“Nuk kam ndërmend që as në një moment si ky t’i lë pa përmendur transformimet e mëdha në dy sektorët që ministrja ka ndjekur përditë, pa ndaluar asnjë ditë”, tha Rama në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS duke renditur një sërë detyrash të kryera prej Ballukut. Përmes tyre, s’i kurseu as ca komente për opozitën duke i atribuuar një sërë projektesh të parealizuara e të mbetura “ëndrra në beze”.
“Gjatë këtyre 6 vjetëve, në vendin tonë janë ndërtuar e rindërtuar rreth 1000 km të rrjetit rrugor kombëtar, nuk llogaris rrjetin dytësor dhe tretësor sepse është në kompetencën e qeverisë e ministrisë, por bashkive dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. 40 kantierë janë të hapur në të gjithë vendin. Nga aksi Elbasan-Rrogozhinë që mbyllet në 2027, me ecuri mbi 60%, te Elbasan-Qafë Thana duke i vënë në dispozicion Shqipërisë, BE E NATO-s korridorin VIII që për 30 vjet u bllokua në Komisionin Europian nga të tjerë për të mos u klasifikuar si korridor i rrjetit europian të transportit dhe e zhbllokuam në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor dhe është shpallur korridor sigurie për mobilitetin e forcave të NATO-s. Edhe Elbasan-Banjë, bajpasi i Fierit e i Vlorës, rrugë që numëroheshin me daulle, të cilat ishin vetëm gropa borxhesh e plagë të hapura rruge, sot janë vepra siç u krye Orikum-Dukati ku flitet për miliona e meleona të vjedhur, por të vetmit miliona e meleona janë ato të përfituara më tepër nga rritja e fluksit të makinave drejt jugut. Palasë-Dhërmiu, Kardhiq-Delvina, e shumëpremtuar dhe ajo, edhe ajo në kalendarin imagjinar të ditëpunëziut. Korçë-Ersekë, Qukës-Qafë Plloça që na mbeti në kurriz bashkë. E nisëm krejt nga e para si projekt duke e bërë fytyrën shollë para investitorëve. Bajpasi i Tepelenës, Rruga e Arbrit, Thumanë-Kashari, dy ëndrra në beze kur thonë tironsit, ndërsa sot janë realitete me dobi të jashtëzakonshme. Apo Unaza e Madhe e Tiranës, këtë e llogaris te katrani i madh te ai inventari imagjinar i mijëra kilometrave, u bë realitet vetëm pasi iu qep ministrja duke qëruar oriz se në çdo 100 metra kishte një problem, jo shpronësimi i pabërë këtu, jo kanali atje, jo kabllot e nëndhenshme të RTSH-së më tutje, jo kolektori poshtë, jo lumi me klubin, jo lavazhi, jo dreqi me leje, jo i biri pa leje, jo ky me legalizim, ai në proces legalizimi, ata që s’luanin vendi, ata që s’hapnin rrugën se ishin me ata, jo dreqërit që nxisin protestat me bllokime, bam bariu e bam i biri, bum Falliu e bam i ati derisa u qëruan të tërë dhe u krye edhe Unaza e Madhe e Tiranës. Bulqizë-Martaneshi, Maqellarë-Peshkopia, Ura e Madhe e Kukësit, të gjitha të mbetura në havanë e premtimeve shumëvjeçare. Doli edhe Rruga e Kombit nga gryka e shishes, pa llogaritur peripecitë e tjera të saj. Janë në ndërtim Rruga e Ksamilit, zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, segmenti i bajpasit Vaqarr-Kashar, rruga Ndroq-Plepa, bajpasi i iSarandës, segmentet e Korridorit Blu janë të tëra në përgatitje kantieresh", tha Rama.
Cuni fariut nuk eshte dreq,por budallai i spiunit fari qe nga lepirja e hekuranit u be lepirsi saliut
Bravo Ed Rama, keshtu si sot duhet te flasesh me popullin cdo jave! PS ne pushtet ka bere aq sa Pd nuk do ti bente as ne 130 vite! Javes tjeter merru me drejtesine e re, dhe thuaj kete prone, pra drejtesine e re, qe Saliu ja vodhi popullit ne syte e BE, populli me ne krye PS do ta ta ribejne sic duhet me ndihmen e Amerikes. Spaku dhe Gjkko jane sot dy institucionet me te degjeneruara, me te urryera, dhs me te korruptura per shqiptaret. Keto institucione te mbushur me komunista, fashista dhe ekstremista kerkojne te bllokojne zhvillimin ekomonik te atdheut, prandaj ato duhet te hidhen ne kazanin e plehrave te BE se vdekur.
Saliu në pushtetin e dytë prodhoi Gërdecin 21 janarin kolapsim energjitik dhe katraurën me rrugët si dhe borzhet në 2013 me rrugët 600 milion euro dhe në energjtik borzhe që i mlidhte privati
Heu lum si ne bre!
"populli" Heu o karaduz se ashtu eshe gjuha juaj, nuk ka ma turp kur dhe merrni edhe vemendjen e njerezve me heu nat tuaja, se nuk keni kultur e edukate por vetem mendjemadhsi e pordh o ju shofte fara juj.
Plot jane ndertuar,po dhe shume ka per te bere. Hekurudha Rinas - Vlore eshte shume e domosdoshme! Do zoti e projektoni,e planifikoni!
Te lumte qe flet per punet e bera dhe qe mbron njerezit e punes si B Balluku.Por jane bere ndryshime te medha ne kete vend qe ndoten nga cdo dite nga njerez e parti antishqiptare.Prandaj ndryshimet duhet te pasqyrohen e reklamohen sic jane dhe jo te mbetet vetem se cfare thote opozita dezinformuese.Strukturat e pozites duhet te zgjohen ne te gjithe hallkat per cmontimin e shpifjeve