“Trump nuk e mbështet Berishën”, Arben Meçaj: LaCivita rri pranë PD se ka marrë lekë për këtë punë

9 Prill 2025, 10:03Politika TEMA
“Trump nuk e mbështet Berishën”, Arben Meçaj:

“Trump nuk e mbështet Sali Berishën”, kështu është shprehur analisti Arben Meçaj.

I ftuar në emision 'Studio Live' në Report Tv, ai tha se Trump luftën kundër të korruptuarve e ka në filozofi të tijën dhe s'mund të ketë marrëdhënie me një përson që është 'non grata'.

Ndër të tjera, Meçaj tha se Partia Demokratike ka paguar Chris LaCivita për fushatë.

“Trump nuk e mbështet Berishën. Trump luftën kundër korrupsionit e ka në filozofi të tij. Në strategjinë e Berishës është aleanca e tij e ngushtë me Greqinë dhe po i shfrytëzon më mënyrën me antipatriotike.

Këtë Chris LaCiavita ende se dimë se me ca mandati vjen këtu, vjen me mandatin e biznesmenit, vjen me mandatin e një lobisti dhe tani dhe vjen dhe thotë të rrimë pranë jush se kemi marr lekët për këtë punë. Unë do dëgjoja shqiptarët që të dëgjojnë fjalimin e tij, futjen e Berishës në këtë aktivitet e kanë bërë grekët”, tha ai.

Meçaj u ndal edhe tek takimi i Sali Berishës në Athinë pak kohë më parë, ku tha se në atë takim përveç Fredi Belerit mori pjesë edhe një organizatë për çlirimin e Vorio Epirit.

“U bë një aktivitet i Berishës në Athinë në krah ka qenë Fredi Beleri, është e drejta e tij ta mbrojë atë, por Beleri ka gjak në duart e tij, sepse ka vrarë dy heronj të Shqipërisë dhe u arratisë nga Shqipëria, kur çështja ishte këtu në hetim dhe u kap nga Greqia me armët që u përdorën në Peshkëpi.

Dhe në atë takim ishte edhe një organizatë që është për çlirimin e Vorio Epirit. Dhe Sali Berisha bënë këtë aleancën që është aleanca më e poshtër. Po aleanca e Berishës me grekët shkak i takimit të PPE”, tha ai.

2 Komente

  1. J
    Jugu e mban salen dhe jo USA

    ME KETE MECAJ ME SHUME I JEPNI PIKE SALI AGJENT GERDALLES SESA E DEMTONI! GUENI BURIME TE TJERA ME SERIOZE DHE TE SAKTA. KY NUK THOTE SE LACIVITA PO LOBON TI HEQE NON GRATEN SE JUGU E NANO E RAMA JANE GATI TJA JAPIN PUSHTETIN NE TAVOLINE SALI SLLAVIT SEPSE IA MARRIN SA HERE E KUR TE DUAN....!!!)ZOTI I VRAFTE ATA QE NUK LEJOJNE CLIRIMIN E PS NGA MILADIN POPVICET DHE PD NGA DAMIR FAZLLICET!!!!

    Përgjigjjuni
    1. M
      Me dy mbiemra e emra jane spiun sigurimi e e agjen

      KY SIGURIMSI MECAJ NE CV KA EMRIN ARBEN MECE NDERSA VERTETIMIN PER PASTERT8NE E FIGURES E KA MARRE ME EMRIN ARBEN MECAJ!!!!! SI SALIH BERISHA QE E MERR SI SALI BERISHA!!!! ME 1990 GODITEM PPSH E BYRONE POLITIKE TANI TE ASGJESOJME ISH SIGURIM E AGJENTURA. KY ESHTE 1990 E DYTE E VETE SHQIPTAREVE DHE JO E BOTES SE BOTA KETO KATEGORI KERKON SE BEN DALLAVERE...!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje