Rama pas drekës me Kurtin: E inkurajova për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ja për çfarë ramë dakord

26 Mars 2023, 15:00Politika TEMA

Rama pas drekës me Kurtin: E inkurajova për normalizimin e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me homologun e Kosovës, Albin Kurti. Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar se kanë diskutuar për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.


Sakaq, Rama bën të ditur i shprehu Kurtit të gjithë simpatinë për kurajon me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Ai ka theksuar se kanë rënë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor.

"Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor", shkroi Rama.

29 Komente

  1. x
    xzy

    Dmth i ka thënë :"mos prit gjë prej meje. Unë jam me Borrel e Lajçak dhe për Ballkanin e Hapur". Vizitë koti për Kurtin.

    1. H
      Hordhia e ndyre e Sali Rrumpalles

      Ti nuk qenke XYZ. Qenke "strateg". Ai i tha Kurtit që "për çdo gjë që do bësh, ke mbeshtetjen e Qeverisë shqipetare". Çfare t'i thoshte mër trap? Që "nxirr pistolete nga brezi dhe Brit Vuçiçin?" Kete taktikë po ndjek Amerika dhe Europa mor klluf. Ta bëjë Vuçiçin qe kur të thotë "Serbia njeh Kosovën si të pavarur, ta ruaje nje fare dinjiteti ne planin e brendshem me opozitën radikale nacionaliste Serbe. Per ndryshe nuk ka vlere, sepse Vuçiçin e heqin, Parlamenti Serb nuk e pranon rezoluten per njohjen e Kosovës, dhe shkojnë atje ku ishim. Por ju kllufat e Saliut, edhe kur duhet sharë Rama, nuk dini ta shani

    2. V
      Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

      Hashim Thaci ne Hage. Albini duhet te kete kujdes se Rama eshte i KAPUR.

      1. q
        qenie te dala nga muzeu

        Cfaqie cirk-estrade,karagjozesh orientale: Dy evlatet bastard te Babe sulltan Rexhepit: Nga njera ane al-bini,evlati i betuar i tij,nga ana tjeter Ramiu,qe merre te gjitha ngjyrat per karriere. Askujt nga keta nuk i kercet, per te sotmen dhe te ardhmen eurpiane te Kosoves apo Shqiperise,por thjesht,te realizojne karierat e tyre egoiste.malinje dhe te deformuara.

        1. T
          Taulant

          Sakte. Rama si super i korruptuar qe eshte shantazhohet shume leht prej Serbeve dhe Grekerve. Mbas shitjes qe i beri detit (duke e cuar ne Hage sipas kerkesave Greke) per te shpetuar veten si super i korruptuar qe eshte do pranoj cdo lloj kerkese prej Vucicit e mbeshtetsve te tij ne Bruksel kunder Kosoves. Por Albini nuk eshte aq budalla qe te besoj kerricin e Vucicit ne Tirane.

          1. M
            Miku juaj

            hahahahahahahah, keni filluar te flisni percart. Ju tradhetoi dhe Kurti! Ju ka denuar zoti qe te jepni shpirt ngadale dhe me vuajtje. Eshte nje nga denimet me te renda ne jete. Asnje meshire per ju zgjebesit mekatare te shqipetareve. Vecse nje deshire kam: ju shofte fara!

            1. x
              x Tauland kellufin

              vetem nje idiot si ty mund ta konsideroje detin e shitur ... e ku, te gjykata e Hages, ha ha ha

            2. U
              U C k

              Albini strateg i modh ka marre mend nga qoftelargu Sali qen Berisha i cili ne kohen e luftes arrestoi tere udheheqait e U C K , qe ju bente thirrje mos e firmosni marrveshjen e Dejtonit

              1. K
                Kejsi

                Dy lidera qe duan vetem me te miren per vendet e tyre.

                1. S
                  Sindi

                  Shpresojm qe ne te ardhmen te shohim akoma edhe me shume bashkepunime.

                  1. J
                    Jona

                    bravo per mbeshtetjen qe i jepni kosoves sepse eshte shume e rendesishme

                    1. S
                      Soni

                      Takim qe do sjelle vendime te mira

                      1. A
                        Ani

                        Cdo gje po shkon ashtu sic duhet

                        1. K
                          Klara

                          mbledhja e rradhes do te jete serish e suksesshme dhe do ndikoje per zhvillimin e te dyja vendeve

                          1. M
                            Mara emigrante ne Itali

                            Ju qe komentoni duket qe jeni te sales .Edi Rama eshte strateg .Kush e kerkoi takimin Eama apo Kurt .pse stakovi salen siç ka bere me ardhjet e tjera ,tani e kuptoi mister bini sa te rendesishme ishin bisedat e Rames ,ju doni te ulni Ramen ? por nuk ja ulni dot vizio in qe ka Rama .ju demokratet po vdisni pse Rama eshte me i zoti se ju .shkoni si babalja ne Poloni dhe shikoni ndeshjen se jeni gjynof ,nuk keni leke ,jeni papuksa ,turp per ju qe jeni parti fashiste

                            1. M
                              Më rrove të rrova brisku i berberit

                              Të pritesh një mashtrues ordiner dhe ta këshillosh mashtruesin është anomali psikike dhe një lloj takimi virtual sepse mashtruesi nuk mund të bindet kurrë sepse është mashtrues e gënjeshtarë dhe kurrë i besuar sepse nuk njeh fjalën besë dhe nuk vepron si besnik por si mashtrues dhe gënjeshtarë. Serbia nuk e njeh Kosovën sepse janë betuar në kryq, kishë e “velikdan” kundër gjenit Arbëror dhe janë super mashtrues e gënjeshtra ordiner kështu që kësaj pune i thonë futja P..dh dhe ecë prej shpije.

                              1. G
                                Goni

                                Kryeminister ti je vizionar per te ardhmen e kombit

                                1. E
                                  Emi

                                  Si gjithmone nuk harron pa e permendur ceshtjen e Kosoves,Rama lider i pakrahasueshem

                                  1. B
                                    Beni

                                    Te shpreosjme qe ne mbledhjen tjeter te zgjidhet ceshtja e Kosoves

                                    1. M
                                      Mondi

                                      Urojme qe maredheniet me Serbine te normalizohen dhe te kete paqe midis njera tjetres

                                      1. B
                                        Bjordi

                                        Urojme qe mbledhja e radhes te shkoje sa me mire dhe midis dy vendeve te kete paqe

                                        1. V
                                          Viro

                                          Marreveshja kosove-serbi eshte me interes reciprok, e projektuar dhe garantuar nga fuqite euroatllantike. Nje rruge ne favor te paqes dhe te zhvillimit te dy vendeve dhe rajonit.

                                          1. A
                                            Albi

                                            Ke qef te shohesh dy liderat e shqiperise e kosoves bashke

                                            1. H
                                              Hergi

                                              Vetem bashke ti shohim

                                              1. Z
                                                Zamira

                                                Gjeja me e mire eshte qe te rrini se bashku ne cdo hap

                                                1. S
                                                  Sokrat

                                                  Urime per Ramen i cili po ben kete lloj politike te duhur per te dyja palet

                                                  1. M
                                                    Miri

                                                    Respekte per te dyja kto figura kaq te rendesishme

                                                    1. E
                                                      Eri

                                                      Ku ka m mire sesa te jemi bashke ne cdo hap

                                                      1. P
                                                        Petrit

                                                        @ Kejsi, Sindi, Jona, Soni, Ani, Klara, Goni, Emi, Beni, Mondi, Bjorni, Viro. Këta 12 emra i ka shkruar e njëjta dorë! Diçka që përsëritet kur duhet mbështetur Rama. Këtë metodë propagandistike e kamë vërejtur te mediat pro Vučić - Gebellsit serb.

                                                        Lini një Përgjigje