Rama shtyn mbledhjen e Kryesisë së PS, ja arsyeja

25 Mars 2023, 17:19Politika TEMA

Rama shtyn mbledhjen e Kryesisë së PS, ja arsyeja

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste është shtyrë më dy orë. Kjo mbledhje ishte parashikuar që të niste në orën në orën 17:00, por tashmë do të zhvillohet në orën 19:00.

Si shkak i kësaj shtyrje mësohet të jetë axhenda e kreut të qeverisë, Edi Rama i cili këtë paradite ka shkuar në Vlorë, ku u vendos emri për kandidatin e këtij qyteti, i cili është Ermal Dredha.


Kujtojmë se ende nuk janë zyrtarizuar emrat për kandidatët në 61 bashki të vendit nga PS-ja.

Emra të rinj pritet të ketë në Bashkinë e Librazhdit, Gramshit dhe Peqinit sa i përket qarkut të Elbasanit por gjithashtu pritet dhe emri që do të zëvendësojë Lefter Allën në Bulqizë, pasi ky i fundit u arrestua për abuzime me tenderat.

6 Komente

  1. E
    Erjon

    Jam i bindur qe perseri ps-ja ka per te fituar se jane te vetmit qe kane bere nje pune shume te mire per kete vend.

    1. S
      Sofia

      Ishalla perseri me fitore,se po beni nje pune shume te mire per kete vend.

      1. D
        Dori

        Lajme te mira do degjojme nga kjo mbledhje

        1. T
          Toni

          Cdo gje do shkoje mire ne kete takim

          1. G
            Gerta

            Te shpresojme te kemi sa me shume lajme te mira nga kjo mbledhje

            1. L
              Leka

              Vetem qeveria Rama ka punuar dhe vazhdon te punoje per vendin,me fitore ju presim edhe kete here

              Lini një Përgjigje