U paraqit në SPAK, Luan Baçi: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec

20 Maj 2024, 11:36Politika TEMA
U paraqit në SPAK, Luan Baçi: Jam këtu për një gjyq

Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi ka dhënë një deklaratë për mediet para Prokurorisë së Posaçme për të sqaruar arsyet se përse u paraqit 5 ditë më parë.

Ai tha se është thirrur për të dëshmuar në lidhje me një gjyq me kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi.


“Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë së Roskovecit Bufi. Bufi më akuzon se është në ankth nga statuset që kam bërë duke marrë në mbrojtje banorët e Roskovecit.

Atë që japin mediet të një kallëzimi të bërë vite më parë është çështje e mbyllur. Pushimin e çështjes madje e kam marrë nga mediet”, tha ai.

 

2 Komente

  1. S
    Shikoje suratin , gjykoje

    Ky eshte genjeshtar ..

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hyseni

      O flokelyeri Luan! Kur flet zotrote, per korrupsion! Sa dyqane ke tek komuna e parisit?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje