VIDEO/ Biznesmeni Rrapaj dëshmon tek 'Sterilizimi': Ja kur e njoha Klodian Rjepaj

11 Nëntor 2024, 13:00Politika TEMA
VIDEO/ Biznesmeni Rrapaj dëshmon tek 'Sterilizimi': Ja kur e

Biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili dëshmon në Komisionin Hetimor të Sterilizimit dhe Check Up-it, është pyetur për njohjen me ish zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj.

Rrapaj u përgjigj me ironi se e njeh tani që ndan të njëjtën 'rezidencë', pra burgun.

Vokshi: E njihni Klodjan Rjepaj?

Rrapaj: Deri në gusht 2023 kisha dijeni kush ishte. Në momentin e arrestimit. Kam 15 muaj që ndaj të njëjtën rezidencë. Them se e njoh.

Vokshi: Nuk e njihnit përpara?

Rrapaj: Kam patur dijeni kush ka qenë. Fjala mik ka përkufizim të veçantë në kontekstin te shqiptarzimit. Kam fatkeqësisht bindjen dhe dëshmuar që ky term është më i abuzuar. Nuk kam patur asnjë lloj njohjeje, përkundrazi më etiketohet si njohje e thellë me këtë person. Udhëtimi im shkollor i ndryshëm dhe i largët dhe i ndryshëm i zotërisë në fjalë.

Leka: Më lejoni një minutë. Për shkak të hetimit kjo pyetje është bërë pjesë e akuzës. Organi i prokurorisë i thotë që ju me Klodjan keni patur njohje ese keni qenë në Vlorë keni qenë në shkollë të mesme. Nuk do të thotë ta kesh mik të jesh në këto vende paralelisht. Nuk kanë qenë as shok dhe as mik.

Rrapaj: Nuk e kam njohur në atë periudhë. Vinim nga shkolla të ndryshme dhe nga vite të ndryshme në mos gaboj është një vit më i madhe në moshë. E kam takuar pas 20 vjetësh.

Lini një Përgjigje