Veliaj: Këto 10 vjet Tirana është kthyer në zemrën e ekonomisë së vendit


13 Korrik 2025, 18:22Politika TEMA

Veliaj: Këto 10 vjet Tirana është kthyer në zemrën e

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një bilanc të arritjeve të dekadës së fundit në Tiranë, duke vënë theksin te përmirësimi i ndjeshëm i infrastrukturës dhe lëvizshmërisë urbane.

Postimi i plotë: 

Në një dekadë punë për Tiranën, që rritet çdo ditë, lëvizshmëria ka qenë sfidë jo e vogël. E e kam mirëkuptuar dhe vijoj të mirëkuptoj këdo që shfryn në trafik, teksa çon fëmijën në shkollë apo vete në punë. Falë punëve transformuese që kemi bërë së bashku këto 10 vjet kryeqyteti është kthyer në zemrën e ekonomisë së vendit dhe po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm në turizëm. Nuk janë rastësi! ????????????

Ama, nuk kemi ndenjur duarkryq, edhe për t’i dhënë zgjidhje problemit, në një qytet ku më shumë se 50% e lëvizjeve me makinë bëhen për distanca më të vogla se 1km. E mbani mend kur Tiranën e gjetëm me një trafik kaotik, rrugë pa sinjalistikë, me gropa dhe në gjendje të mjeruar, autobusë që ishin kthyer në oxhakë të dioksidit të karbonit, e lagje ku makinat parkoheshin si konserva sardelesh.

Sot kemi Unazën e Madhe, e cila edhe pse u vonua për vite të tëra nga ata që e kanë luftuar përherë zhvillimin e Tiranës, ka sjellë shumë lehtësim për të gjithë. Kemi krijuar mbi 60 km korsi biçikletash, në një qytet ku nuk kishte asnjë cm hapësirë për to. Transporti publik është shumë herë më mirë se ai që gjetëm sepse shtuam 3 linja të reja dhe rritëm në 375Km nga 169km që ishte, rrjetin e transportit qytetas. Rritëm edhe numrin e linjave rrethqytetase, nga 8 në 17 të tilla, duke dyfishuar flotën e mjeteve të transportit, çka uli frekuencën. Një terminal autobusësh është në funksion dhe tjetri po ndërtohet, dy projekte që lehtësojnë ndjeshëm trafikun në hyrje/dalje. Po ecën edhe projekti me KfW për “Bus Rapid Transit (BRT)”, për korsi të dedikuara autobusi. Për të mos i harruar 5 parkimet nëntokësore dhe 9 sheshe parkimi publike, të cilat nuk i kishim më parë. ????????????

Ashtu siç Roma nuk u ndërtua në një ditë, Tirana po jeton ditët më të mira. ❤

 

5 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Per cfare ekonomie flet ky fiku e ke mbush Tiranen me katunare qe vijne verdalle per te nxjere buken e gojes

    Përgjigjjuni
    1. s
      sali berish. kerma. krimineli. i shqiperis. te

      te denohen. pa meshire. ata. qe. denuan. erjon velian. nje. njeri. puntor. i pa. lodhur per. tiranen. qe e beri drite

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vërtetë

        Mëshirë për idiotët e gazetarisë që shkruajnë gomarlliqe të tilla. Tirana ka qënë zemra e ekonomis së vendit, e shkatëruat ju bashkë me bandat e atyre që u keni ngritur lapidar, ndërsa sot , pasi i keni vënë kazmën gjithë ekonomis së vendit, pasi shitët për skrap industrinë e shpëndarë uniformisht nëpër qytete e rajone të vendit, sot Tirana eshte kthyer në një gangrenë që mbledh e konsumon gjithë energjinë e vendit duke shterur e paralizuar jetën e qyteteve e zonave të tjera të vendit.. Ju e keni shkatëruar sa ekonominë e vendit aq edhe demografinë e tij. Provincat jetojnë agoninë ndërsa Tirana jeton kaosin anarshinë dhe pasigurinë. Nuk mund të bëhet me keq se kaq njê shtet , një ekonomi dhe demografi ku mbretëron anarshia korupsioni dhe krimi.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pisllëku i rrugëve kryesore ( unaza e re)

          Taksat janë dhjetëfishuar. Ndërtimet 100 fishuar Pastërtia përkeqsuar Ambjentet publike zvogëluar Lulishte, kënde lojrash pothuaj inekzistente Asnjë pishinë publike Trafiku një vuajtje e madhe Vetëm fasada të bukura dhe kafene

          Përgjigjjuni
          1. E
            Eralsi

            Ik o hajdut fiqsh, po te mos kishe vjedhur aq shume ti dhe drejtorat e tu do ishim shume here me mire, sa per parkimet neper lagje mos na hap barkun! Burg te mbare!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje