Nuk u rikandidua më 14 maj: Flet kryetarja e bashkisë së Patosit

26 Mars 2023, 19:20Politika TEMA

Nuk u rikandidua më 14 maj: Flet kryetarja e bashkisë së Patosit

Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj është shprehur 48 orë pas vendimit të kryesisë së PS-së për miratimin e kandidaturave të 14 majit. Balilaj, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale ku thekson se mbështet vendimin e kryesisë e do të jetë së bashku me kandidatin aktual Fatjon Duraj në fushatë.

Mesazhi i Balilaj

Përshëndes vendimin e Kryesisë së Partisë Socialiste për kandidaturat e Qarkut Fier, ku përcjell urimet për Eriselda Sefën në Lushnje, Armando Subashin në Fier, Qerim Ismailin në Mallakastër, Majlinda Bufin në Roskovec, Josif Gorenjën në Divjakë dhe Fatjon Duraj në Patos.

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste e cila më besoi tre mandate për të drejtuar Bashkinë Patos, fillimisht si një nga tre gratë që drejtonin bashkitë e vendit e më pas si e vetmja kandidate grua në Shqipëri që i besohej drejtimi i qytetit tre mandate radhazi.

Fryma që kam dashur të përcjell në ekipin tim administrativ, në forcën politike ku aderoj apo në komunitet lidhet me gjithëpërfshirjen.

I jam mirënjohëse familjes së madhe socialiste Patos, ku kemi investuar energjitë dhe përkushtimin e pakushtëzuar dhe kemi siguruar fitore të njëpasnjëshme.

I jam mirënjohëse ekipit tim, me të cilët kemi ndërtuar ura të forta bashkëpunimi dhe kemi punuar për qytetin që gëzojmë sot.

I jam falenderuese dhe mirënjohëse, bashkëqytetarëve të mi, për duart që kemi shtrënguar dhe mënyrën se si kemi bashkëqeverisur, për mirëkuptimin, dashamirësinë, besimin, për gjithçka kemi ndarë, në ditët e mira e të vështira.

Më vjen mirë tek qendroj në anën e duhur të historisë, tek dëgjoj ( ndjesë për modestinë) se kem kryer investime që shumë drejtues burra nuk ja kishin dalë, tek një administratë me 65% të rinj, mbi 50% e nivelit drejtues janë vajza e gra dhe kam drejtuar një bashki që ka qenë promotore e nismave të spikatura.

Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm me njerëz të jashtëzakonshëm! Jemi në rrugën e duhur për të vulosur sërish fitoren #PatosinQëDuam.

5 Komente

  1. A
    Agimi nga mallakastra

    Na plasi trapi se qenke dakord ti.

    1. V
      Votues i perhershem i P S

      Bravo Rajmonda je nje zonje e nderuar qe meriton respekt ne komunitetin qe te zgjodhi per ta drejtuar por edhe ne kruesine e P S qe te kandidonte .

      1. F
        Fieraku

        Bravo znj. Raimonda Balilaj, grua dinjtoze me qëndrim dinjitoz.

        1. G
          Gjergji

          Patosi nuk ka socialistë! Përveç ca koçistëve që janë ngulur aty që më 1949, pjesa tjetër e mbështetësve të PS janë enveristë!

          1. T
            Të lumtë !

            Akt qytetarie !

            Lini një Përgjigje