata qe ndane Epirin ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke nuk donin kurren e kurres nje Njeri te Ndershem ne krye si p.sh Theodan Stilian Mavromatis (Noli). Nuk donin nje Njeri te kishte marredhenie te Mira me Greket por pro turk. Perca e Sundo. E ke bere pyetjen o Pionieri i Enverit zoti Shpetim perse you te Privilegjuarit (Pivilege) e Sulltanit nuk martoheshit me te Persekutuarit (Persecution) Kaurret e Derrit? Per cfare Shteti (state) e ke llafne o Nazarko per kete Pashallek te krijuar (criate angl) nga Fuqite e Medha me mijera Xhamija,Teqe,Medrese,Skolio turke etj? Ik pyet Arvanitasit per interesat e Greqise o Nazarko.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. J
                                                        Jimi

                                                        Shpetim ! Ke te lexojme, e besojme ty, apo Nolin !?

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. S
                                                          SPARTAK

                                                          nga maloket qe kane udheheq ket ven...zogu eshte burre zotni ne krahasim me berishen.zogu majti per 15 vite stabilitet...berisha as per 4.zogu krijoi shtetin shqiptar,berisha e prishi.pastaj zogu kish ato zullumet e tij...dhe s ishin pak..vodhi arin...shiti vendin...po pse arin qe vodhen berisha meta...qe akuzonin njeritjetrin...ZOGU KRIJOI SHTET...VRAU KUNDERSHTARET OK...PO PSE BERISHA CA BERI...META CA BERI...ZOGU O MALOKU MO ME TRU QE KA UDHEHEQ KET VEN.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. R
                                                            Realisti

                                                            Provincial inteligjent. Por nuk ka llogjiken minimale mbi nevojat reale te kombit Shqiptar. Mbytet tek pellgu i fshatit

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. p
                                                              plaku pa dhambe

                                                              Vlora ka dy zgjedhje:1) te behet port i madh por ne ate rast krijohet ndotje dhe ta harroje plazhin. 2) te jete qytet turistik.Vlonjatet te vendosin cfare eshte me e rendesishme per ta. Greket nuk jane engjej por kane tradite te madhe ne transportin detar kane portet e tyre , infrastrukture etj e Vloren as e kane ne kandar.me ato aq kam pare ne shqiperi nga 90te e tehu fajin nuk na e kane as greket as serbet por vetem vetja jone.stop me keto konspiracira serbe e greke .

                                                              Përgjigjjuni

                                                              Lini një Përgjigje