VIDEO/ Çelja e negociatave, Gjonaj tregon se cilët kapituj do të hapen sipas metodologjisë së re të BE-së dhe si do ndiqet procesi

20 Korrik 2022, 11:29Politika TEMA

VIDEO/ Çelja e negociatave, Gjonaj tregon se cilët kapituj do

Zëvendëskryetarja e Komisionit për Integrimin Evropian, Etilda Gjonaj ka komentuar hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Deputetja socialiste nënvizon se ky është fillimi i një procesi shumë sfidues, sidomos për qeverinë shqiptare. 

Në një intervistë për “Euronews Albania”, ish ministria e Drejtësisë u shpreh se sipas metodologjisë së re për zgjerimin, do të hapen disa kapituj njëkohësisht duke analizuar edhe vijueshmërinë e procesit. 

INTERVISTA E PLOTË

Gazetarja:

Cila është domethënia e mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, asaj se çfarë ka ndodhur sot në Bruksel, për sa i përket procesit eurointegrues të Shqipërisë?

Etilda Gjonaj:

Jam e bindur se e keni dëgjuar shpesh fjalën se është një moment historik, një ditë historike për vendin tonë, ashtu dhe për Maqedoninë e Veriut, sepse në fakt e tillë është. Ne kemi bërë një punë shumë të madhe gjatë këtyre viteve të fundit, një ushtrim të kryer herë pas here për procesin e negociatave në të gjitha ato që konsiderohen kapituj, por sot ka qënë momenti shumë i rëndësishëm për ne edhe për faktin që ka pasur një ndryshim procedural për sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi në të njëjtën ditë janë mbledhur tre etapa së bashku. Duke përfshirë këtu jo vetëm vendimin për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Ndërkohë është mbajtur dhe Konferenca e Parë dhe është përcaktuar kuadri negociues, por gjithashtu grupi negocator i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kanë kryer takimin e parë të procesit analizues të gjithë legjislacionit vendas.

Gazetarja:

Gjithsesi që këtej e tutje hapat në vijim, pas mbajtes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare, do të thotë që për Shqipërinë ka më shumë punë, pasi do ketë shqyrtim analitik të 35 kapitujve, që do të thotë vendosen në sitë e gjithë veprimtaria sociale, ekonomike, politike e vendit. Çfarë e presin Shqipërine nga kjo ditë e më tëj Znj. Gjonaj.

Etilda Gjonaj:

Në fakt ky është filli I një procesi, i një faze të re, ku është një proces shumë sfidues për të gjithë ne dhe sidos përgjegjësi e madhe është për qeverinë, mazhorancën, për opozitën, për shoqërinë civile, ku do të na duhet të ndërrmarim shumë hapa dhe procese për të plotësuar ato që do jenë si kuadër negociator për kapitujt specifikë. Ashtu si ju e përmendët tashmë ato janë 35 kapituj, apo me metodologjinë e re ato janë të vendosur, të bashkuar në 6 grupime të mëdha. Ku nëse më përpara për vendet e mëparshmë, atyre të cilët kanë kaluar këtë proces më herët janë hapur kapitujt e parë si 23 dhe 24, që janë gjithashtu ata  që mbyllen të fundit. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me metodologjinë e re do të hapet I gjithë ai që konsiderohet grupimi apo “cluster” I parë, ku përfshihen njëkohësisht dhe kapituj të tjerë. Kjo është pozitive, por nga ana tjetër është dhe sfiduese. Pozitive është sepse hapen një sërë procesesh, një sërë kapitujsh në të njëjtën kohë dhe do duhet që ne të kemi munësinë, pra e kemi mundësinë për të vijuar procesin me të gjithë këto kapituj dhe nga ana tjetër kemi përgjegjësinë se do të na duhet të kryejmë një sërë procesesh paralelisht. Pra jo vetëm thjesht me dy kapituj të rëndësishëm 23 dhe 24 si kapitujt e reformës në drejtësi, kapitujt për luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar, për të drejtat e njeriut, por njëkohësisht edhe një sërë kapitujsh të tjerë që lidhen me pjjesën e procedurave për prokurimet publike apo tregëtisë së lëvizjes së lirë të mallrave dhe një sërë elementesh të tjerë, që I përfshin ky “cluster” i parë. Do të ketë më shumë përgjegjësi qeveria, pasi më shumë ekskluzivisht përgjegjësinë e ka ekzekutivi lidhur me mënyrën dhe procesin që do vijojë. Por nga ana tjetër aktorë të tjerë si Parlamenti kanë tashmë një rol shumë më të rëndësishëm nga ai që kanë patur deri tani. Ajo që ne si mazhoransë, me një dakordësi paraprake edhe me opozitën, po konsiderojmë të rishikojmë ligjin që lidhet me rolin e Parlamentint në procesin e Integrimit Europian për ta parë atë çfarë do duhet të bëjë Kuvedi më mirë në këtë proces të parë. Pasi menjëherë sapo hapen kapitujt do kalojë ashtu siç thashë procesi analitik I vlerësimit të kuadrit legjislatin, ku do të shikohet çdo ligj sesa është në përputhje më kuadrin e direktivave të BE, me kuadrin ligjor të BE. Këtu padyshim do ketë një rol shumë të rëndësishëm dhe Parlamenti për sa kohë që ligjet do miratohen në vijimësi nga Kuvendi. Dhe atë çka kemi biseduar paraprakisht është që rolin e Parlamentit ta kemi më të madh e më të rëndësishëm në këtë proces.

Gazetarja:

Po, por në Parlament janë dhe deputetë të mazhorancës, deputetë të opozitës dhe opozita nuk ishte e përfshirë në delegacionin që ka qënë sot në Bruksel. Pse nuk ka qënë opozita e përfshirë në këtë proces?

Etilda Gjonaj:

Opozita ka qënë e përfshirë në çdo proces që lidhet me procesin e integrimit europian dhe në fakt ajo çfarë kemi bërë nedhe çfarë do duhet të jetë është që axhenda…

Gazetarja:

Por jo në delegacion, në këtë ditë të shënuar historike nuk ka qënë asnjë përfaqësues i opozites

Etilda Gjonaj:

Ajo çka ne kemi deklaruar disa herë, që për axhendën e integrimit europian do duhet që të jetë një axhend e përbashkët, përtej axhendave të partive politike, pasi është një axhendë për Shqipërinë, për shqiptarët. Sot në një konferencë të tille, duke mbajtur parasysh që ekskluzivisht është qeveria, ekzekutivi bashkë me grupin negociator që marrin pjesë në Konferencën e Parë Ndërqeveritare nuk ka pasur prani të asnjë deputeti, apo të asnjë parlamentari si nga mazhoranca dhe nga opozita. Besoj që kjo nuk do të thotë, që opozita nuk ka qënë e ftuar apo nuk ka qënë e përfshirë në delegacion, pasi aspekti protokollar ka qënë i qart. Unë besoj që ftesa për opozitën jo vetëm ka qënë në vazhdimësi dhe ne e kemi treguar atë duke e ftuar opozitën të marri pjesë në një sërë reformash shumë të rëndësishme, që janë ndërmarrë në kuadër të procesit të integrimit europian. Në procesin paraprak dhe të plotësimit të parakushteve që ne kemi kryer si mazhorancë, por nga ana tjetër jam e bindur që një axhendë shumë intensive dhe voluminoze do të vijojë më tej për të përfshirë jo vetëm mazhorancën, por dhe opozitën. Besoj se dhe shoqëria civile do të jetë gjithashtu pjesë, apo dhe përfaqësuesit e medias do të jenë pjesë e këtij procesi, që do vijojë të zhvillohet më shumë edhe në Parlament.

Gazetarja:

Znj. Gjonaj a i ka plotësuar Shqipëria të gjitha kushtet e kërkuara nga BE? Në fakt shpesh herë në Shqipëri në vizitat e tyre përpara le të themi gjithë kësaj periudhe deri ditën e sotme, Komisioneri Varhelyi e ka thënë diçka të tillë dhe e ka pohuar në Tiranë. Sikuse ndoqëm nga një material pak më herët opozita gjermane vazhdon ti kërkojë Shqipërisë plotësimin e të gjitha kërkesave, ndoshta të papërfunduara deri më tani. Ku qëndron Shqipëria në përfundimin e të gjitha kushteve të kërkuara?

Etilda Gjonaj:

Ne duhet të kuptojmë ato çka kanë qënë kërkesat vëndet e BE, të përfshira dhe në Progres- raportin e Komisionit Europian kanë qënë parakushtet që Shqipëria I ka realizuar. Parakushte për procesin e negociatave, por duhet të kuptojmë që ky nuk është një proces, I cili u dhanë kushtet, u plotësuan kriteret dhe tashmë Shqipëria do të vazhdojë procesin e negociatave pa patur kritere apo kushte të tjera. Për çdo kapitull që do të hapet do ketë kushte dhe kritere specifike dhe padyshim nëse marrim parakushtet e përcaktuara në Progres-raportin dhe kryesisht ato që lidhen me reformën në drejtësi, ne e dimë mjaft mirë tashmë sesa të mirënjohura kanë qënë rezultatet që ne kemi arritur me zbatimin e reformës në drejtësi duke e konsideruar një nga reformat më të rëndësishme, që ka celur dritën jeshile procesit të integrimit europian dhe procesit të hapjes së negociatave. Kushte të tjera në vijimësi si shqetësimet gjermane apo shqetësimet hollandeze, si ju referuat ju do jenë pjesë e kuadrit negociator. Varet shumë se çfarë do të jetë përfshirë në këtë kuadër, që pritet nga Shqipëria mbi bazën e çdo kapitulli.

Gazetarja:

E qartë! Zonja Gjonaj ju falenderoj shumë për intervistën!

Etilda Gjonaj:

Ju falenderoj juve!

 

5 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Kapituj të shumtë dhe vështirë të binden të gjithë që janë përfunduar me sukses. Në vënd që ti vënim kushte BE-së, ata na vendosin neve.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lento bira

      Tilda je fantastike????

      Përgjigjjuni
      1. j
        ja vlen lol rrespekt

        rrespekt Etilda. Eshte shume simpatike e damn sexi por dhe shum inteligjente . Geni qytetare mer hej .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Love Albania

          Me ndihmen e USA edhe referorma ne drejtesi do jete ok ne nje periudh shume te shkurter. Realizimi i saj dhe rezultatet konkrete ndaj krimit te cdo lloj, krimit te korrupsionit dhe arrestimin e peshqeve te super medhenje do te japin impakt shume dmthenes per Europen. Shanse jane qe Shqiperia te antaresohet ne nje kohe optimale ne Europe. Opozita nese angazhohet pa principe

          Përgjigjjuni
          1. a
            alphade

            Sa futi kembet ne Porten e BE—se , aq I duhej Rames sa per “kapitujt” Rama eshte “USTA” , i di vete ai si i ben gjerat ne raport me ndekombetaret ! Eshte tamam fallxhor ne kuptimin pozitiv te kesaj fjale! Kij meri, foli hakun…..! Me “Non Graten” Shqiperia do te shkoje drejt humneres ! Lereni cfare prrallis qoftelargu I Vicidolit ! Ai ka hallin jo se I vjen keq per Shqiperine dhe shqip- taret por ka hallin e vet dhe familje si tij ! Shpetimin e pasurise dhe RECIN ! Kjo eshte e gjitha !

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje