
Në seriozitetin e çështjeve që do të diskutohen në Samitin e BE-së me Ballkanin Perëndimor, dhe ngjarjet që ndërkohë po ndodhin në protestën e opozitës, analistët ndërkombëtarë fokusohen edhe në ngjarjet e tjera të takimit.
Gjatë një performance kërcimi të disa fëmijëve, mes liderëve europianë që kishin veshur petkun e spektatorëve, ata më të entuziazmuarit dukeshin kryeministri i Holandës Mark Rutte, si dhe homologu i tij nga vendi fqinj i Luksemburgut, Xavier Bettel.
Dy liderëve jo vetëm i pëlqeu koreografia, por duket se po i bashkohen me dëshirë kërcimit, me rezultate jo totalisht të pëlqyeshme artistikisht, siç evidenton edhe korrespondenti i Financial Times Henry Foy, që shpërndau në Twitter videon simpatike, duke shtuar ironik se “ja pse politikanet nuk duhen të kërcejnë, dhe t’ia lënë këtë gjë fëmijëve”.
Why politicians shouldn't dance, and instead leave it to "the kids", featuring @markrutte & @Xavier_Bettel (who actually has a decent go of it) pic.twitter.com/7BXJ07WsND
— Henry Foy (@HenryJFoy) December 6, 2022
Hahahha sa njerez pozitiv. Duket qe vijne nga vende me mirqenje te larte edhe nivel kulture te larte ne vendin e tyre. Duket qe nuk jane si keta monstrat tone( injorant ordinera) qe kane 32 vjet qe e masakrojne kete vend edhe normal qe vec te zinje jane edhe ne fytyre se u reflektohet zemra qe kane. Monstra si majtas edhe djathtas.