Evi Kokalari: Berisha bëri pakt me djallin, anëtarët e Rithemelimit preferojnë Metën para demokratëve të thjeshtë

25 Mars 2023, 20:40Politika TEMA

Evi Kokalari: Berisha bëri pakt me djallin, anëtarët e

Duke komentuar situatën në Partinë Demokratike, Evi Kokalari, ish- mbështetëse e Sali Berishës tha se demokratët e Rithemelimit preferojnë të bashkohen me Metën sesa me demokratët e thjeshtë të cilët për të qenë besnikë, qëndruan me Lulzim Bashën.

Ajo tha se Berisha thelloi copëtimin brenda Partisë Demokratike dhe bëri pakt me djallin duke nënkuptuar Ilir Metën, për të cilin Kokalari është shprehur se ka interesa të fshehta ndaj PD-së gjatë kësaj situate delikate. Mes të tjerash, Kokalari thekson se bashkimi do të vijë për demokratët por nuk do ta sjellë Berisha.

“D.m.th, demokratët e rithemelimit preferojnë më mirë të bashkohen me Ilir Metën se me demokratët që thjeshtë për besnikëri (e drejta e tyre), ndenjën me Lul Bashën gjate foltoreve!! Për votat nuk flas më, sepse Berisha do ta ketë trajnuar Lulin vetë dhe ju të gjithë keni fituar imunitet kundrejt abuzimit të të drejtave që keni, por faktin që preferoni Ilir Metën në vënd të gjysmës tjetër, më lë pa fjalë.

Në fakt, të vetmen gjë patriotike që Berisha duhet të bënte tashti, do të ishte të bashkonte demokratet, të shëronte plagët dhe të rindërtonte opozitën e djathtë, dhe ta drejtonte ne zgjedhjet e 14 Majit. 

Ndërkohë, ai thjeshtë thelloi copëtimin dhe bëri pakt me djallin (në kuptim ideologjik por dhe duke patur parasysh interesat e Metës karshi PDsë, sidomos në një kohë kaq vulnerabile që është partia).  Bashkimi do vi, për këtë mos kini asnjë dyshim, por fatkeqësisht nuk do ta sjellë Berisha”- shkruan ajo 

3 Komente

  1. A
    Abilekaj analist i spiunit I.M

    Pse paska demokrat ne Shqiperi ? Te votoshe nje parti nuk do te thote qe je demokrat apo socialist. Psh une dhe familja ime votojme socialistet pa qene socialiste pasi shikojme nje kryeminister dhe nje PS qe te bene krenar dikush do thoje ka te meta sigurisht qe ka nuk ka politikan perfekt por Rama i afrohet perfeksionit Imagjinoni Sali Berrishen te shkonte ne Angli me ate anglishte copa copa copa qe as vete nuk e kupton çfare thote me ecjen shtrembt sa do talleshin anglezet qe do super bullizoheshin shqiptaret qe jetojne atje dhe krahasoni Edi Ramen takim me zhapikun kryeministrin indian-anglez apo paraqitja dinjitoze ne bbc . Nga zonja Kokpalari nuk ka demokrat por shqiptar ( e) qe votojne me te mirin tani ne po presim me padurim krijimin e partise se dyte konservatore mbas asaj te Kujtim Gjuzi nga amerikanja qe per 10 vjet emigrante harroje shqipen...

    1. G
      Gurabardhi

      He moj Kakalari, të kujtohet kur na the se, Berisha ëshë vital si 40 vjeçar? Eh? Ne të tham po gabon, Kakalari. Ti je një injorante e vërtetë. Je aq injorante sa, nuk e kupton dot, sa injorante je.

      1. R
        Realisti

        Copë e injorantë! Përpara se te flasësh per paktën e Berishes a bën dot lidhje me statusin e non-grates të departamentit te shtetit Amerikan?? Moj femër pa tru që u ngrite një mengjes e tu duk vetja politikane para pasqyrës. Plerë!!

        Lini një Përgjigje