Berisha zbardh si do ndahen këshillat bashkiake me Ilir Metën: Do të marrë 240 këshilltarë!

26 Mars 2023, 18:30Politika TEMA

Berisha zbardh si do ndahen këshillat bashkiake me Ilir Metën: Do

Ish-kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ka zbuluar si do të ndahen kandidatët e këshillave bashkiakë me Partinë e Lirisë dhe me aleatët e tjerë të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Berisha tha se aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta.

Konkretisht ai bëri me dije se Partia e Lirisë ka marrë 240 vende, PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.

“Propozimet janë të shkëlqyera. Janë qytetare dhe qytetarë, demokrate e demokratë me kredenciale shumë të forta, shumë të lavdërueshme, dhe shpallja e listave të tyre është edhe një nxitje e madhe për fushatën.

Defakto kandidaturat për këshilltarë do të jenë pjesë integrale e ekipit elektoral të kandidatit për kryetar bashkie dhe në këtë mënyrë, fushata hyn në një stad më të avancuar, më të lartë.

Natyrisht aleatët në bazë të mesatares së tyre elektorale, do të kenë vendet e tyre në listat e përbashkëta, por gjithnjë duke ndarë së bashku edhe rriskun edhe avantazhet. Listat janë negociuara me aleatët dhe në tërësi janë rënë dakord.

Partia e Lirisë ka marrë 240 vende. PBDNJ-a 20 vende, PDK, 6 vende. Dhe pjesa tjetër i takon Partisë Demokratike.

Nuk është e vërtetë se asnjë nga këto forca ti ketë marrë PD-së nga numri që ajo ka pasur. Por alternimi është bërë dhe do të bëhet, sepse kanë pasur përqindjet e tyre në këshilla.

Duke e mbyllur këtë ekspoze dhe ftuar mediat që ne të vazhdojmë tani pa praninë e tyre formalizimin e listave sipas bashkive.”- tha Berisha.

6 Komente

  1. 2
    2 Kryekurvat e Kombit qe vodhen vrane tradhetuan

    Si mundet qe kta Dy Shaterruesit e Shqiperise dhe Tradhetaret e ktij KOmbi te jene ala ne Politike ! Kjo tregon qarte se Qeverria Shqiptare eshte e paafte ti dal per Zot vendit dhe kjo eshte Katastrofike por edhe nji Politike Shkerdhatash .,nderkohe qe dy Esadistet do diuhej te ishin sot ne Burge

    1. S
      Suksese ..shpresojme ...

      Pergjigje me e lehte nga nje Qytetare i thjeshte : Ose keta te dy perfundojne mbas Votimeve ne Burg. ! nese nuk ndodhe kjo ,. Kompromis me Qeverine aktuale dhe me lejen e Aleateve te forte .. Se nuk ka rruge zgjidhje tjeter. ! Te kendojne dhe te. Cicerojne keta te dy pa ur lagur. ! fundi i Botes..

        2. Z
          Zot na fal cfare ke krijuar !

          YouTube- MASKARENJTE - Ali Asllani

          1. U
            Universi shprsa ime

            Jeni turpi i kombit si familje. Që të dy. Burgun pas 14 me gjith paloqen edhe ata injorantët që të vijn mbas. Ndëshkimi yt ďo jet revolùcion i vërtet.

            Lini një Përgjigje