Berisha fushatë kundër PD dhe Alibeajt, jo kundër PS dhe Ramës

25 Mars 2023, 19:57Politika TEMA

Berisha fushatë kundër PD dhe Alibeajt, jo kundër PS dhe

Sali Berisha është shprehur se çdo votë për PD-në e Alibeajt është votë në mbështetje të kryeministrit Edi Rama.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatit të “Primareve” në Kurbin, ku tha se demokratët nuk kanë asnjë detyrim ndaj Alibeajt, vëllai i të cilit është një plaçkitës me armë.

Ai shtoi se Alibeaj dhe Basha janë marrë peng nga kryeministri Edi Rama, ndërkohë që bëri thirrje për të votuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në 14 maj.

“Nuk do të pranojmë kurrë një Shqipëri moniste. Çdo votë, çdo mbështetje për pengjet e Ramës, Lulzim Bravën dhe Alibashën, është mbështetje për Edi Ramën. Unë u them demokratëve në gjithë Shqipërinë se sot jemi më të bashkuar se kurrë, jemi opozitë e vërtetë e shqiptarëve.

Asnjë nuk duhet të mungojë në këtë betejë. Lulzim Brava dhe Alibasha janë të lidhur me lidhje krimi me Edi Ramën. Lulzim Brava është i marrë peng me procesin e larjes së parave, 700 mijë dollarë, ku në çdo gjykatë dënohej me 6 vite burg, por e shpëtoi Rama. 

Edhe Alibasha nuk është më pak i lidhur me krimin. Asnjë demokrat nuk ka detyrime ndaj vëllaut të tij, një plaçkitës me armë, i arrestuar dhe i fshehur prej tij. Ne po i qëndrojmë Ramës dhe do i qëndrojmë deri në fund. Asnjë demokrat mos të shkojë pas lidhjeve të krimit. Rilindja është sekt krimi”, u shpreh Berisha, që tregon qartë se betejën e ka me PD, jo me PS dhe Ramën.

3 Komente

  1. M
    MOKRARI

    PO JORIDA TABAKU DHE DHURATA CUPIN ME KE JANE ME SALI BERISHEN APO ME PD.NE QOFTE SE JANE ME BERISHEN LE TA THONE HAPUR DHE MOS CORODITIN DEMOKRATET E PD.

    1. M
      Mos shaj, por trego çfarë do bësh!

      O Berishë hajduti, na folë për planet që ka çdo kandidat yti në bashkinë përkatëse, more vesh? Për këto na folë dhe mos na ça gajden me Pengbasha e Alibasha, sepse do të thërrasim dhe ne ty RamizBerisha ose SaliMetaj. Natyrisht, pa harruar të themi hajdut familjarisht, antidemokrat, palokomunist, e plot e plot të tjerë përcaktime që t'i i meriton plotësisht.

      1. B
        Berisha, kollovar në pleqëri!

        " Vezët e qyqes, në folenë e Monikës". Kështu e përcaktonte në mënyrë brilante një komentues, veprimin e Berishës për t'i strehuar kandidatët e foltores në folenë "Metaj

        Lini një Përgjigje