
Presidenti i Austrisë Alexander Van Der Bellen ka vizituar këtë të hënë Tiranën, ku është takuar me homologun e tij Bajram Begaj.
Në një konferencë për shtyp, presidenti i Austrisë ka vlerësuar marrëdhënien që kanë dy vendet ku tha se bashkëpunimi mes tyre do të rritet akoma dhe më shumë.
Sakaq shprehu bindjen se Shqipëria do të anëtarësohet shpejt në Bashkimin Europian, ku theksoi se bisedimet nuk do të zgjasin shumë në kohë.
“Jam i lumtur që ndodhem sot në Shqipëri, faleminderit zoti president për këtë mirëpritje e miqësi kaq të madhe. Vizita ime është në kuadër të një marrëdhënie historike që bazohen kryesisht me shpalljen e pavarësisë, biseduam me Begajn se si mund ta risim bashkëpunimin me dy vendeve tona.
Agjencia austriake për zhvillim është aktive prej 30 vitesh në Shqipëri dhe është tepër e rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi, aktualisht dy ministrat e vendit po bashkëpunojnë për të rritur shtetin e së drejtës.
Një bashkëpunim mjaft të mirë kemi dhe në fushën e arsimit, jam i lumtur të vizitoja shkollën austriake dje në Shkodër e cila gëzon reputacion të lartë dhe në Austri, mbështesim dhe këtu Shqipërinë dhe forcon ofertën me punonjës të mirëkualifikuar. Shqipëria do jetë një ditë në BE, nuk do zgjasë më shumë se bisedimet e atëhershme për Austrinë”, tha ai.
Lini një Përgjigje