
Mes emrave socialistë që do të garojnë më 14 maj, ai që ngjalli "kuriozitet" është emri i kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu.
Kjo, për faktin se Topçiu kandidon për një mandat të shtatë në këtë bashki, një rekord ky për të zgjedhurit vendos në Shqipëri.
Sipas drejtuesit politik të Korçës, Niko Peleshi, arsyeja e kandidimit të Topçiut sërish është fakti se Maliqi ka nevojë për një menaxher si ai.
“Kemi shumë figura në këtë bashki, por Gëzim Topçiu është kampioni i shërbëtorit ndaj qytetarëve. Në Bashkinë e madhe të Maliqit, në fakt, ka vetëm dy mandate. Është një nga kampionët e punës dhe jam shumë i bindur që nuk do të jetë thjesht një mandat i ri, me të cilin jemi mësuar, por do të jetë një mandat ku do të kemi projekte të mëdha. Maliqi ka nevojë për një menaxher si Gëzim Topçiu” u shpreh Peleshi.
Por teksa kryebashkiaku i Maliqit kandidohet për herë të shtatë, dy kryebashkiakë të tjerë në Fier do të jenë të detyruar të hapin krahun për shkak se kanë marrë nga tri mandate. Rajmonda Balili në Patos dhe Fredi Kokoneshi në Divjakë morën mbrëmë vlerësimet e Taulant Ballës për punën e bërë, por pas tre mandatesh, sipas tij, ka nevojë për energji të reja.
U shua maliqi per nje bshkiak!!!???
Ne Maliq edhe sikur Ver Llapen te kandidonte PS , ate do votonin . Se jane komunista 400 karatsh.
Te dhjefsha kohen e perandorise osmane...edhe ne ate kohe nderroheshin ata feudalet...
Jo vetem Maliqi ,po gjithe Shqipria thuaj!. ✊rrofte partia
Jo mo ti! I fortë bre na dolli ky humbamenua! Nga surrati kështu, nuku duket për shumë i mënçur, po derisa e thenkerka Peleshnka i zoti do jetë per te mbledhur molle me Këmbëthekër..
Sa me i varfer populli, aq me i pamencur kreu
Edhe mjalte te hash ne 7 mandate edhe velitesh e jo me te degjosh ne 7 mandate rrenat e Topces...
Cdo mandat e ngjit nga nje meter murin rrethues te viles se tij ky fytyra e Rilindjes !
6 mandate flasin ne favor te zotit Topçiu. Nese ka perkrahjen e publikut, ka rezultate ne pune, qe flasin me shume se sa komentet dhe leshopozita e krimit, ai e meriton te jete kryebashkiaku kampion dhe deri sa te dale ne pension, le ta vazhdoje ate detyre. Qysh t'ia bejme salehut, qe ne prag te vdekjes, kerkon te qeverise vendin perseri me bandat nepermjet partise fantazme, qe eshte bërë copë e fërtele nga grindjet, percarjet, klanet dhe nongrata vet.