Presidenti i Austrisë nesër vizitë zyrtare në Tiranë, zbardhet axhenda

26 Mars 2023, 15:09Politika TEMA

Presidenti i Austrisë nesër vizitë zyrtare në Tiranë,

Nesër në Shqipëri do të vijë për një vizitë presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Presidenti i Austrisë Van der Ballen do të pritet me një ceremony zyrtare në orën 10.30 në Presidencë, ku od të zvillojë takim me Bajram Begajn.

Më pas dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët, ndërsa pasdite në orën 17:00, do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.

Axhenda e plotë:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, mirëpret nesër në Institucionin e Presidentit në një vizitë shtetërore Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Sh.T.Z. Alexander Van der Bellen.

Më poshtë gjeni agjendën e vizitës:

10:30  –  Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.

Të dy këto momente do të mundësohen të transmetuara me regji qendrore nga TVSH, që do të prodhojë edhe sinjalin për televizionet e tjera të interesuara.

Ju lutem mediave që do të ndjekin këtë aktivitet të paraqiten në Institucionin e Presidentit të Republikës në orën 09:30 për transmetimin e ceremonisë me pajisjet e tyre transmetuese.

Gjithashtu, pasdite, në orën 17:00, do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.

Lini një Përgjigje