Veliaj: Studimi për trajtimin e mbetjeve në kryeqytet u bë nga Basha dhe IFC; Bashkia nuk ka marrë asnjë iniciativë të tillë

14 Dhjetor 2023, 21:33Politika TEMA

Veliaj: Studimi për trajtimin e mbetjeve në kryeqytet u bë nga

Kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi sot se nisma për landfillin e Sharrës nuk ka qenë iniciativë e Bashkisë së Tiranës e drejtuar prej tij. Duke folur në “Real Story” me Sokol Ballën, ku sqaroi me detaje të gjithë procedurën, Veliaj hodhi poshtë akuzat e opozitës duke theksuar se studimi i IFC është kërkuar nga administrata e Lulzim Bashës në bashki në vitin 2015.
 
“Me sa kam unë memorie historike dhe dokumentacion në bashki, në viin 2012 z. Olldashi i kërkoi zotit Basha që të bashkëpunojë në lidhje me nevojën për zgjerim dhe nevojën për qeliza të reja tek landfilli i Tiranës. Në atë kohë, sigurisht, çdo kryetar bashkie i përgjigjet pozitivisht qeverisë kur kërkon ta ndihmojë dhe zoti Basha, znj. Tabaku, të gjithë, i janë përgjigjur pozitivisht asaj kërkese. Çështja është se ai investim, që u bë në 2012, nuk mjaftoi. Më pas, ish-kryetari i Bashkisë, z. Basha, me të drejtë, i asistuar nga Banka Botërore, bën një studim me konsulentë të huaj të IFC-së, të cilët shikojnë nevojat për trajtimin e mbetjeve të Tiranës. Tirana atëherë, sigurisht ishte më e vogël - në mos gaboj prodhonte 400-500 ton mbetje në ditë, kurse sot jemi te 700-800 ton/ditë mbetje, kurse për festa kalojmë në 1000 ton/ditë. Në atë kohë, kolegët e IFC, Bankës Botërore, pasi ndërrohet administrata, vijnë te unë dhe thonë se ka ngelur edhe fundi i konsulencës sepse studimi i fizibilitetit ishte bërë si bashkëfinancim mes Bashkisë së Tiranës dhe Bankës Botërore e IFC-së, dhe e marr të gatshëm raportin. Raporti i bërë nga ajo administratë ka arritur në përfundimin për 37euro/ton. Duke qenë se ishte kryer e gjithë puna para se të vija unë në bashki, i lindi detyrimi kryetarit të bashkisë që t’ia paraqiste qeverisë se çfarë kishte bërë administrata më përpara. Ky është ai raporti i 2015-ës. Në 2015 qeveria thotë se me çmim 37euro/ton është shumë. Me të drejtë, dhe e refuzon. Pra, Bashkia e Tiranës nuk ka iniciuar kurrë më iniciativa të tilla, pasi mbaroi edhe detyrimet financiare të konsulencës me IFC-në dhe Bankën Botërore”, u shpreh Veliaj.

“Akuzat e opozitës çmontohen me tre fletë: prona nuk ka qenë e bashkisë, unë jam shprehur vetëm për Tiranën dhe Këshilli Bashkiak e ka votuar autorizimin”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke komentuar në “Real Story” akuzat në lidhje me inceneratorin, tha se fabrikimet e opozitës janë të përmasave qesharake, të cilat mund të çmontohen me tre fletë.
“Së pari, nga të gjithë armiqtë politikë dhe kundërshtarët e progresit të qytetit, ka një ngazëllim shumë të madh kur bëhet fjalë për Tiranën. U provua që toka nuk është pronë e Bashkisë. Siç ish-administrata Basha-Tabaku e transferoi atë pronë me një letër, sepse e ka pasur vetëm në administrim dhe jo në pronësi, ashtu e ka kaluar edhe kjo bashki. Pra, bie një legjendë urbane, ashtu siç bie edhe legjenda tjetër urbane, se kryetari i Bashkisë është përgjigjur në emër të Qarkut. Jo! Jam përgjigjur vetëm për bashkinë e Tiranës. Pastaj, bie edhe legjenda e Këshillit Bashkiak sepse ka miratuar jo vetëm fondin, por ka autorizuar Kryetarin e Bashkisë duke i thënë: “O zotëri, meqë qeveria ka caktuar këtë vend për mbetjet, atëherë pasi të kesh siguruar paratë, - që ne i siguruam nga qeveria - shko dhe firmos angazhimin tënd për kontratë shërbimi, jo investimi. Tirana ndryshon edhe si model nga Elbasani dhe Fieri. Ndryshon edhe për faktin se intensiteti i vëmendjes për kryetarin e Bashkisë së Tiranës është më i madh. Por edhe fabrikimi është i përmasave qesharake, që çmontohet me tre fletë. Ndaj, ndërgjegjen e kam të pastër”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku u shpreh se Bashkia është e hapur dhe se dokumentet janë në përputhje me ligjin. “Politikisht ne u kemi dhënë një goditje fatale këtyre dy pronave private që quhen PD dhe LSI. Por, besoj se kemi mundësinë që, edhe nga ana juridike, të provohet se dy kolegët inxhinierë të bashkisë kanë qenë në komision për të kontribuar me informacion se në çfarë vlerash prodhohen mbetjet në Tiranë. Ata nuk janë as juristë, as llogaritarë. Këtë do ta vlerësojë gjykata. Unë jo vetëm që nuk kam arsye ta dyshoj hetimin, por përkundrazi, porosia që kam dhënë është se ne jemi të hapur. Nuk kemi asnjë kompleks për sa kohë që të gjitha dokumentet janë në rregull, për sa kohë prona nuk ka qenë e bashkisë, - thjesht ka qenë në administrim - dhe për sa kohë që Këshilli Bashkiak, pasi është firmosur kontrata në gusht, ka votuar për autorizim në shtator”, tha Veliaj.

4 Komente

  1. D
    Dajti

    Duan te baltosin floririn por e kane kot .

    Përgjigjjuni
    1. A
      AI

      Heret a vone nuk do i shpetosh burgut mer langaraq.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Asd

        Dhe ku del qe Veliaj nuk paska veprimtari per inceneratoret dhe nuk qenka i perfshire.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Beni

          Aa kurve e keqe.Ta kane futur dhe ty nuk dije gje fare,siç ja futi Ben Ahmetaj tutorit tend o legen qe beri miliona dhe Ramiu jeton me rrogen e Lindes vetem.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje