
Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti udhëtoi drejt Tiranës për të marrë një mbështetje pas marrëveshjes që arriti në Ohër me Aleksandër Vuçiç-in, presidentin e Serbisë.
“Mendoj se qëllimi i viztës së Kurtit është për të rikuperuar kritikat e ashpra që ka në Prishtinë në lidhje me marrëveshjen në Ohër. Kurti ka nevojë për këtë mbështetje sepse arriti të bëjë një marrëveshje kundër vetes së tij”, tha Spahiu në një prononcim për “Euronews Albania”.
Kryeministri Kurti e ka identifikuar veten mbi bazën e kundërshtimit të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe që prej kur u arrit Marrëveshja e Brukselit në vitin 2013, prandaj sipas Spahiut, kreu i ekzekutivit kosovar në Tiranë po kërkon rekuperimin e votave të humbura.
“Kurti erdhi në pushtet me kushtin që nuk do të firmos për Asociacionin. Në njëfarë mënyre erdhi të kërkoj një lloj mbështetje për të rikuperuar votat e humbura në Kosovë. SHBA dhe BE kanë rënë dakord që marrëveshja e Ohërit të mos nënshkruhet”, shtoi Spahiu.
Spahiu ndër të tjera tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të arrijnë një marrëveshje që përfundimisht t’i heqin kufijtë ndërmjet tyre dhe iu bëri thirrje Kurtit dhe Ramës që të punojnë në këtë drejtim.
“Albin Kurti dhe Edi Rama duhet të hapin kufijtë Shqipëri-Kosovë. Ata të dy duhet të heqin kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në “Open Albania” sepse heqja e kufijve e të dy shteteve është ekskluzivisht e drejta e dy qeverive”, tha ai.
Niku je bere si Frrok Cupi
Niku mekaniku çfars votash do rikuperoje Bibni krahines multi-etnike . Per çfare erdhi ngelet enigme megjithese si amator ne politike duhet te maresh keshilla nga nje profesionel si Rama . Tani per fatin e Bibinit te Vetfundosjes bolshevikut eshte électorati qe vendose jo ne nese duan nje mashtrues ordinere le ta rivotojne