VIDEO/ "Doktor, mos dil më bllof! " - Bido i kundërpërgjigjet Berishës pas akuzave për pronat e kishës në jug

28 Mars 2025, 11:32Politika TEMA
VIDEO/ "Doktor, mos dil më bllof! " - Bido i

Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kandidatit të PS-së në Vlorë Ardit Bido, duke u shprehur se kanë krijuar një skemë për të përvetësuar 24 hektarë tokë që i përkisnin Kishës Ortodokse në jug të vendit, konkretisht në Gjirin e Gjipesë.

Sipas pretendimit të Berishës, prona është regjistruar në emër të familjarëve të Ramës përmes falsifikimeve dhe manipulimeve të dokumenteve. 

Ndërkaq, Ardit Bido ka reaguar me anë të një video-mesazhi, ku shprehet se dokumenti për të cilin flet Berisha, është mikrofilmuar që në vitin 2001, kohë kur kryeministër i vendit ishte Ilir Meta dhe shumë kohë përpara se Bido të merrte detyrën e drejtorit të Arkivave.

"Doktor, mos dil më bllof

Kur i përket aleancës së antishqiptarisë madhështore, del bllof siç doli Berisha dje, i frymëzuar nga Beleri pardje, duke u zënë mat në mashtrimin e tij ndaj meje, se e dinë që i zë halli i madh kur të më kenë përballë në Kuvendin e shqiptarëve përballë aleancës së antishqiptarisë madhështore.

Pas Fredi Belerit, që bëri show në Tiranë me skenarin e zakonshëm të viktimës imagjinare, ishte radha e doktor Berishës që të përpiqej të krijonte një tjetër tymnajë, duke thënë se unë “paskam gjetur”, domethënë paskam futur në Arkiv një dokument për familjen Koleka.

Fakti është i thjeshtë: ai dokument është mikrofilmuar që në vitin 2001, në kohën kur aleanca e sotshme e antishqiptarisë madhështore drejtonte qeverinë e vendit përmes Kryeministrit të asaj kohe. Pra, dokumenti ekzistonte dhe gjendej në Arkiv shumë kohë përpara se unë të merrja këtë detyrë.

Kur ke këshilltar Fredi Belerin në aleancën e antishqiptarisë madhështore, nuk është çudi që bën blofe të tilla.

Por ty doktor, që ke qenë gjatë gjithë jetës i kujdesshëm për imazhin tënd, nuk të shkon!

Mos dil më bllof! 

Mirupafshim!"

15 Komente

  1. K
    Kokedhjeris sali bejleris

    Fredis bithekiris eshte depupifhis I graqiris, po e shte martuar me Sali gojeqirin,,pushti s bejleris kokedhjeris,,

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patriot

      Saliu per ceshtje pronash zbukuron por nuk genjen sepse ai I beri lemshe per ti marre vete por po ja rremben Rama. Se si I qellojne Rames qe rastesisht hane dardha mbase shpine?? O Rame ziu ato nuk hane mbase shpine, ato kane filluare perpara, por kur ky I fute nen ombrellen e partise ato mbarojne gjithe koshin. Pra ti I merre gjyseme hajdute sepse nuk ke nerva ti trajnoshe nga e para dhe nuk je I sigurte qe do ta pervetesojne mire mesimin? Nje te ndershem qe pate ne ministrine e arsimit te ardhure nga diaspora e perzure se zbuloi te gjitha plagjaturat e bibave te tua qe I ke ne parlament dhe qeveri. Per cudi Agasi qe ishte I zhyture ne kenete ne Italy eshte # 1 ne qeverine tende.

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fytyre BithoBidoni

        Cfare Fytyre,ore po mbytet Shqiperia nga fshataret se keta vdesin per pak karrige dhe jane lepiresa……Kjo fytyre duket pak me inteligjente se ajo e nje Derri …nga I gjen Rama keta lloj katnaresh

        Përgjigjjuni
        1. Z
          Zani

          A po flet per vete ne kete pershkrim se ska mundesi te kesh trurin e lulit dhe te sillesh sikur ke nje ironi prej niveli me IQ 160

          Përgjigjjuni
          1. H
            Henk

            "Fytyrë..". Sa 1% e intelektit të Bidos të kesh ti. U bë lloj lloj halabaku që del e shkruan nëpër komente.

            Përgjigjjuni
          2. a
            astrit

            Nuk e di se si eshte e verteta per kete toke por e di se institucioneve fetare ne shqiperi ju jane vjedhur pronat.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Aron

              Kerma Sali mbasi shkaterroi pronat dhe u be pronar per vete dhe familjen e tij, tani na eshte kthyer dhe na eshte bere merak per pronat e kishes, jo ato shqipetare, sepse fatkeqsisht kishen autoqefale shqipetare ua kane dhene grekve.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Komunisti i oreve te para

                Si ka mundesi qe kandidati per depudet i PS ne Vlore z.Bido shprehet se ne vitin 2001 kur eshte mikrofilmuar dokumenti , Shqiperia drejtohej nga aleanca e antishqiptarise. Dihet se PS e ka pasur qeverine nga 1997 deri ne vitin 2005. Ne socialistet e komunistet e vjeter ndihem shume te ofenduar qe nje kandidat i yni shprehet keshtu per partine tone ne vitin 2001 kur kryetar i PS ishte z. Nano. Vertet Nano ka qene i korruptuar por nuk ka qene antishqiptar dhe nga ana tjeter korrupsioni i Nanos dhe PS te asaj kohe ka qene mikro ne krahasim me korrupsionin e qeverise se sotmee e dhe sidomos te vete z.Rama. Po nuk kerkoi falje ne socialistet vlonjate qe i kemi mbeshtetur PS qe nga viti 1941 nuk do ta votojme.

                Përgjigjjuni
                1. e
                  ela

                  Po ti besoj e di qe ne 2001 ishte kryeminister Ilir Meta... aleati i doktorit.. apo se di?

                  Përgjigjjuni
                2. M
                  Marjana

                  Faktet flasin vete

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dine

                    Mundohen ti been pis imazhin kit deal te ri e te ndershem, kta te perlyerit e polities, fakti qe ziti Berisha qenka shqetesuar kaq shume tregon se ziti Bido perben nje potencial te madh

                    Përgjigjjuni
                    1. E
                      Ela

                      Po ti harron qe ne 2001 ishte kryeminister Ilir Meta… aleati i doktorit.. apo se dije?

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Ela

                        Ardit vazhdo para, me pelqen se nuk je i perfshire ne pislliqe si keta salirat e fredat

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Klarisa

                          Sa e lodh veten me keto gjera... Vazhdo dhe shih vetem perpara dhe suksese ne garen per deputet. I duhesh kuvendit

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Liqeni

                            Bido Miza i Xhevahir Zenelit eshte i madh.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje