Pse shmangu opozitën nga takimet e tij në Tiranë? Albin Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish-presidentit, jo si kreu PLI

26 Mars 2023, 20:10Politika TEMA

Pse shmangu opozitën nga takimet e tij në Tiranë? Albin Kurti:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për ‘shmangien’ e takimit të politikanëve demokratë nga axhenda e tij e takimeve në Tiranë. Për Kurtin, ndarja nuk ka qenë e qëllimshme dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën e ka takuar në cilësinë e ish-presidentit. Sipas tij, ka folur dhe më parë me Metën për dialogun ndaj shtoi se e pa të udhës ta informonte për procesin e dialogut me Serbinë dhe për marrëveshjen e Ohrit.

“Unë kam takuar krerët e tri institucioneve shtetërore dhe ish-presidentin Meta dhe kam njoftuar edhe më herët për dialogun, konsideruar se është e nevojshme dhe atë ndonëse nuk është më President. E di që Tirana dhe gjitha Shqipëria janë në ethet e fushatës dhe përfitoj nga rasti t’i uroj një proces zgjedhor sa më demokratik. Iu uroj suksese kandidatëve,”- tha Kurti.

6 Komente

  1. L
    Lani

    Po Berishen pse jo? Topin, Moisiun. Edhe keta kane qenë presidentë.

    1. F
      Fener Zizi

      Metes i solli imformacjonet e Beogradit,

    2. A
      Abilekaj analist i spiunit I.M

      Pyetje debile .... jane takime kortezie formale thjeshte per nje foto .Çfare do flasesh me nje ish spiune nje alkolik nje te semure mendor qe eshte prage burgu meqense erdha shkoje dhe i themi nje mirdita dhe hopa hopa i rendesishem eshte takimi me liderin Rama jo me keta plehra korruptive

      1. K
        Kukuleci

        Do bente mire te vinte dhe disa katidate nga w per kryetar bashkie ne shqiperi !.....

        1. S
          Shqipëtar!

          Normal me metën? Pse jo?! “politikani më brilant i historisë, jo vetëm shqiptare” SIGURISHT NË SENSIN NEGATIV.

          1. P
            Politikologu

            Pasluftës së LAVDISHME TË UÇK na ishte "treshi famkeq anti shqiptar", Gjingjiq, Gruevsk e Meta. Pasi nuk patë sukesë të plotë gjetën "treshën e re Salih Meta, Abazoviqi dhe Kurti. Të shohin si do të përfundoji kjo "treshja e dytë". Nuk do shumë mend se çfarë fati i pret po i pret shqiptarët, malazezët dhe maqedonët.

            Lini një Përgjigje